Postuar më: 20 Mars 2017

KERKESE PER SHPREHJE INTERESI SHERBIM KONSULENCE

Dokumentet e bashkangjitur

PROJEKTI I MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE (SAMP)

Tirane më 20 Mars 2017

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

SHËRBIME KONSULENCE

PËR

Vlerësimi i dinamikës së skemës NE si pasoje e ndikimit të formulës së pikëzimit, me fokus targetimin tek familjet e varfra, të përfituesve aktuale të skemens së NE në zonat pilote”

Numër Reference: SAMP/CS/CQ/04-2015

Projekti i Modernizimit të Asistencës  Sociale - (SAMP)

Hua No.: 8141- AL

Nr. i identifikimit të Projektit. P122233

Republika e Shqiperisë ka marrë një financim nga Banka Botërore nëpërmjet kostos së Projektit të Modernizimit të Asistencës Sociale (SAMP), dhe ka planifikuar të përdorë një pjesë të saj për shërbim konsulence. Shërbimi i konsulencës lokale (“Shërbim”) përfshin Vlerësimi i dinamikës së skemës NE si pasoje e ndikimit të formulës së pikëzimit, me fokus targetimin tek familjet e varfra, të përfituesve aktuale të skemens së NE në zonat pilote”.

Qëllimi i këtij studimi është për të kontrolluar/verifikuar saktësinë e informacionit të dhënë nga ana e aplikantëve / përfituesve (si një spot-check/auditimit), si dhe per të kuptuar karakteristikat e familjeve përfituese.

Në bashkëpunim të ngushtë me dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtoria e Përkujdesit Shoqëror dhe Shërbimeve të Integruara në MMSR, kompania lokale do të jetë përgjegjëse për auditimin e statusit aktual të mirëqenies së përfituesve te NE dhe karakteristikat e tyre në zonat pilot, verifikimin e kushteve të familjeve bazuar në informacionin e dhënë në format e tyre të aplikimit. Pra, studimi (nëpërmjet një sondazhi) kryesisht do të mbledhë informacion që është dhënë në aplikim, e qe gjithashtu do te mund të mbledhë disa informacione shtesë për të kuptuar më mirë gjendjen dhe  karakteristikat / mirëqenien e  familjeve përfituese.

Studimi do të përfshijë mbledhjen e të dhënave duke përdorur per efekt studimi 8% të kampionit të përfituesve në tre zona pilot (duke u siguruar qe mostrat e zgjedhura te jene përfaqësues te përfituesve) ekuivalente me 2238 anketues  pyetësorë.

Pritet që personeli kyç i konsulentëve të kenë aftësi dhe përvojë si me poshte:

Udhëheqësi i Ekipit me shumë përvojë në anketime, zbatimin e metodologjise dhe procedurave të marrjes së mostrave, dhe të jetë në gjendje për të përmbledhur dhe përgatitur një raport teknik përfundimtar me rekomandimet përkatëse për gjetjet e studimit. Udhëheqësi i ekipit duhet të ketë së paku 10 vjet përvojë përkatëse profesionale në fushat e siperpermendura.

Expert Statistike  Metodologjist,  me shumë përvojë në statistika, me histori te provueshme ne  zhvillimin e metodologjisë në anketën familjare.

• Ekspert Statistike per Sondazhe, me shumë përvojë në statistika, me histori të provuara të punës ne sondazh.

Ekspert Social me përvojë të mëparshme në të dhënat e analizave dhe studimeve kërkimore në fushën sociale;

Ekspert Social Statisticien

Frma konsulente mund të punësojë ekspertë të tjerë për të zbatuar detyrën me standarde të larta.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Ekipit të Menaxhimit të Projektit (EMP) fton të gjithë kompanite konsulente lokale (“Konsulente”) të shfaqin interesimin e tyre në ofrimin e shërbimit të kërkuar. Konsulentët e Interesuar duhet të ofrojnë informacion që të demonstrojnë se ato kanë kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencat e ngjashme për të kryer shërbimet.

Kriteret e shortlistimit janë:

Kriteret e Shortlistimit

Piket

Eksperienca e Pergjitheshme e firmes (numri I viteve) ne fushen e sherbimit

30 pike

Numri i sherbimeve qe kane lidhje me kontraten , te perfunduara ne gjate pese viteve te fundit.

20 piket

Experienca Specifike ne fushen e sherbimit

30 piket

Pervoja te ngjashme me detyren dhe kualifikimet e stafit kryesor

20 piket

Totali

100

 

Konsulentët e interesuar duhet të marrin në konsideratë politikën dhe klauzolat e Bankës Botërore në lidhje me konfliktin e interesit, e  përcaktuar kjo në paragrafin 1.9 të udhëzuesve të Bankës Botërore për: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nga kredi të IBRD dhe hua të IDA & Grante nga Huamarrësit e Bankës Botërore (“Udhëzuesi i Konsulencës ”)- version i Janarit të 2011

Sherbimi i konsulences pritet te kryhet per nje periudhe 4 mujore. Konsulenti pritet te filloje pune ne Prill 2017 dhe te perfundoje nga Korriku 2017.

Sherbimi do te kryhet nga nje kompani lokale konsulente. Metoda e perzgjedhjes do te jete Kualifikimet e konsulenteve (CQ), ne perputhje me procedurat e percaktuara ne udhezuesit e Bankes Boterore: Perzgjedhja e Punesimi i Konsulenteve te Bankes Boterore (botimi 2011) (edition of 2011).

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në adresën e mëposhtëme gjate orarit zyrtar 08:00 - 16:30 (e Hënë deri të Enjten) dhe  08:00 -14:00 të Premten.

Shprehjet e interesit duhet te dorezohen me shkrim në adresën e mëposhtme (dorazi, ose me e-mail) deri në 3 Prill 2017

Ekipi i Menaxhimit te Projektit (PMT)

Projekti i Modernizimit te Asistences Sociale (samp)

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë                                                                

Rr: “Kavajes”, AL-1001, Tirana, ALBANIA

Në vëmendje të: Znj. Suzana Papadhopulli

e-mail: samp.papadhopulli@gmail.com