Postuar më: 19 Qershor 2017

Sqarim në lidhje me procedurën tenderuese për fazën e dytë të Rikonstruksionit “Shtëpia e të Moshuarve”, Shkodër.

 

Sqarim në lidhje me procedurën tenderuese për fazën e dytë të Rikonstruksionit “Shtëpia e të Moshuarve”, Shkodër.

Pas publikimit në disa media të ndryshme të disa lajmeve të pavërteta, sqarojmë opinionin publik si më poshtë;

Procedura e tenderimit për fazën e dytë të Rikonstruksionit “Shtëpia e të Moshuarve”, Shkodër, ka nisur  me ngritjen e Njësisë së prokurimit me vendime datë 10.03.2017 të firmosur nga ish ministri Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi si Titullar i Autoritet Kontraktor. Në po këtë datë janë miratuar dhe kriteret për kualifikimin e ofertuesit,  përbërja e Njësisë së Prokurimit.dhe përbërja e Komisionit të Vlërsimit të Ofertave. (KVO)

Më datë 04.05.2017 kur MMSR drejtohej nga Ministrja znj. Olta Xhaçka  është bërë hapja e ofertave në sistetmin elektronik të APP-së.

Komisioni i Vlersimit të Ofertave (KVO) në bazë ligjit të prokurimit publik KVO ka si afat ligjor 20 ditë kalendarike për të kryer vlerësimin e ofertave.

KVO e ngirtur me urdhër nga isha Ministri z.Klosi sipas afateve ligjore ka kryer vlerësimin në sistemin elektronik te APP-së.

Më datë 09.06.2017, pasi janë ezauruar të gjitha afatet ligjore të ankimimit, Titullari i Autoritetit Kontraktor, në këtë raste Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka firmosur kontratën me subjektin fitues sipas vlerësimit të komisionit, përbërja e të cilit ishte bërë që në datën 10.03.2017 dhe urdher nga ish Ministri Klosi.

Ministrja e Mirqënies Sociale dhe Rinisë në përputhje të plotë me Vendimin e Këshillit të Ministrave,  nr.473, datë 01.06.2017, pika.19, nuk ka iniciuar asnjë procedurë të re prokurimi publik.  Kontrata në fjalë ishte një procedurë e nisur përpara se Ministrja Kërtusha të vinte në detyrë.

Kujtojmë se nënshkrimi i konratës është detyrim ligjor, ndërkohë që mosfirmosja në kohë mund të sillte penalitete për Autoritetin Kontraktues.