Postuar më: 27 Mars 2017

Thirrje për Aplikim

Thirrje për Aplikim

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor hap zyrtarisht thirrjen për Zëvendës Sekretar të Përgjithshëm.

Në përfundim të mbledhjes së tretë të Bordit Drejtues të ZRBR-së, zhvilluar me datë 22 Mars 2017, u konfirmua përzgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës.

Zv. Sekretari i Përgjithshëm do të asistojë Sekretarin e Përgjithshëm në përmbushjen e mandatit të tij dhe do të jetë përgjegjës, por jo vetëm, për detyrat si më poshtë:

1. Të kontrolllojë dhe koordinojë punën e Sekretariatit;

2. Të sigurojë zhvillimin e punës nga stafi i Sekretariatit bazuar në Rregullat e Brendshme dhe Rregullimet Financiare;

3. Koordinojë punën e Bordit Këshillimor.

Zv. Sekretari i Përgjithshëm do të emërohet me konsensus nga Bordi Drejtues, me një mandat 4 vjeçar, pa mundësi riemërimi. Ai/ajo mban përgjegjësi pëpara Bordit Drejtues dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Thirrja është e hapur deri më datë 11 Prill 2017. Për më shumë informacione ju lutem klikoni link-un më poshtë: www.roadtoryco.com