Postuar më: 30 Mars 2017

Nënshkruhet marrëveshja e e bashkëpunimit midis Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe INSTAT për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit.

Ministrja Xhaçka, deklaron vendet konkrete të punës që ofrohen në Panair.

 

 

Në ditën e dytë të Panairit të Punës 2017, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit nënshkruan marrëveshjen e e bashkëpunimit me INSTAT në lidhje me ngritjen e një Sistemi Menaxhimi të Informacionit, i cili sipas Ministres Xhaçka, është një “martesë” e menaxhimit të statistikave me anë të teknologjisë, i cili do të mundësojë të studiohen individët, nevojat e tyre për punësim dhe mënyra si do paraqitet informacioni, që të jetë lehtësisht i asimilueshëm. Të studiohet teknologjia që do përdoret për ta aksesuar atë, si dhe tregu i punës për të siguruar një përputhje dhe përshtatshmëri midis kërkesave dhe ofertave.

 

Ministrja Xhaçka: Optimiste për firmosjen e marrëveshjes. Nuk është thjesht një akt simbolik, por një progres drejt përmirësimit të cilësisë së statistikave të tregut të punës si dhe standardizimit ndërkombëtar të tyre.

 

Ministrja Xhaçka: Garantojmë më shumë transparencë në dhënien e informacionit.

 

Ministrja Xhaçka: Mënyrë për të përputhur më mirë nevojat e tregut dhe punëkërkuesve duke krijuar politikat e duhura që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm.

 

Gjithashtu, Ministrja Xhaçka informoi edhe për disa shifra konkrete dhe reale të vendeve të lira të punës, që ofrohen në këtë Panair:

 

Ministrja Xhaçka: Ajo që ne ofrojmë me kualifikimet në Shkollat Profesionale, cdo ditë e më shumë i afrohet cilësisë së duhur në tregun e punës.

 

 

  • Balfin grup ka ofruar 100 vende të lira pune për profesionet, nga shofer, shitës, grafik dizanj, drejtues teknike , riparues elektroshtepiake, financier, inxhinier, etj.
  • Kompania Shega Trans ka ofruar rreth 75 vende pune, nga mekanikë, shoferë, fatorino etj. Në edicionin e kaluar, Shega Trans  punësoi 20 punëkërkues në tre ditët e panairit.
  • Kompania Merr taxi, vjen për herë të dytë pas rasteve të suksesshme të punësimit vitin e kaluar për  22 persona dhe sivjet ka deklaruar rreth 60 vende pune në fushën e transportit të taksive.
  • Kompania AlbStar, në edicionin e kaluar selektoi me dhjetra aplikime dhe 60 persona u punësuan në profile të ndryshme të sektorit të ndërtimit. Aktualisht ka deklaruar rreth 100 vende të lira në profesione të ndryshme të lidhura me fushën e ndërtimit.
  • Kompanitë e fushës se shërbimeve, callcenter , si Teleperformanca, Digitalmarket, Imedia, kanë shpallur me qindra vende të lira pune dhe vijnë pas rezultateve të rëndësishme të viteve të kaluara. Kështu në stendën e kompanisë Albacall aplikuan në vitin e kaluar 450 persona të interesuar dhe 200 prej tyre janë tashmë të punësuar.

Në këtë edicion krahas kompanive që marrin pjesë tradicionalisht ka mjaft kompani që vijnë për herë të parë siç është Kastrati Group, Gener 2, The Plaza Tirana, Gjoka konstruksion, Inerti shpk, Cotex, Fital , Euro Asia Footëear- kjo kompani ka shpallur 300 vënde të lira pune dhe deri në Shtator pritet të shkojë në 600 të punësuar.

 

Fjala e plotë e Minstres Xhaçka:

 

Sot jetojmë në erën e informacionit ku kuptojmë akoma më shumë për botën që na rrethon. Shumë nga informacionet që kemi sot, bazohen në statistika. Dhe kur ato përdoren në mënyrë korrekte, na tregojnë çdo tendencë mbi atë që ka ndodhur  në të kaluarën dhe shërbejnë për të parashikuar atë çka mund të ndodhë në të ardhmen.

 

Nga ana tjetër, teknologjia është e rëndësishmë sot, sepse ka disa funksione për aspekte të ndryshme të jetës moderne, si p.sh edukimin, komunikimi, biznesin, dhe punësimin.

 

Sot jemi në një moment, ku duam të “martojmë” statistikat me teknologjinë për ti shërbyer populates, duke ia bërë më të lehtë aksesin në infomacion, rrjedhimisht aksesin në tregun e punës.

 

Marrëveshja e bashkëpunimit midis Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe INSTAT është një përpjekje embrionike, në raport me ngritjen e një Sistemi Menaxhimi të Informacionit (MIS: Management Information System), megjithatë është një hap i parë i domosdoshëm, i cili shënon një moment të rëndësishëm.

Pasja e një Sistemi Menaxhimi të Informacionit (MIS), do të thotë të studiohen individët, nevojat e tyre për punësim, mënyra si do paraqitet informacioni, që të jetë lehtësisht i asimilueshëm, të studiohet teknologjia që do përdoret për ta aksesuar atë, si dhe tregu i punës për të siguruar një përputhje dhe përshtatshmëri midis kërkesave dhe ofertave.

 

Informacioni nuk ka vlerë nëse nuk i shërben qëllimit, ndaj jam optimiste për firmosjen e marrëveshjes, që nuk është thjesht një akt simbolik, por një progres drejt përmirësimit të cilësisë së statistikave të tregut të punës  si dhe standardizimit ndërkombëtar të tyre, si dhe avancimit të një sistemi informacioni që i përgjigjet në kohë dhe mënyrë të përshtatshme kërkesave gjithnjë e në rritje të përdoruesve të tij.

 

Pra, do garantojmë më shumë transparencë në dhënien e informacionit. Do përputhim më mirë nevojat e tregut dhe punëkërkuesve duke krijuar politikat e duhura që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm.

 

Siç e theksova dhe në fjalën time ditën e parë të Panairit, ky event tashmë po personalizon historinë e vet. Në panairin e vitit të kaluar, i cili u realizua së bashku me Bashkinë e Tiranës, mbi 18.000 persona vizituan stendat e kompanive pjesëmarrese,  11.200 aplikime për punë u kryen në ditët e panairit dhe rreth 6.000 u selektuan për të vijuar me intervista të mëtejshme pune mbas mbylljes së panairit.

Këtë vit  që ne e organizojmë si institucion këtë event, mbi 80 kompani kanë deklaruar rreth 5.000 vënde pune,  nga fusha të ndryshme, si në:

 

  • Telekomunikacione: Vodafone Albania, Telekom, Albtelekom,
  • Sistemin bankar: Credins Bank, BKT, Banka Amerikane e Investimeve, Raiffeisen Albania, Procredit bank,
  • Ndërtim: Albakonstruksion, Albstar, Gener2, Gjokakonstruksion, Inerti, Ergi, et,
  • Transport: KASTRATI group, Shega Trans, etj,
  • Shërbime: Teleperformanca, Albacall, Imedia, Parr,
  • Industrinë përpunuese: Fital, Picari, Euroasia,
  • Investitorë të rëndësishëm, si  Spiecapag zbatuese e projektit TAP, AYEN, Limak, Urban Garden,etj, janë gjithashtu pjesë e panairit.
  • Kompanite e industrise perpunuese, si Fital, Picari, Meko-98 Cotex, Euroasia Footëear, vijnë me një numër të konsiderueshëm kërkesash për punësim.

 

Rrjeti i kompanive të Balfin grup kanë ofruar rreth 100 vënde të lira pune për profesionet, nga shofer, shitës, grafik dizanj, drejtues teknikë, riparues elektroshtepiake, financier, inxhinier, etj.

 

Kompania Shega Trans ka ofruar rreth 75 vënde pune, nga mekanikë, shoferë, fatorino etj. Në edicionin e kaluar, Shega Trans  punësoi 20 punëkërkues ne tre ditët e panairit.

 

Kompania Merr taxi, vjen për herë të dytë pas rasteve të suksesshme të punësimit vitin e kaluar për 22 persona dhe sivjet ka deklaruar rreth 60 vënde pune në fushën e transportit të taksive.

 

Kompania AlbStar, në edicionin e kaluar selektoi me dhjetra aplikime dhe 60 persona u punësuan në profile të ndryshme të sektorit të ndërtimit. Aktualisht ka deklaruar rreth 100 vënde të lira në profesione të ndryshme të lidhura me fushën e ndërtimit.

 

Kompanitë e fushës së shërbimeve, callcenter , si Teleferformanca, Digitalmarket, Imedia, kanë shpallur me qindra vënde të lira pune dhe vijnë pas rezultateve të rëndësishme të viteve të kaluara. Kështu në stendën e kompanisë Albacall aplikuan në vitin e kaluar 450 persona të interesuar dhe 200 prej tyre janë tashmë të punësuar.

 

Në këtë edicion krahas kompanive që marrin pjesë tradicionalisht ka mjaft kompani që vijnë për herë të parë siç është Kastrati Group, Gener 2, The Plaza Tirana, Gjoka konstruksion, Inerti shpk, Cotex, Fital , Euro Asia Footëear- kjo kompani ka shpallur 300 vënde të lira pune dhe deri në Shtator pritet të shkojë në 600 të punësuar.

 

Nga takimi me bizneset, mund të them me siguri, që klima e bashkëpunimit po kthehet në një standard tashmë dhe ajo që ne ofrojmë me kualifikimet në Shkollat Profesionale, çdo ditë e më shumë i afrohet cilësisë së duhur në tregun e punës.