Postuar më: 02 Qershor 2016

“Rritëm pensionet. Mbajtëm premtimin”

Rreth 20 mijë pensionistë do të marrin pensione më të larta nga 1 qershori I këtij viti. Reforma e thellë në sistemin e sigurimeve shoqërore, bëri të mundur rritjen e pensioneve për disa kategori. Do të përmbushim pritshmëritë e larta të qytetarëve ndaj nesh. Pasi nxorrëm skemën e sigurimeve shoqërore nga kolapsi dhe rreziku i falimentit që gjetëm në 2013, reforma po jep tani rezultatet e para nga zbatimi I skemës së re të pensioneve në 2015. Do të vijojmë me rritjen e pensioneve, me rregullimin e pabarazive me eleminimin e sorrollatjeve nëpër zyra të pensionistëve, me shërbime më të larta ndaj qytetarëve.

Më poshtë përmbledhja e deklaratës në konferencën për shtyp, dhënë për mediat në sqarim të vendimit të Këshillit të Ministrave për rritjen e pensioneve dhe kategoritë përfituese.

“ Dje, Këshilli i Ministrave morri një vendim per rritjen e pensioneve. Vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e pensioneve është rezultat I reformës së thellë në fushen e pensioneve që qeveria shqiptare ka ndërrmarrë.

Vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve një dite më parë, është në vijim të angazhimit tonë për rritjen e përfitimeve nga sigurimet shoqërore, bazuar në rezultatet e parashikuara të reformës së re të pensioneve.

E dimë që nga ne pritet shumë më shumë, e dimë që rritja e përfitimeve do të duhej të ishte shumë herë më e madhe, vecanërisht për kategoritë e kontribuesve të rregullt ndër vite, por të mos harrojmë se gjetëm një skemë pensionesh gati në falimentim. Reforma e thellë që ndërrmorrëm po jep tani rezultatet e para, duke na mundësuar rritjen e pensioneve, që përmes rivënies në funksionim të skemës, do të vijojë.

Vendimi i djeshëm ka efekt të rritjes së penensioneve për ata pensionstë që kanë dalë në pension në vitet 1993-1996, me pensione të përcaktuara sipas ligjit të vjetër të Sigurimeve Shoqërore. Pabarazia me kategoritë e tjera të pensioneve u thellua gjithashtu edhe nga indeksimi i pabarabartë i pensioneve që u bë gjatë viteve 2006-2013, duke krijuar diferenca të mëdha me kategorinë e pensioneve të tjera. Ndaj vendimi i djeshëm i qeverisë shqiptare shkon pikërisht për rritjen e pensionve të kësaj kategorie.

Vendimi për ngushtimin e diferencave të pensioneve, ose ndryshe rritja e pensioneve që qeveria bëri një ditë më parë ka këto kategori përfituesish:

- Personat që trajtohen me pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara sipas Ligjit nr. 7703, te vitit 1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në harkun kohor 01.10.1993-31.12.1996, të cilat ishin 5% me te ulta se pensionet e tjera.

Përfitojnë në këtë kategori 10 355 personat e dalë në pension pleqërie në harkun kohor 01.10.1993 - 31.12.1996, me një shumë mesatare 844 lekë në muaj.

- Pensionet për vjetërsi shërbimi, të ish ushtarakëve , të caktuara sipas ligjit të meparshëm të sigurimeve shoqërore, 500 ish - ushatarakë, me një shumë mesatare rreth 5.000 lekë në muaj

- Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe gratë në arsim dhe Kulturë, që kanë dalë në pension të parakohshem në vitet 1994-1995. Perfitojnë nga kjo kategori: 8.800 minatorë dhe arsimtarë, që kanë kaluar tashmë në pension të plotë pleqërie, me një shtesë mesatare prej 4 000 lekësh në muaj

Në total, vendimi për rritjen e pensioneve që qeveria bëri një ditë më parë, ka efekt në rritjen e pensioneve për 19 655 persona.

Nga ky vendim efektet financiare mujore llogariten në masën 46.3 milion lekë ne muaj dhe për vitin 2016 arrijnë në 324.1 milion lekë.

Rritja e pensioneve, u bë e mundur faië reformës së thellë në skemën e pensioneve, që nisi zbatimin në 2015 .

kjo reformë që bëri të mundur daljen e skemës së pensioneve nga rreziku i falimentimit dhe kolapsit ku ishte para 2013, po jep rezultatet e para.

Janë rritur kontribuesit me 210 mijë persona që nga 2013.

Pensionet e reja nuk kanë tavan dhe për rrjedhojë po dalin 30 % më të larta se pensionet e mëparshme

Të ardhurat nga kontributet u tejkaluan vetëm në keto dy vite në mbi 8.6 miliard lekë

U ulën transfertat e buxhetit të shtetit me 6 miliard lekë dhe rezultati pozitiv në ISSH për vitin e kaluar ishte me rreth 1.2 miliard lekë, duke na krijuar mundësine për rritjen e pensioneve,

Na krijoi mundësinë, sic jeni të gjithë në dijeni që një muaj më parë qeveria dhe parlamenti, të miratonte vendimin për faljen e detyrimeve për ish ushtarakët.

Ne do vijojmë me indeksimin e pensioneve në muajin korrik, me përmirësimin e vendimit për kompesimin e energjisë elekritike për pensionistet, si dhe marrjen e masave ligjore dhe organizative për lehtësimin e proçedurave për të gjithë të punësuarit dhe pensionistët.