Postuar më: 06 Prill 2017

Përfshirja sociale nuk është një privilegj - rikonstruktohet shkolla speciale "Luigj Gurakuqi"

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, mori sot pjesë në inagurimin e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.

Në inagurimin e rikonstruksionit të kësaj shkolle nga Bashkia e Tiranës, mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj dhe Ministrja e Arsimit znj. Lindita Nikolla.

Ministrja Xhaçka, u shpreh se “Përfshirja sociale nuk është një privilegj, është një detyrë të cilën unë si pjesë e kësaj qeverie e kam marrë përsipër ta realizoj!“ dhe “Duhet të shkojmë drejt një stadi mirëqenieje, ku secili fëmijë ka një vëmendje të dedikuar për t’iu përgjigjur nevojave dhe dëshirave të tij ose të saj.”

 

Sipas Ministres Xhaçka, qëllimi i MMSR me fokus fëmijët me nevoja të veçanta, është shkuarja drejt një sistemi të integruar, që paraqet shumë avantazhe për fëmijët. Drejt një sistemi, ku fëmijët mësohen si të sillen dhe si të luajnë me fëmijë të së njëjtës moshë dhe kanë kohën e nevojshme për të ndërtuar shoqëri me njëri-tjetrin. Ku kanë mundësi, që të ndërtojnë aftësi sociale në një ambient që është i ngjashëm me botën jashtë, duke përfshirë dhe një gamë sfidash përtej ambientit të sigurtë të familjes. Dhe së fundmi, ku kanë mundësinë që sipas hapit të tyre dhe në një ambient të përshtatshëm, ata të mësojnë të sillen me fëmijë dhe të rritur të tjerë, duke konsideruar një llojshmëri sociale.

https://ssl.gstatic.com/ui/v1/icons/mail/images/cleardot.gif

Në fund, në një thirrje dhe lutje të hapur ndaj të gjithë shoqërisë, Ministrja tha se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se të gjithë ne duhet të sigurohemi se potenciali i çdo fëmije dhe çdo individi të zhvillohet plotësisht nëpërmjet sistemit të edukimit dhe mirëqenies sociale.

 

Fjala e plotë e Ministres Xhaçka:

Kur je fëmijë botën e shikon të thjeshtë, nuk ka rëndësi se shoku yt nuk shikon dot, apo shoqja jote nuk lëviz dot pa karrige me rrota. Rëndësi ka që do luani bashkë dhe do qeshni pa fund. Të gjithë ne e kemi vënë re këtë tek fëmijët, ata kanë një super-fuqi të tyre për të pranuar të tjerët, për të ecur përtej paragjykimeve dhe mendimeve të panevojshme.

Përfshirja sociale nuk është një privilegj, është një detyrë të cilën unë si pjesë e kësaj qeverie e kam marrë përsipër ta realizojë!

Duke pasur mundësinë të shikojmë të gjitha ambientet e kësaj shkolle, që nga vendi ku këta fëmijë do ushqehen, më pas në ambientet ku do marrin mësim, në ambientet ku ato do zhvillojnë aktivitete sportive, më pas aty ku ata do mësojnë t’i japin jetë artit të gatimit dhe të vendit ku këta fëmijë kalojnë kohë rekreative dhe argëtuese, pra duke kaluar në të gjithë përditshmërinë e tyre, bindem gjithmonë e më shumë se jemi në rrugën e duhur.

Vizioni është i qartë: duhet të shkojmë drejt një stadi mirëqenieje, ku secili fëmijë ka një vëmendje të dedikuar për t’iu përgjigjur nevojave dhe dëshirave të tij ose të saj.  Drejt një sistemi të integruar, që paraqet shumë avantazhe për fëmijët.  Drejt një sistemi, ku fëmijët mësohen si të sillen dhe si të luajnë me fëmijë të së njëjtës moshë dhe kanë kohën e nevojshme për të ndërtuar shoqëri me njëri-tjetrin. Ku kanë mundësi, që të ndërtojnë aftësi sociale në një ambient që është i ngjashëm me botën jashtë, duke përfshirë dhe një gamë sfidash përtej ambientit të sigurtë të familjes. Dhe së fundmi, ku kanë mundësinë që sipas hapit të tyre dhe në një ambient të përshtatshëm, ata të mësojnë të sillen me fëmijë dhe të rritur të tjerë, duke konsideruar një llojshmëri sociale.

Një falenderim special, shkon për stafin e këtyre shkollave speciale, - sepse puna e tyre jo vetëm siguron edukim, informim dhe rehabilitim social për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe mbështetje për familjet e tyre, por vlen dhe si një burim informacioni për praktikat më të mira, se si ne mund të sigurojmë mirëqenien e të gjithë popullsisë. 

Shoqëria jonë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ne duhet të sigurohemi se potenciali i çdo fëmije dhe çdo individi, zhvillohet plotësisht nëpërmjet sistemit të edukimit dhe mirëqenies sociale.