Postuar më: 04 Prill 2017

1200 punëmarrës më shumë se një vit më parë, janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

 

Zhvillohet analiza vjetore e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Ministrja Xhaçka: Objektivi ynë kryesor, inspektimi të reduktojë në zero numrin e punonjësve që punojnë në kushte të rënda pune.

Ministrja Xhaçka: Sfida jonë e ardhme mund të jetë dhe një identifikim i detajuar i punëve të papaguara ose shërbimeve që ofrohen në tregun informal.

Ministrja Xhaçka: Inspektorët tanë, duke i përgëzuar për arritjet dhe kualifikimet që kanë marrë për realizimin e objektivave, do ti inkurajoja më fort, që  të standardizojnë protokollin e inspektimit, në një inspektim model, përsa i përket identifikimit të shërbimeve në treg, statistikave të punëdhënësve në raport me punëmarrësit, komunikimin me bizneset si partnerët tanë në këtë proces, respektimin e kërkesave të ligjit dhe afatave që parashikon ligji në çdo drejtim.

Ministrja Xhaçka: Garantimi i shëndetit dhe jetës së punonjësve, ishte një ndër sfidat kryesore të qeverisjes sonë, ku nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, veçanërisht punëdhënësit, u mundësua marrja e masave për plotësimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë të punonjësve të tyre.

 

Ministrja Xhaçka: Rasti i aksidenteve me pasojë vdekjen, që lidhen direkt me punën. Nga 22.4% në 2012 deri në 11.5% të rasteve në vitin 2016. Po ashtu aksidientet masive për 2016, përbëjnë 0.52 të rasteve, kundrejt 8.9% të rasteve të aksidenteve në vitin 2014.

Ministrja Xhaçka: Ngritja e mekanizmave dhe dokumentacioneve që detyrojnë punonjësin për trajtimin, kujdesin dhe parandalimin e rreziqeve për punëmarrësit, na ndihmon realisht të afrohemi në standardet që synojmë. 

Ministrja Xhaçka: Përmirësimi dhe implementimi i metodave të reja inspektuese, ka çuar në rritjen e inspektimeve tematike, në 40.8% me shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Drejtoria Qendrore dhe e gjithë struktura e Degës Rajonale Tiranë, ka filluar procesin e pilotimit të inspektimit online nëpërmjet këtij portali, drejtuar dhe monitoruar nga Inspektorati Qendror

 

Disa të dhëna të publikuara nga Drejtori I ISHPSHSH-së , z. Dritan Ylli mbi përfshirjen e punëmarrësve në skemën e Sigurimeve Shoqërore, numrin e aksidenteve në punë, reduktimin e informalitetit gri, fuqizimin e kapaciteteve inspektuese, etj.:

 

  • Janë inspektuar 3700 subjekte më shumë krahasuar me një vit më pare;
  • 1200 punëmarrës më shumë se një vit më pare, janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
  • Janë raportuar 117 subjekte, të cilat u evidentuan në të zezë, në të cilat 128 punonjës punojnë krejtërisht të pambrojtur;
  • Është arritur të formalizohet marrëdhënia e punës për 98% të 475 punëmarrësve informal të konstatuar;
  • Nga 353 ankesa të ardhura në ISHPSHSH, 236 prej tyre ose 67% u zgjidhën në favor të ankuesve;
  • 124 subjekte më shumë se një vit më parë, kanë ngritur Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
  • 4700 subjekte më shumë se një vit më pare, përdorin pajisje mbrojtëse kolektive dhe individuale;
  • 270 punëmarrës më pak janë konstatuar të diagnostifikuar me sëmundje profesionale krahasuar me një vit më pare;
  • Këtë vit, 31 punëmarrës më pak të aksidentuar në punë.

 

Fjala e plotë e Ministres Xhaçka:

Ekzistenca e një sistemi inspektimi efiçent, që është i aftë për të përballuar sfidat e një shoqërie që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme, është një komponent themelor në punën tonë. Një sistem funksional në inspektim, është vital për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e punonjësve. Inspektimi i standardave të punësimit, rrit efektivitetin e punës dhe jep shkas për përmirësim në politikat e punësimit, duke kontribuar në përfshirjen sociale nëpërmjet punës dhe rrjedhimisht duke ngritur në nivelin e duhur standardet e qytetarisë. Inspektorët e punës, janë agjentë të shtetit, të cilët punojnë në një terren konkret me njohuritë e duhura për kushtet e punës dhe kontribojnë direkt për përmirësimin e kushteve të punësimit për çdokënd.

 

Praktikat pozitive të krijuara nga ndërhyrjet e inspektorëve, reflektojnë jo vetëm zbatimin e ligjit, por shepsh edhe kreativitetin e duhur për krijimin e zgjidhjeve teknike të duhura që ndihmojnë biznesin të jetë konform ligjit dhe në respekt të tij. Pra jeni ju, ata që prezantoni nevojën për zbatimin  e ligjit, jeni ju ata që gjeni zgjidhjet e nevojshme që bëjnë biznesin më të përgjejgshëm për respektimin e kushteve të punës.

 

Një aspekt themelor, që përmirëson procedurat e inspektimit është të jemi në gjendje të mbështetemi në një sistem të besueshëm të dhënash, që me fjalë të tjera do të ishte një sistem inteligjent efektiv, i cili ndihmon në identifikimin e bizneseve që do të inspektohen, në mbledhjen e të dhënave që mungojnë dhe sistemin e informacionit të nevojshëm që nevojitet për të përmbushur inspektimin. Pse është e rëndësishme që të mbështetemi në një sistem të zgjuar informacioni? Sepse, eksperienca ka treguar që praktikat e mira ndërtohen në një sistem informacioni të besueshëm dhe të detajuar sipas nevojave të palëve që janë pjesë e procesit të inspektimit. Mund të këm një listë të gjatë për të përmendur në këtë rast, si p.sh. Sistemi Federal i Inspektimit të Punës (SFIT), Sistemi i Informimit për punën e fëmijëvë (SITI), Sistemi i monitorimit të punëve të rënda etj,.

 

Koordinimi i duhur me agjensi të tjera shtetërore, mund të sjellë rezultate sinjifikative, sidomos në vendet ku burimet e informacionit nuk janë të unifikuara dhe numri i inspektorëve nuk është ai ideal. Ky koordinim, ka bërë të arrihen rezultate shumë pozitive në shumë vende, sidomos në luftën kundër punës së fëmijëve.

 

Nga ana tjetër, procesi i inspektimit që koordinohet me partnerët socialë, sidomos me punonjësit dhe organizatat e punëdhënësëve, shton përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe konkurencën në biznes. Objektivi jonë kryesor, është që inspektimi juaj të reduktojë në zero, numrin e punonjësve që punojnë në kushte të rënda pune, duke ekspozuar mirëqenien e tyre intelektuale, fizike apo shëndetin në tërësi.

 

Instrumentat ligjorë dhe asistenca, por edhe presioni i shoqërise civile, janë tregues të rëndësishëm për arritjen e stadandardeve të dëshiruara.

Pavarëisht se tagri ligjor e detyron inspektoriatin të inspektojë biznesin e formalizuar, sfida jonë e ardhme mund të jetë dhe një identifikim i detajuar i punëve të papaguara ose shërbimeve që ofrohen në tregun informal, pasi në vetvete këto punë, fillojnë pa standard, duke u marrë të mirqena, apo duke u kushtëzuar në pagesë dhe trajtim. Ka vende që kanë ndryshuar thellësisht në këtë drejtim me reforma të posçame, duke përfshirë në sistemin e sigurimeve dhe kontributeve edhe punët e shtëpisë.

 

Inspektorët tanë, duke i përgëzuar për arritjet dhe kualifikimet që kanë marrë për realizimin e objektivave, do ti inkurajoja më fort, që  të standardizojnë protokollin e inspektimit, në një inspektim model, përsa i përket identifikimit të shërbimeve në treg, statistikave të punëdhënësve në raport me punëmarrësit, komunikimin me bizneset si partnerët tanë në këtë proces, respektimin e kërkesave të ligjit dhe afatave që parashikon ligji në çdo drejtim. Kjo me qëllim, që inspektoriati i punës të ketë një protokoll të unifikuar në të gjithë vendin dhe sidomos në zona, ku shifrat nuk korrespondojnë me realitetin, ku mungon rekrutimi i burimeve njerëzore të duhura, në mënyrë që të shpërblehen me vëmendjen dhe kujdesin e duhur të gjithë ata punëmarrës që shpesh japin mendje dhe zemër në punë.  Si punëdhënësit edhe punëmarrësit, kanë nevojë të motivohen në punën e tyre të përditshme, në mënyrë që të dyja palët të ndjehen më të sigurta në një prej marrëdhenieve më të rëndësishme në jetë, marrëdhënien e punës.

 

Kjo ndodh, vetëm nëse jemi ne garantorët e kësaj marrëdhënie, vetëm nëse ne marrim përsipër të jemi rojet e duhura të ligjit dhe jo të maliqit, nëse ne garantojmë transparencë, nëse ne jemi ata që ndihmojmë më të dobëtin dhe ndërgjegjësojmë më të fortin, me qëllim që të reflektohet siç duhet përgjëegjshmëria ligjore dhe sociale e secilit. 

Garantimi i shëndetit dhe jetës së punonjësve ishte një ndër sfidat kryesore të qeverisjes sonë, ku nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, veçanërisht punëdhënësit, u mundësua marrja e masave për plotësimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë të punonjësve të tyre, nëpërmjet takimeve informuese, këshilluese dhe rekomandimeve në vazhdimësi të realizuara nga Inspektoriati.

 

Një pjesë e mirë e treguesve të punës tuaj, pasqyron vullnetin e duhur për ndryshimin e situatave me pasojë jetën e punonjësve, siç është rasti i aksidenteve me pasojë vdekjen, që lidhen direkt me punën. Nga 22.4% në 2012 deri në 11.5% të rasteve në vitin 2016. Po ashtu aksidientet masive për 2016, përbëjnë 0.52 të rasteve, kundrejt 8.9% të rasteve të aksidenteve në vitin 2014. Ulja e ndjeshme e rasteve të aksidenteve të përsëritura, na ndihmon të kuptojmë një herë e mirë, cilët janë sektorët, ku këto aksidente evidentohen dhe të ndërtojmë një strategji të qartë për vendosjen e standardeve të duhura në këto sektorë.

Manuali “Për hetimin e aksidenteve në punë”, është një inciativë shumë e mirë, për të unifikuar protokollin e inspektimit dhe për të ndërgjegjësuar si biznesin ashtu dhe punëmarrësit, të cilët shpesh dëmtohen apo aksidentohen edhe nga pakujdesia e tyre.

Po ashtu, ngritja e mekanizmave dhe dokumentacioneve që detyrojnë punonjësin për trajtimin, kujdesin dhe parandalimin e rreziqeve për punëmarrësit, na ndihmon realisht të afrohemi në standardet që synojmë. 

Përmirësimi dhe implementimi i metodave të reja inspektuese. Orientimi i procesit të inspektimit në drejtim të kontrollit të subjekteve, që paraqesin rrezikshmëri të lartë në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë, apo dhe për evidentimin e punëmarrësve të padeklaruar, i atyre që punojnë pa marë të drejtat që iu jep ligji për orët e zgjatura në punë, për punë të vështira e të pa paguara, ka çuar në rritjen e inspektimeve tematike, në 40.8% me shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Synimit tonë të vazhdueshëm, për bërjen sa më transparent të procesit të inspektimit, do ti shërbejë edhe implementimi i portalit “e-inspection”, pra i inspektimit dixhital. Për këtë Drejtoria Qendrore dhe e gjithë struktura e Degës Rajonale Tiranë, ka filluar procesin e pilotimit të inspektimit online nëpërmjet këtij portali, drejtuar dhe monitoruar nga Inspektorati Qendror

Lehtësimi i biznesit në drejtim të reduktimit të kohës dhe procedurave, që atij i duhet të shpenzojë për kryerjen e deklarimeve pranë Inspektoratit të Punës, ku për çështje ditësh, do t’iu mundësojmë subjekteve deklarimin online.

Zbulueshmëria e punonjësve ilegale, që nuk janë në skemën e sigurimeve shoqërore në subjektet e liçensuara, mbetet përsëri një sfidë e rëndësishme, pavarësisht punës së realizuar deri tani.

 

Duke pasur në qendër të vëmendjes mbrojtjen e punëmarrësve, sigurimin e jetës dhe shëndetit në vendin e punës, është orientuar planifikimi i inspektimeve drejt subjekteve të pa shkeluara më parë apo të subjekteve që konsideroheshin të paprekshme duke përmendur inspektimet e kryera në sektorin bujqësor, të cilat kanë qenë jashtë vëmendjes.

 

Rritja e transparencës të procesit të inspektimit, do të realizohet nëpërmjet implementimit të portalit “e-inspection”, pra inspektimit dixhital.

 

Përmirësimet e legjislacionit në fushën e krijimit të vendeve të punës të sigurta me ofrimin e shërbimit të mjekut të ndërmarrjes, rezultojnë të jenë pozitive, por duhet theksuar se çdo ndryshim rrënjësor kërkon kohën e nevojshme për të folur për rezultate.

 

Duke ju falenderuar, ju uroj punë të mbarë në analizën e sotme!