Postuar më: 11 Prill 2017

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI SHËRBIME KONSULENCE

Dokumentet e bashkangjitur

PROJEKTI I MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE (SAMP)

Tirane më 10 Prill 2017

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI SHËRBIME KONSULENCE 

                                              PËR 

Përmirësimi i kuadrit ligjor për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit, gabimit dhe korrupsionit në NE. Korigjimi i gabimit, rasteve të mashtrimit, dhe  hartimi i kuadrit për zbatimin e procedurave të NE”- Kompani Lokale

Numër Reference: SAMP/CS/CQ/04-2016

Projekti i Modernizimit të Asistencës  Sociale - (SAMP)

Hua No.: 8141- AL

Nr. i identifikimit të Projektit. P122233

Republika e Shqiperisë ka marrë një financim nga Banka Botërore nëpërmjet kostos së Projektit të Modernizimit të Asistencës Sociale (SAMP), dhe ka planifikuar të përdorë një pjesë të saj për shërbim konsulence. Shërbimi i konsulencës lokale (“Shërbim”) përfshin Përmirësimi i kuadrit ligjor për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit, gabimit dhe korrupsionit në NE. Korigjimi i gabimit, rasteve të mashtrimit, dhe  hartimi i kuadrit për zbatimin e procedurave të NE”.

Ndërtimi i kapaciteteve për të zhvilluar, mbajtur, përditësuar dhe per të aplikuar profilet e riskut do të jetë kritik për të perfshire inspektimin me baze risku në zbulimin me efikasitet dhe efektivitet te mashtrimit dhe gabimeve.  Me qëllim përmirësimin e sistemit për zbatimin dhe korrigjimin e mashtrimit dhe gabimeve, hartimi i një kuadri për forcimin e politikës se  sanksioneve do të jetë vendimtare. Në këtë kontekst, një kompani lokale do të rekrutohet për të ndihmuar MMSR për të hartuar e përmirësuar procedurat qe lidhen me gabimet, mashtrimin si dhe hartimin e kuadrit ligjor per zbatimin e procedurave te  NE.

Në bashkëpunim të ngushtë me dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorisë së Përkujdesit Shoqëror dhe Shërbimeve të Integruara, në MMSR (e cila është agjencia zbatuese për projektin SAMP), kompania lokale do të jetë përgjegjës për:

1. Analiza e legjislacionit përkatës për hetimet e sanksioneve dhe rritjen e kompetencave ne linjen e  rishikimit te politikave te sanksioneve dhe përdorimin e mjeteve te profilit me baze riskun  në inspektimet për programet e NE.

2. Zhvillimi i politikave te sanksioneve dhe forcimin e  mekanizmave ne forcimin e aftesive per te korigjuar gabimet dhe mashtrimet, duke marrë parasysh përvojën ndërkombëtare dhe legjislacionin ekzistues dhe strukturat institucionale në Shqipëri për programet e NE.

3. Të analizoje sistemet e zgjeruara të automatizuara të informacionit të NE, dhe te përfshijë përdorimin e mjeteve me baze profilizimin e rrezikut në formulimin e politikave dhe të kuadrit ligjor. Të përfshijë politikën e forcimit te sanksioneve, vecanerisht hetimin e  qartë, sanksionet dhe zbatimin e dispozitave si për mashtrimin ashtu edhe per gabimin, në kuadrin legjislativ për pasojat e llojeve të ndryshme të mashtrimit dhe gabimit.

4. Te pergatise dhe te zhvilloje kuadrin ligjor perkates sipas nevojes, per perdorimin e mjeteve me profil baze-risku ne inspektim, perfshire shenime shpjeguese sebashku me tabelat e pershtateshme per te hartuar aktet me “acquis communautaire”, sipas nevojes.

5. Te pergatise Udhezuesit e metodologjise se inspektimit qe pershkruajne nje system rreferues per rastet e gabimeve, ose dyshimeve ose mashtrimit e korrupsionit, me kanale te qarta raportimi per stafin dhe publikun e gjere.

6. Te pergatise strukturen ekzistuese pergjegjese  te vleresimit (audit/inspektim) dhe te pergatise draftin ligjor per organizimin e stafit, pergjegjesite, monitorimin/vleresimin dhe raportimin.

7. Te pergatise pershkrimin e punes dhe minimumin e kritereve kualifikuese per secilin pozicion te stafit (ne nivel specialisti, shefi sektori dhe nivel drejtori).

8. Te perfshije ne kuadrin legjislativ mekanizmin e raportimit te standartizuar per monitorimin dhe klasifikimin frekuent dhe tipin e parregullsive (mashtrimin dhe gabimet) te percaktuara dhe korigjuara duke perdorur te dhenat e MIS, mekanizimn e profilizimit te rriskut, dhe mekanizma te tjere social te ispektimit.

9.  Identifikimin e nevojave te trainimit per stafin ne lidhje me parandalimin dhe kapjen e mashtrimit, gabimit dhe korrupsionit ne skemen e re te NE.

10 Pergatitjen e draftit te moduleve te trainimit per stafin pergjegjes bazuar ne Udhezuesit e inspektimit, qe priten te pergatiten nga ky sherbim.

Ky shërbim kërkon një ekip të përbërë nga një Udhëheqës i Ekipit, Ekspert Social me përvojë të gjerë në procedurat e inspektimit / kontrollit dhe fushën NE dhe një ekspert ligjor me përvojë në analizën dhe përgatitjen e kuadrit ligjor. Megjithatë, firma konsulente mund të punësojë ekspertë të tjerë për të zbatuar detyrën me standarde të larta.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Ekipit të Menaxhimit të Projektit (EMP) fton të gjithë kompanite konsulente lokale (“Konsulente”) të shfaqin interesimin e tyre në ofrimin e shërbimit të kërkuar. Konsulentët e Interesuar duhet të ofrojnë informacion që të demonstrojnë se ato kanë kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencat e ngjashme për të kryer shërbimet.

Kriteret e shortlistimit janë:

Kriteret e Shortlistimit

Piket

Eksperienca e Pergjitheshme e firmes (numri I viteve) ne fushen e sherbimit

30 pike

Numri i sherbimeve qe kane lidhje me kontraten , te perfunduara ne gjate tre viteve te fundit.

20 piket

Experienca Specifike ne fushen e sherbimit

20 piket

Pervoja te ngjashme me detyren dhe kualifikimet e stafit kryesor

30 piket

Totali

100

 

Sherbimi do te kryhet nga nje kompani lokal e konsulente. Metoda e perzgjedhjes do te jete Kualifikimet e konsulenteve (CQ), ne perputhje me procedurat e percaktuara ne udhezuesit e Bankes Boterore: Perzgjedhja e Punesimi i Konsulenteve te Bankes Boterore (botimi 2011) (edition of 2011).

Sherbimi pritet te filloje ne Mars 2017 dhe te perfundoje ne Qershor 2017. Kompania lokale do te kontraktohet sipas nje kontrate lump-sum dhe totali i niveleve te inputeve do te jete rreth 100 man/days per stafin kryesor dhe 50 man/days per stafin mbeshtetes. Koha e kryerjes se kontrates do te jete 4 muaj pune.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në adresën e mëposhtëme gjate orarit zyrtar 08:00 - 16:30 (e Hënë deri të Enjten) dhe  08:00 -14:00 të Premten.

Shprehjet e interesit duhet te dorezohen me shkrim në adresën e mëposhtme (dorazi, ose me e-mail) deri në 25 Prill 2017

 

Ekipi i Menaxhimit te Projektit (PMT)

Projekti i Modernizimit te Asistences Sociale (samp)

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë                                                                

Rr: “Kavajes”, AL-1001, Tirana, ALBANIA

Në vëmendje të: Znj. Suzana Papadhopulli

e-mail: samp.papadhopulli@gmail.com