Postuar më: 13 Janar 2017

NJOFTIM

KRITERET E KANDIDIMIT PËR PRESIDENT TЁ URDHRIT TË PSIKOLOGUT DHE DOKUMENATACIONI I KËRKUAR

 

Ftohen të gjithë të interesuarit të sjellin dokumentat për President të Urdhrit, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin  Nr. 40/2016 “Për urdhrin e psikologut në Republikën e Shqipërisë” , pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në datat 13 Janar- 20 Janar 2017.

 

Ligji ka përcaktuar këto kritere për kandidatët:

a) të jenë jo më shumë se në moshën e daljes në pension në momentin e zgjedhjes;

b) të kenë jo më pak se 5 vjet eksperiencë në profesion;

c) të kenë përvojë dhe të dhëna të besueshme për aftësi komunikimi, organizimi e drejtimi;

ç) të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore në 5 vitet e fundit;

d) të kenë prestigj dhe reputacion etiko-moral e profesional;

dh) të kenë kryer botime shkencore;

e) të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

 

Kandidatёt pёr President tё Urdhёrit duhet të ridorëzojnё të noterizuara (tё njehsuara me origjinalin) të gjitha dokumentet që kërkohen sipas ligjit për anëtarësimin në Urdhër, (përvec dëshmisë së penalitetit), tё cilat janё dorёzuar fotokopje pёr regjistrimin nё Urdhёr.

Kandidatët duhet të dorëzojnë gjithashtu:

  • Curriculum vitae
  • Vërtetim nga punëdhënësi ose nga sigurimet shoqërore për eksperiencën në punë (origjinal), ose libreza e punës (e njehsuar me origjinalin)
  • Dëshmi, vërtetim ose cdo dokument që provon eksperiencën në funksione drejtuese në institucione, ente, organizma, shoqata, etj. publike ose private (origjinal)
  • Botime shkencore te publikuara

 

 

Të rejat e fundit