Ministrja Xhaçka, njeriu i vitit 2016!

Postuar më: 17 Maj 2017
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, u shpall sot si njeriu i vitit 2016, për kontributin dhe dedikimin për të mbrojtur e promovuar të drejtat LGBTI në Shqipëri.

Nxitja e punësimit, histori suksesi

Postuar më: 16 Maj 2017
Në kuadër të promovimit të politikave për nxitjen e punësimit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi sot takimin me sipërmarrje private të cilat cilësohen si histori suksese dhe kanë përfituar nga politika e nxitjes së punësimit.

Deklaratë për shtyp në lidhje me udhëzimin Nr. 8, datë 8.5.2017 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË UDHËZIMIN NR.(...)

Postuar më: 16 Maj 2017
Kryerja e kontrollit mjekësor bazë është një e drejtë për cdo qytetar të grupmoshës 35-70 vjeç e parashikuar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe Udhëzuesit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë.

Takimi i pestë i Këshillit Kombëtar për aftësinë e kufizuar

Postuar më: 15 Maj 2017
U mbajt sot Takimi i pestë I Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar. Ministrja Xhaçka: Në një hark kohor prej 2 vitesh e gjysëm, pesë takime të këtij Këshilli. Ministrja Xhaçka: Deri në fund të 2016, 101 të punësuar PAK nëpërmjet programeve të posaçme të punësimit për PAK në zyrat e punës. Ministrja Xhaçka: Në raport me një vit më parë, shifra e punëmarrësve të kategorisë PAK, rezulton 2 herë më i lartë. Ministrja Xhaçka: Gjatë vitit 2016 janë trajnuar falas 60 persona me aftësi të kufizuar në qendrat publike të formimit profesional në profesione të ndryshme. Ministrja Xhaçka: Nëpërmjet granteve të financuara në 10 bashki të vendit kanë përfituar 35 familje që kanë persona me aftësi të kufizuar.

RYCO - Mbahet në Tiranë takimi i katërt i bordit qeverisës

Postuar më: 15 Maj 2017
Mbahet në Tiranë, takimi I katërt I bordit qeverisës të RYCO. Ministrja Xhaçka: RYCO eshte nje premtim për të krijuar shumë mundësi të reja për të rinjtë në Ballkan. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, në cilësinë e kryetares së bordit drejtues të RYCO u shpreh se: “Ju sot do punoni për ngritjen e një platforme për të rinjtë dhe për ata që punojnë me të rinjtë. Shpresoj që kjo platformë, të sjellë më shumë pjesëmarrje të të rinjve në vendimarrje, më shumë dëshirë për t’u përfshirë në aktivitete modeluese, pse jo dhe me shumë deputetë apo drejtues të strukturave qeverisëse.”

Ditët e Hapura - Shkolla “Herman Gmeiner”, Sauk.

Postuar më: 12 Maj 2017
Në kuadër të Javës së Evropës, Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, vizitoi sot së bashku me partnerët donatorë austriakë, shkollën profesionale për TIK “ Herman Gmeiner” në Sauk.

Jetojmë në vendin e mundësive.

Postuar më: 10 Maj 2017
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, mori sot pjesë në Panairin e Karrierës, organizuar nga MMSR, GIZ dhe Universiteti i New York-ut në Tiranë.

Përherë e më shumë për ata që kanë nevojë

Postuar më: 07 Maj 2017
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, priti në ambientet e Ministrisë delegacionin e Arabisë Saudite në vizitën e tyre në Tiranë, me qëllim mbështetjen e të gjitha rrjeteve, si ato publike dhe ato jo publike, që ofrojnë shërbime sociale për fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, fëmijë e familje rome dhe egjiptiane, gra të dhunuara e viktima trafikimi.

Panairi i karrierës model për t'u ndjekur

Postuar më: 04 Maj 2017
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, mori sot pjesë në panairin e karrierës organizuar nga Universiteti Bujqësor I Tiranës. Panairi i Karrierës, që organizohet sot nga UBT, është një ativitetet i rëndësishëm i cili ka lidhje direkte me fushën e Tregut të Punës, si dhe është një burim i rëndësishëm informacioni për të kuptuar çfarë ndodh në tregun e punës.

4.5 milion euro për Qendrën Multifunksionale në Kamëz

Postuar më: 03 Maj 2017
4.5 milion euro fond nga qeveria federale gjermane. Nënshkruhet marrëveshja e financimit të projektit “Fondi për formimin profesional dhe punësimin - Qendra Multifunksionale e Kamzës”
Nisur nga disa lajme të publikuara sot në disa media, sqarojmë se informacioni i dhënë nuk është i vërtetë. 19-07-2017