Postuar më: 25 Tetor 2016

PUBLIKIM I TERMAVE TË REFERENCËS

 

                                            PUBLIKIM I TERMAVE TË REFERENCËS

 

 

                                                                                                                 

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) në bashkëpunim me partnerin Rajonin Emilia-Romagna do të zbatojë projektin me titull “Mechanical Vocational Education and Training for Youth”. Qëllimi i projektit synon të rrisë shkallën e punësimit në Rajonin e Shkodrës përmes futjes së instrumenteve të reja dhe rritjen e ndërveprimit ndërmjet shkollave profesionale dhe tregut të punës kryesisht në degën e mekanikës dhe elektronikës së aplikuar.

Ky publikim ka afat dorëzimi të dokumentave, pranë Drejtorisë së Politikave të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në adresën stavri.lako@sociale.gov.al, deri në 30 (tridhjetë) ditë pas botimit të këtij njoftimi.

 

Aktivitetet e projektit synojnë:

 

Rritjen e punësimit të  nxënësve të shkollave profesionale përmes trajnimeve të formalizuara në kompanitë private;

riorganizimin dhe vetë-qëndrueshmërinë e shkollave profesionale në mënyrë specifike ndaj sektorit të mekanikës dhe elektronikës përmes bashkimit të resurseve dhe ofrimin e shërbimeve të jashtme fitimprurës;

përfshirjen e kompanive lokale në trajnime të orientuara nga tregu, duke përdorur më efikasitet laboratorët e shkollave profesionale të modernizuara nga projekti.

 

 

Kohëzgjatja e trajnimit: 1 muaj

 

Në këtë kuadër MMSR fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e mëposhtëm:

Për zbatimin e objektivave të këtij projekti do të kontraktohet:

 

POZICIONI: Ekspert Trajnimesh

 

PUNËDHËNËSI:MMSR

 

Në këtë kuadër, Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Drejtoria e Politikave të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve) fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e sipërshënuar:

 

 

 

 

Kërkesat e përgjithshme për kandidatët:

 

a)   Të jenë shtetas shqiptarë;

 

b)   Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

 

c)   Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi;

 

d)   Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

 

Detyrat e Përgjithshme

 

Eksperti i trajnimeve për paisjet specifike të laboratorit të Mekatronikës (niveli i II) është një ekspert/e me kohë të plotë i kontraktuar  për një muaj të siguroje trajnimin e stafit pedagogjik në përdorimin sa më eficentë të paisjeve të Mekatronikës. Ai/ajo është përgjegjës/e për koordinimin dhe organizimin teknik të trajnimit.

Ai/ajo siguron rrjedhën e komunikimit brenda partneritetit dhe shkëmbimin e plotë të informacionit.

 

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

 

a) Të këtë diplomë universitare në këto fusha: në inxhinieri mekanike ose elektronike;

 

b)  Njohuri të mira të kuadrit institucional kombëtar dhe rajonal në Shqipëri;

 

c) Ai/Ajo duhet të ketë 2-4 vjet eksperiencë pune, në fushën e mekanikës dhe elektronikës;

 

d) Eksperiencë në përgatitjen, koordinimin dhe kryerjen e trajnimeve.

 

e) Aftësi shumë të mira shkrimi të raporteve.

 

f)  Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;

 

g) Të ketë eksperiencë specifike në menaxhimin e stafit teknik;

 

h) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze dhe Italiane;

 

Objekti:

 

SHËRBIME TË TRAJNIMIT SPECIFIK MBI PAISJET E MEKATRONIKËS NË SHKOLLËN INDUSTRIALE ARBEN BROCI, SHKODËR”.

Për Shërbim Trajnimit specifik mbi paisjet e mekatronikës:

1(një) shërbim  - të trajnimit të stafit mbi përdorimin e paisjeve të Mekatronikës për nivelin e II (1 vjeçar).

Fondi limit, për kryerjen e këtij shërbimi është parashikuar në buxhetin e miratuar (zëri 4.3.1) nga IADSA TSU.      

    

Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kusht për skualifikim.

Afati maksimal i dorëzimit të dokumentave  në adresën Rruga e Kavajës nr.1001, Tiranë, do të jetë 30 ditë nga data e publikimit.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

 

 

Të rejat e fundit
26.01.2017

NJOFTIM

më shumë
13.01.2017

NJOFTIM

më shumë
13.01.2017

NJOFTIM

më shumë