Postuar më: 05 Dhjetor 2015

Projekti "Mechanical Vocational Education and Training for Youth"

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) në bashkëpunim me partnerin Rajonin Emilia-Romagna do të zbatojë projektin me titull “Mechanical Vocational Education and Training for Youth”. Qëllimi i projektit synon të rrisë shkallën e punësimit në Rajonin e Shkodrës përmes futjes së instrumenteve të reja dhe rritjen e ndërveprimit ndërmjet shkollave profesionale dhe tregut të punës kryesisht në degën e mekanikës dhe elektronikës së aplikuar.

 

Ky publikim ka afat dorezimi te dokumentave, prane Drejtorisë Arsimit dhe Formimit Profesional në adresën stavri.lako@sociale.gov.al, 30 dite pas botimit ne gazete.

 

Aktivitetet e projektit synojnë:

Rritjen e punësimit të  nxënësve të shkollave profesionale përmes trajnimeve të formalizuara në kompanitë private;

riorganizimin dhe vetë-qëndrueshmërinë e shkollave profesionale në mënyrë specifike ndaj sektorit të mekanikës dhe elektronikës përmes bashkimit të resurseve dhe ofrimin e shërbimeve të jashtme fitimprurës;

përfshirjen e kompanive lokale në trajnime të orientuara nga tregu, duke përdorur më efikasitet laboratorët e shkollave profesionale të modernizuara nga projekti.

 

Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj

Në këtë kuadër MMSR fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionet e mëposhtëme:

Për zbatimin e objektivave të këtij projekti do të kontraktohen:

 

POZICIONI: MENAXHER/E PROJEKTI

PUNËDHËNËSI:MMSR

Në këtë kuadër, Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Drejtoria e Arsimit dhe Formimit Profesional) fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e sipërshënuar:

Kërkesat e përgjithshme për kandidatët:

a)   Të jenë shtetas shqiptarë, resident në Tiranë;

b)   Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

c)   Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi;

d)   Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

 

Detyrat e Përgjithshme

Menaxheri i projektit është një ekspert me kohë të pjesshme i ngarkuar të siguroje koordinimin dhe menaxhimin e mirë të Projektit. Ai/ajo është përgjegjës/e për koordinimin e përgjithshëm të Planit të punës së Projektit, për hartimin dhe dërgimin e raporteve teknike dhe financiare të dorëzuara brenda afatit të rënë dakord me donatorin dhe në përputhje me rregullat e Programit IADSA, për organizimin e mbledhjeve të Komitetit Drejtues, për marrëdhënien e kujdesit me MMSR dhe me Sekretariatin e Programit IADSA dhe për organizimin e misioneve teknike të ekspertëve italianë. Ai/ajo siguron rrjedhën e komunikimit brenda partneritetit dhe shkëmbimin e informacionit mes nivelit lokal dhe atij rajonal.

 

 

 

Detyrat specifike:

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë e Menaxherit/es të Projektit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

1. Të menaxhojë zbatimin e përditshëm të projektit duke koordinuar Komitetin Drejtues, duke bashkëpunuar me Entin Ekzekutiv, Shkollën e formimit professional dhe aktorët e tjerë të përfshirë;

2. Të përgatisë planin e aktiviteteve në përputhje me buxhetin e parashikuar;

3. Të sigurojë përgatitjen dhe mbikëqyrjen efektive dhe në kohë të proçedurave për prokurimin dhe tenderimin në përputhje me udhëzimet e miratura nga Programi IADSA;

4. Të menaxhojë dhe të koordinojë aktivitetet e stafit dhe mbështetjen e specialistëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë për zbatimin e aktiviteteve në përputhje me planin e veprimit, kronogramën dhe buxhetin.

5. Të sigurojë komunikim efektiv dhe në kohë me subjektet partnere Rajonin Emilia-Romagna;

6. Për të promovuar dhe për të përmirësuar sinergjitë dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet MMSR, Partnerëve Italinë dhe Formimit Profesional;

7. Të mbikëqyrë dhe të lehtësoje punën e stafit të Ministrisë së Mireqenies Sociale dhe Rinisë.

8. Të jetë koordinatori dhe mbikëqyrësi i planeve të aktiviteteve të miratuara në projekt, në kohë dhe me efektivitet.

9. Të hartojë plane pune për çdo ekspert të punësuar në zbatim të këtij projekti dhe të ndjekë ecurinë e tyre.

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

a) Të këtë diplomë universitare në këto fusha: në shkenca politike/sociale, juridik, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonomi;

b) Ai/Ajo duhet të ketë 3 – 5 vjet eksperiencë pune, në fushën e menaxhimit/koordinimit të projekteve dhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar;

c) Njohuri të mira të aktorëve dhe grupeve të tjera të interesit të përfshira në procesin e formimit professional në Shqipëri.

d) Aftësi shumë të mira shkrimi të raporteve.

e)  Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;

f) Të ketë eksperiencë specifike në menaxhimin e stafit teknik;

g) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze dhe Italiane;

 

 

POZICIONI: FINANCIER/E

PUNËDHËNËSI:MMSR

 

Asistenti administrativ/financier/e i projektit është një ekspert me kohë të pjesshme me ngarkesë sigurimin e menaxhimit të mirë administrativ të projektit. Ai/Ajo do të zbatojë praktikat administrative dhe procedurale për projektin. Ai/Ajo mbështet stafin teknik të projektit në përpilimin e raporteve teknike, në përgatitjen e kontratave dhe në organizimin e takimeve dhe misioneve teknike të ekspertëve italianë.

Ai/Ajo përfaqëson personin e kontaktit për të gjithë partnerët në lidhje me çështjet administrative.

 

Në këtë kuadër, Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Drejtoria e Arsimit dhe Formimit Profesional) fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e sipërshënuar:

 

Kërkesat e përgjithshme për kandidatët:

a)   Të jenë shtetas shqiptarë, rezidentë në Tiranë;

b)   Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

c)   Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi;

d)   Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

 

 

 

1. Të bashkëpunojë dhe të koordinojë në mënyrë të vazhdueshme me Menaxherin e Projektit, dhe Stafin Teknik, mbi realizimin e aktiviteteve;

2. Të mbështesë stafin e projektit mbi realizimin efektiv dhe në kohë të proçedurave për prokurimin dhe tenderimin në përputhje me udhëzimet e miratura nga Programi IADSA;

3. Të ndjekë realizimin e buxhetit të projektit në përputhje me udhëzimet e miratura nga Programi IADSA;

4. Të bashkëpunojë me Grupin e Punës së Projektit për përgatitjen e listëpagesave mujore për stafin e përzgjedhur në projekt.

5. Të hartojë dhe përgatisë raportet financiare në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti në përputhje me udhëzimet e miratura nga Programi IADSA;

6. Të ndjekë dhe koordinojë punën me çdo institucion tjetër në lidhje me raportimet financiare dhe tatimore.

7. Të ndjekë dhe koordinojë punën në lidhje me raportimet financiare të partnerëve të përfshirë në këtë projekt.

8. Të administrojë të gjithë korrespondencat dhe t’i arkivojë ato.

 

KRITERET E PRANIMIT

 

Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e asistentit administrativ duhet të përmbushë këto kritere:

a) Të jetë diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Degët Ekonomik, Financë ose Administrim – Biznesi;

b) Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;

c)  Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;

d) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze dhe Italiane;

e)  Të ketë eksperiencë pune 2- 3vjet.

 

POZICIONI: KËSHILLTAR/E TEKNIKE PROJEKTI (LOKAL)

PUNËDHËNËSI:MMSR

Në këtë kuadër, Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Drejtoria e Arsimit dhe Formimit Profesional) fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e sipërshënuar:

Kërkesat e përgjithshme për kandidatët:

a)   Të jenë shtetas shqiptarë, rezidentë në Shkodër;

b)   Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

c)   Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi;

d)   Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

 

Detyrat e Përgjithshme

Këshilltari/e i projektit është një ekspert/e me kohë të plotë i ngarkuar të siguroje zbatimin, koordinimin dhe menaxhimin e mirë të Projektit. Ai/ajo është përgjegjës/e për koordinimin teknik të Projektit, për hartimin dhe dërgimin e raporteve teknike, për organizimin e trajnimeve në shkollat profesionale, për identifikimin e opertarëve ekonomik, për riorganizimin e shkollave profesionale specifikisht drejt sektorit të mekanikës dhe elektronikës së aplikuar dhe hartimin e udhëzimeve në nivel Ministrie.

Ai/ajo siguron rrjedhën e komunikimit brenda partneritetit dhe shkëmbimin e informacionit mes nivelit lokal dhe atij rajonal.

 

 

Detyrat specifike:

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë e Këshilltarit të Projektit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

1. Të menaxhojë zbatimin e përditshëm të projektit duke koordinuar Projekt Menaxherin, Kordinatorin e Projektit, Drejtorinë e Shkollave Profesionale, bizneset dhe aktorë lokal të përfshirë;

2. Të përgatisë planin e aktiviteteve me të gjithë aktorët e sipërpërmendur;

3. Të sigurojë mbikëqyrje efektive dhe në kohë të proçedurave për prokurimin dhe tenderimin në përputhje me udhëzimet e miratura nga Programi IADSA;

4. Të menaxhojë dhe të koordinojë aktivitetet e studentëve në shkollat profesionale dhe mbështetjen e specialistëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë për zbatimin e aktiviteteve në përputhje me objektivave të projektit..

5. Të sigurojë komunikim efektiv dhe në kohë me Projekt Menaxherin, MMSR dhe subjektet partnere Rajonin Emilia-Romagna;

6. Të promovojë dhe të përmirësoj sinergjitë dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet MMSR, Partnerëve Italinë dhe Formimit Profesional;

7. Të mbikëqyrë dhe të lehtësoje punën e stafit të Ministrisë së Mireqenies Sociale dhe Rinisë.

8. Të hartojë plane pune për çdo ekspert të punësuar në zbatim të këtij projekti dhe të ndjekë ecurinë e tyre.

 

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

a) Të këtë diplomë universitare në këto fusha: inxhinieri;

b)  Njohuri të mira të kuadrit institucional kombëtar dhe rajonal në Shqipëri;

c) Ai/Ajo duhet të ketë 2-3 vjet eksperiencë pune, në fushën e inxhinierisë;

d) Njohuri të mira të aktorëve dhe grupeve të tjera të interesit të përfshira në procesin e formimit profesional në Shqipëri.

e) Aftësi shumë të mira shkrimi të raporteve.

f)  Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;

g) Të ketë eksperiencë specifike në menaxhimin e stafit teknik;

h) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze dhe Italiane;

 

POZICIONI: KORDINATOR/E PROJEKTI (LOKAL)

PUNËDHËNËSI:MMSR

Në këtë kuadër, Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Drejtoria e Arsimit dhe Formimit Profesional) fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e sipërshënuar:

Kërkesat e përgjithshme për kandidatët:

a)   Të jenë shtetas shqiptarë, rezidentë në Shkodër;

b)   Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

c)   Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi;

d)   Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

 

Detyrat e Përgjithshme

Kordinatori/e i projektit është një ekspert/e me kohë të plotë i ngarkuar të siguroje zbatimin, koordinimin dhe menaxhimin e mirë të Projektit. Ai/ajo është përgjegjës/e për koordinimin e përgjithshëm të Planit të punës së Projektit, për hartimin dhe dërgimin e raporteve teknike, për organizimin e trajnimeve në shkollat profesionale, për identifikimin e opertarëve ekonomik, për riorganizimin e shkollave profesionale specifikisht drejt sektorit të mekanikës dhe elektronikës së aplikuar dhe hartimin e udhëzimeve në nivel Ministrie.

Ai/ajo siguron rrjedhën e komunikimit brenda partneritetit dhe shkëmbimin e informacionit mes nivelit lokal dhe atij rajonal.

 

 

Detyrat specifike:

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë e Kordinatorit/es të Projektit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

1. Të menaxhojë zbatimin e përditshëm të projektit duke koordinuar Projekt Menaxherin, Drejtorinë e Shkollave Profesionale, bizneset dhe aktorë lokal të përfshirë;

2. Të përgatisë planin e aktiviteteve me të gjithë aktorët e sipërpërmendur;

3. Të sigurojë mbikëqyrje efektive dhe në kohë të proçedurave për prokurimin dhe tenderimin në përputhje me udhëzimet e miratura nga Programi IADSA;

4. Të menaxhojë dhe të koordinojë aktivitetet e studentëve në shkollat profesionale dhe mbështetjen e specialistëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë për zbatimin e aktiviteteve në përputhje me objektivave të projektit..

5. Të sigurojë komunikim efektiv dhe në kohë me Projekt Menaxherin, MMSR dhe subjektet partnere Rajonin Emilia-Romagna;

6. Për të promovuar dhe për të përmirësuar sinergjitë dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet MMSR, Partnerëve Italinë dhe Formimit Profesional;

7. Të mbikëqyrë dhe të lehtësoje punën e stafit të Ministrisë së Mireqenies Sociale dhe Rinisë.

8. Të hartojë plane pune për çdo ekspert të punësuar në zbatim të këtij projekti dhe të ndjekë ecurinë e tyre.

 

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

a) Të këtë diplomë universitare në këto fusha: në shkenca politike/sociale, juridik, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonomi;

b)  Njohuri të mira të kuadrit institucional kombëtar dhe rajonal në fushën e formimit profesional;

c) Ai/Ajo duhet të ketë 2-3 vjet eksperiencë pune, në fushën e formimit professional dhe koordinimit të projekteve;

d) Njohuri të mira të aktorëve dhe grupeve të tjera të interesit të përfshira në procesin e formimit profesional në Shqipëri.

e) Aftësi shumë të mira shkrimi të raporteve.

f)  Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;

g) Të ketë eksperiencë specifike në menaxhimin e stafit teknik;

h) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze dhe Italiane;

 

 

Të rejat e fundit
26.01.2017

NJOFTIM

më shumë
13.01.2017

NJOFTIM

më shumë
13.01.2017

NJOFTIM

më shumë