Postuar më: 28 Shkurt 2017

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI SHËRBIME KONSULENCE

Dokumentet e bashkangjitur

PROJEKTI I MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE (SAMP)

                                                                                                            Tirane më 28 Shkurt 2017

 

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

SHËRBIME KONSULENCE

PËR

Ekspert për "Help Desk" / Expert i ri jo kryesor,  për të asistuar MMSR në përdorimin efektiv dhe funksionimin e sistemeve të  SIM (NE dhe PAK) - (2 pozicione)

Numër Reference: SAMP/CS/IC/17-2016

 

Projekti i Modernizimit të Asistencës  Sociale - (SAMP)

Hua No.: 8141- AL

Nr. i identifikimit të Projektit. P122233

Republika e Shqiperisë ka marrë një financim nga Banka Botërore nëpërmjet kostos së Projektit të Modernizimit të Asistencës Sociale (SAMP), dhe ka planifikuar të përdorë një pjesë të saj për shërbim konsulence. Shërbimi i konsulencës lokale (“Shërbi m”) përfshin “Ekspert për " Help Desk"/Expert i ri, jo kryesor, për të asistuar MMSR në përdorimin efektiv dhe funksionimin e sistemeve të SIM (NE dhe PAK)  - (2 pozicione).

Objektivi kryesor i kësaj detyre është punësimin e dy ekspertëve të rinj për Help Desk, për të siguruar mbështetje teknike për personelin e njësisë së IT në Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe aktorëve të tjerë si Drejtoria e Përgjithshme e SHSSH dhe zyrat rajonale dhe njësitë e qeverisjes vendore, sipas kërkesa të tyre.

Ai/ajo kërkohet të punojë me baze kohe pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Help Desk Ekspert/Junior Non-Key Expert pritet të jetë në komunikim të ngushtë me  kërkuesit, aktorë të tjerë dhe të ndihmojë në  ngritjen e kapaciteteve të organizatave për mënyrën si të drejtojnë kërkesat kur është e nevojshme.

Konsulenca do të kryhet nga dy individë lokale IT, të cilët duhet të plotësojnë këto kushte:

 

• Bachelor Degree është një kërkesë e domosdoshme. Diplomë universitar në informatikë, në shkencat kompjuterike ose telekomunikacionit është një kërkesë e domosdoshme;

• Së paku 1 vit përvojë pune profesionale në fusha të ngjashme, duke përfshirë përvojën me sistemet e informacionit të menaxhimit, të aplikuara në subjektet private dhe publike;

• Përvojë / familjaritet me menaxhimin e bazës së të dhënave dhe sistemet e informacionit;

• Njohuri themelore të mbrojtjes sociale dhe politikave të përfshirjes, proceseve dhe procedurave është një përparësi;

• Aftësi të forta kompjuterike (Windows, MS Office, Internet Explorer);

• Rrjedhshmëri në anglisht shkruar dhe të folur.

• Aftësi të shkëlqyera te punës në grupe me stafin profesional

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Ekipit të Menaxhimit të Projektit (EMP) fton të gjithë konsulentet individuale (“Konsulente”) të shfaqin interesimin e tyre në ofrimin e shërbimit të kërkuar. Konsulentët e Interesuar duhet të ofrojnë informacion që të demonstrojnë se ato kanë kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencat e ngjashme për të kryer shërbimet.

Kriteret e shortlistimit janë:

  1. Arsimimi i Pershtatshëm                                                                                       30 pikë
  2. Kualifikimet e përgjithëshme                                                                                30 pikë  
  3. Eksperienca Profesionale e punës ne fusha të ngjashme                                     40 pikë

TOTAL                                                                                                               100 points

Konsulentët e interesuar duhet të marrin në konsideratë politikën dhe klauzolat e Bankës Botërore në lidhje me konfliktin e interesit, e  përcaktuar kjo në paragrafin 1.9 të udhëzuesve të Bankës Botërore për: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nga kredi të IBRD dhe hua të IDA & Grante nga Huamarrësit e Bankës Botërore (“Udhëzuesi i Konsulencës ”)- version i Janarit të 2011.

Konsulenti do te jete ekspert i ri IT/ jo ekpert kryesor, lokal. Metoda e përzgjedhjes është Konsulencë Individuale (IC). Detyra duhet te kryhet brenda 4.5 muajve, sipas nje kontrate me baze kohen. Niveli i inputeve ështe 40 orë/javë. Shërbimi pritet të fillojë në Mars 2017 dhe të përfundojë në Qershor 2017.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në adresën e mëposhtëme gjate orarit zyrtar 08:00  - 16:30 (e Hënë deri të Enjten) dhe  08:00 -14:00 të Premten.

Shprehjet e interesit duhet te dorezohen me shkrim në adresën e mëposhtme (dorazi, ose me e-mail) deri në Mars 14, 2017

 

Ekipi i Menaxhimit te Projektit (PMT)

Projekti i Modernizimit te Asistences Sociale (samp)

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Rr: “Kavajes”, AL-1001, Tirana, ALBANIA

Në vëmendje të: Znj. Suzana Papadhopulli

e-mail: samp.papadhopulli@gmail.com