Postuar më: 17 Mars 2017

KERKESE PER SHPREHJE INTERESI SHERBIM KONSULENCE

Dokumentet e bashkangjitur

PROJEKTI I MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE (SAMP)

                                                                                                           

16 Mars 2017

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

SHËRBIME KONSULENCE

PËR

“Ekspert lokal individual për  IT që do  të ndihmojë MMSR në zbatimin dhe përdorimin efektiv të sistemit të NE dhe MIS e DA”

 

Numër Reference: SAMP/CS/IC/16-2016

 

Projekti i Modernizimit të Asistencës  Sociale - (SAMP)

Hua No.: 8141- AL

Nr. i identifikimit të Projektit. P122233

Republika e Shqiperisë ka marrë një financim nga Banka Botërore nëpërmjet kostos së Projektit të Modernizimit të Asistencës Sociale (SAMP), dhe ka planifikuar të përdorë një pjesë të saj për shërbim konsulence. Shërbimi i konsulencës lokale (“Shërbim”) përfshin “Ekspert lokal individual për IT që do të ndihmojë MMSR në zbatimin dhe përdorimin efektiv të sistemit të NE dhe MIS e DA”.

Qellimi kryesor i këtij shërbimi është të asistojë me mbeshtetje teknike Drejtorinë e Përkujdesit Shoqëror dhe Shërbimeve të Integruara, në MMSR, në zbatimin e sistemit e Menaxhimit te Informacionit per programet e NE dhe PAK dhe te ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të personelit të përfshirë në zbatimin e shtrirjes se reformës së NE-së në nivel kombëtar dhe reformës se PAK në zonat pilote.

Konsulenca do të kryhet nga një ekspert lokal që zotëron kualifikimet minimale si më poshtë vijon:

  • Diplomë Master është e preferueshme. Diplomë të arsimit të lartë/ universitare në informatikë, telekomunikacion apo shkenca kompjuterike është një kërkesë e detyrueshme.
  • Së paku 5 vjet përvojë pune profesionale në fusha të ngjashme, duke përfshirë përvojën në menaxhimin e sistemeve të informacionit të aplikuara në subjekte private dhe publike.
  • Eksperiencë/ i/e familjarizuar me sistement e informacionit dhe ato të menaxhimit të bazave të të dhënave.
  • Njohuri të mira të politikave të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, proceseve dhe procedurave përkatëse, është një përparësi;
  • Përvoja me organizata ndërkombëtare dhe / ose agjensi donatore do të jetë një përparësi;
  • Aftësi të forta analitike, komunikimi, shkrimi dhe aftësi të raportimit;
  • Aftësi të forta kompjuterike (Windows, MS Office, Internet Explorer);
  • Rrjedhshmëri në anglisht, në të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në ekipe me staf profesional.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Ekipit të Menaxhimit të Projektit (EMP) fton të gjithë konsulentet individuale (“Konsulente”) të shfaqin interesimin e tyre në ofrimin e shërbimit të kërkuar. Konsulentët e Interesuar duhet të ofrojnë informacion që të demonstrojnë se ato kanë kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencat e ngjashme për të kryer shërbimet.

Kriteret e shortlistimit janë:

  1. Arsimimi i Pershtatshëm dhe kualifikimet e përgjithëshme.                                 30 pikë
  2. Eksperienca Profesionale e punës ne fusha të ngjashme.                                      30 pikë  
  3. Përshtatshmëria me projektin.                                                                              40 pikë
  4.  

Konsulentët e interesuar duhet të marrin në konsideratë politikën dhe klauzolat e Bankës Botërore në lidhje me konfliktin e interesit, e  përcaktuar kjo në paragrafin 1.9 të udhëzuesve të Bankës Botërore për: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nga kredi të IBRD dhe hua të IDA & Grante nga Huamarrësit e Bankës Botërore (“Udhëzuesi i Konsulencës ”)- version i Janarit të 2011.

Metoda e përzgjedhjes që do të aplikohet është Konsulencë Individuale (IC), në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nga Huamarrësit e Bankës Botërore (Edicioni i janarit të vitit 2011).

 

Ky është një shërbim me kohë të plotë, dhe eksperti do të punësohet në bazë të një kontrate  time-base. Ky shërbim pritet të fillojë në prill dhe do të përfundojë brenda 4.5 muajsh.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në adresën e mëposhtëme gjate orarit zyrtar 08:00  - 16:30 (e Hënë deri të Enjten) dhe  08:00 -14:00 të Premten.

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme (dorazi, ose me e-mail) deri në Mars 31, 2017

 

Ekipi i Menaxhimit te Projektit (PMT)

Projekti i Modernizimit te Asistences Sociale (samp)

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Rr: “Kavajes”, AL-1001, Tirana, ALBANIA

Në vëmendje të: Znj. Suzana Papadhopulli

e-mail: samp.papadhopulli@gmail.com