ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SË PERSONAVE TË ZHDUKUR GJATË REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI

Postuar më: 04 Dhjetor 2015
1. Ky Plan veprimi përshkruan një strategji graduale për përcaktimin e rreth 6,000 personave të cilët u zhdukën gjatë regjimit komunist në Shqipëri, në periudhën 1944 - 1991. Plani udhëzues i veprimit është i bazuar në diskutimet me autoritetet shqiptare dhe reflekton prioritetet e qeverisë e cila udhëhiqet nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), i njohur për ekspertizën në ndihmë të shteteve për të adresuar çështjen e personave të zhdukur si pasojë e konflikteve, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dhunës politike.

Fjala e Zëvendëseministres, Gentjana Sula në Konferencën “Kërkimi dhe identifikimi i personave të zhdukur"

Postuar më: 04 Dhjetor 2015
Tashme eshte bere i njohur fakti se gjate periudhes 1944-1991 rreth 6,000 persona u ekzekutuan me apo pa gjyq dhe trupat e tyre nuk iu kthyen kurre familjeve per varrim. Mes tyre shume ish te burgosur vdiqen ne burgje apo kampet e punes si rezultat I torturave o shkaqeve te tjera, por trupat e tyre jane ende te humbura sot e kesaj dite.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Konferencën “Kërkimi dhe identifikimi i personave të zhdukur” e lexuar nga(...)

Postuar më: 04 Dhjetor 2015
Para disa javësh në Varrezat e Rrmajit në Shkodër, patëm nderin të përkujtojmë 4 nëntorin, 25 vjetorin e meshës së parë në Shqipëri, e cila shënon aktin e parë të sfidës së hapur publike kundër regjimit diktatorial në Shqipëri.

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR VEPRIME TË KOORDINUARA NË LUFTËN KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUAS DHE DHUNËS NË FAMILJE

Postuar më: 25 Nëntor 2015
MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË, në cilësinë e autoritetit përgjegjës për koordinimin e veprimeve për barazinë gjinore dhe kundër dhunës ndaj grave e dhunës në familje, dhe përfaqësuesit e KOMUNITETEVE FETARE në Shqipëri,

Deklaratë për shtyp

Postuar më: 23 Nëntor 2015
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me nismën e ministrit Blendi Klosi, përfundoi procesin e vlerësimit të njohurive dhe aftësive të të gjithë punonjësve të institucioneve të përkujdesit social publik në nivel vendor dhe qendror. Ky proces vlerësimi ishte i plotë dhe i dizenjuar sipas të gjitha procedurave administrative dhe profesionale akademike, me eksperte të kësaj fushe. Grupi i punës ad-hoc, i ngritur në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, udhëhoqi dhe monitoroi hap pas hap administrimin e procesit duke garantuar transparencë, paanshmëri dhe mbarëvajtjen e këtij procesi. Theksojmë se të gjithë punonjësit e përfshirë në vlerësim u informuan një muaj përpara zhvillimit të këtij procesi me publikimin e programit të vlerësimit të njohurive.

Deklarata për shtyp e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi

Postuar më: 19 Nëntor 2015
Dëshiroj të ndaj përmes jush, me gjithë publikun, gjetjet dhe rekomandimet e Komisionit Europian për mënyrën se si Shqipëria ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në fushën sociale dhe të punës në 2015.

KOMUNIKATE PER SHTYP

Postuar më: 14 Shtator 2015

Fjala e ministrit Blendi Klosi gjate Takimit Nderkombetar per Paqen qe nisi sot ne Tirane

Postuar më: 11 Shtator 2015
Mirësevini në Shqipëri të nderuar MIQ! Mirësevini në bashkëjetesën tonë fetare, paqësore në qindra vjet! Mirësevini në vendin e harmonisë mes besimeve dhe komuniteteve fetare! Mirësevini në vendin e mbi 650 xhamive, 150 teqeve , e mbi 1100 kishave! Mirësevini në vendin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, vendin e Nënë Terezës! Mirësevini në vendin e çudirave të bukura, në vendin ku kthehet në faktor paqeje ajo çka gjetiu ka sjellë luftë.

Deklarata e mbajtur sot nga ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi, ne kuader te pergatitjeve te(...)

Postuar më: 03 Shtator 2015
Ne besojmë te Dialogu dhe Paqja! Tirana në datat 6, 7 dhe 8 shtator do të jetë kryeqyteti i paqes në Europë dhe në mbarë Botën. Në Tiranë do të mbahet “Takimi i 28-të Ndërkombëtar për Paqen”.

Klosi takon drejtorët e shkollave: Transformim të plotë të sistemit të Arsimit Profesional

Postuar më: 03 Shtator 2015
Arsimi profesional përbën një nga prioritetet kryesore të punës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ndaj, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim koordinues me të gjithë drejtorët e shkollave profesionale dhe përfaqësuesit e biznesit, që drejtojnë bordet drejtuese të këtyre shkollave. Në fjalën e tij, ministri Klosi vuri theksin te nevoja për një angazhim më të madh të të gjithë faktorëve që kontribuojnë në këtë arsim, për të orientuar të rinjtë që mbarojnë arsimin e detyrueshëm drejt shkollave profesionale, por edhe për t’i bërë shkollat e këtij arsimi më tërheqëse për të rinjtë. “Transformimin e Arsimit të Formimit Profesional nga një sistem i nxënësve me një mundësi më pak, do të duhet ta kthejmë në një sistem me mundësi më shumë. Ne nuk mund të pranojmë që në shkollat tona të regjistrohen nxënës që arsimin profesional e kanë zgjedhje të fundit në edukim”, - tha ministri Klosi në fjalën e vet.
Klosi: Sfidoj me shifra këdo që flet për rritje të papunësisë Klosi: Janë 40 mijë vende të lira pune Klosi: Mbi 53 mijë(...) 19-02-2017