Deklarata për shtyp e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi

Postuar më: 19 Nëntor 2015
Dëshiroj të ndaj përmes jush, me gjithë publikun, gjetjet dhe rekomandimet e Komisionit Europian për mënyrën se si Shqipëria ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në fushën sociale dhe të punës në 2015.

KOMUNIKATE PER SHTYP

Postuar më: 14 Shtator 2015

Fjala e ministrit Blendi Klosi gjate Takimit Nderkombetar per Paqen qe nisi sot ne Tirane

Postuar më: 11 Shtator 2015
Mirësevini në Shqipëri të nderuar MIQ! Mirësevini në bashkëjetesën tonë fetare, paqësore në qindra vjet! Mirësevini në vendin e harmonisë mes besimeve dhe komuniteteve fetare! Mirësevini në vendin e mbi 650 xhamive, 150 teqeve , e mbi 1100 kishave! Mirësevini në vendin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, vendin e Nënë Terezës! Mirësevini në vendin e çudirave të bukura, në vendin ku kthehet në faktor paqeje ajo çka gjetiu ka sjellë luftë.

Deklarata e mbajtur sot nga ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi, ne kuader te pergatitjeve te(...)

Postuar më: 03 Shtator 2015
Ne besojmë te Dialogu dhe Paqja! Tirana në datat 6, 7 dhe 8 shtator do të jetë kryeqyteti i paqes në Europë dhe në mbarë Botën. Në Tiranë do të mbahet “Takimi i 28-të Ndërkombëtar për Paqen”.

Klosi takon drejtorët e shkollave: Transformim të plotë të sistemit të Arsimit Profesional

Postuar më: 03 Shtator 2015
Arsimi profesional përbën një nga prioritetet kryesore të punës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ndaj, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim koordinues me të gjithë drejtorët e shkollave profesionale dhe përfaqësuesit e biznesit, që drejtojnë bordet drejtuese të këtyre shkollave. Në fjalën e tij, ministri Klosi vuri theksin te nevoja për një angazhim më të madh të të gjithë faktorëve që kontribuojnë në këtë arsim, për të orientuar të rinjtë që mbarojnë arsimin e detyrueshëm drejt shkollave profesionale, por edhe për t’i bërë shkollat e këtij arsimi më tërheqëse për të rinjtë. “Transformimin e Arsimit të Formimit Profesional nga një sistem i nxënësve me një mundësi më pak, do të duhet ta kthejmë në një sistem me mundësi më shumë. Ne nuk mund të pranojmë që në shkollat tona të regjistrohen nxënës që arsimin profesional e kanë zgjedhje të fundit në edukim”, - tha ministri Klosi në fjalën e vet.

“Beteja kundër informalitetit”

Postuar më: 02 Shtator 2015
Nëse një të moshuari i vjedhin pensionin mujor duke dalë nga zyrat e postës, ne e quajmë një krim të shëmtuar, por nuk reagojmë në të njëjtën mënyrë kur një punëdhënës i mohon punëmarrësit pensionin e të gjithë jetës. Në mënyrë të heshtur, ne asistojmë çdo ditë në vjedhjen e miqve dhe të afërmve tanë nga e drejta e tyre për t’iu paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, por kjo nuk na shqetëson si vjedhja e dhunshme.

Dita ndërkombëtare e Rinisë, maratonë aktivitetesh në Tiranë

Postuar më: 14 Gusht 2015
Të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u janë bashkuar sot në Tiranë aktiviteteve të përbashkëta të organizuara për Ditën ndërkombëtare të Rinisë dhe që kishin si qëllim shtimin e vëmendjes ndaj të rinjve dhe rritjes së rolit të tyre në vendimarrje. Nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe me mbështetjen e shoqatave rinore, të rinj nga të dyja vendet janë organizuar sot në një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike me moto “Rini, mos e ndal hapin! Merr pjesë dhe Ti!”.

Klosi në Forumin e të Rinjve të diasporës: Kontribut në përmirësimin e imazhit të vendeve tona

Postuar më: 06 Gusht 2015
Për të koordinuar të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë jashtë, Ministria kosovare e Diasporës organizoi sot Forumin për krijimin e Unionit të Studentëve dhe të Rinjve të Diasporës, përmes të cilit do të synohet jo vetëm angazhimi i të rinjve në përmirësimin e imazhit të vendeve tona në botë, por edhe shfrytëzimi i njohurive të tyre në të mirë të forcimit të institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë. I pranishëm në këtë takim si i ftuar special ishte edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, i cili në fjalën e tij shprehu mbështetjen për iniciativën e ndërmarrë nga Ministria e Diasporës e Kosovës.

Bashkëbisedimi Ndërkulturor në Epokën Dixhitale

Postuar më: 06 Gusht 2015
Të dashur pjesëmarrës në këtë takim. Shkolla verore që ju ndoqët përgjatë kësaj jave, është vetëm fillimi i aktiviteteve të përbashkëta në zbatim të Marëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e rinisë, firmosur ndërmjet Qeverisë Serbe dhe Qeverisë Shqiptare në Tetor 2014.
Njoftim për shtyp - Denoncimi per shkeljet diten e zgjedhjeve. 24-06-2017