Postuar më: 13 Janar 2017

NJOFTIM

KRITERET E KANDIDIMIT PËR ANЁTARЁ TЁ KЁSHILLIT KOMBЁTAR TЁ URDHЁRIT TË PSIKOLOGUT DHE DOKUMENATACIONI I KËRKUAR

Ftohen të gjithë të interesuarit të sjellin dokumentat për anёtarё tё kёshillit kombёtar të Urdhrit, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin  Nr. 40/2016 “Për urdhrin e psikologut në Republikën e Shqipërisë”, pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në datat 13 Janar- 20 Janar 2017.

 

Ligji ka përcaktuar këto kritere për kandidatët:

a) të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri;

b) të jetë anëtar i Urdhrit të Psikologut;

c) të këtë përvojë jo më pak se 5 vjet në ushtrimin e profesionit të psikologut;

ç) të mos ketë marrë masë disiplinore në 5 vitet e fundit dhe të mos ketë asnjë precedent penal.

 

Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kombëtar, në nenin 16.1, ligji 40/2016 ka parashikuar tre kategori, nga të cilat do të zgjidhen këta anëtarë:

 

  1. Tre anëtarë do të zgjidhen nga rradhët e pedagogëve, pavarësisht nësë e ushtrojne detyrën në universitete private apo shtetërore me gradë shkencore Profesor, Prof. i Asociuar dhe Doktor Shkencash

 

Kandidatët pёr kёtё kategori duhet të duhet të ridorëzojnё të noterizuara (tё njehsuara me origjinalin) të gjitha dokumentet që kërkohen sipas ligjit për anëtarësimin në Urdhër, (përvec dëshmisë së penalitetit), tё cilat janё dorёzuar fotokopje pёr regjistrimin nё Urdhёr.

Kandidatёt duhet tё paraqesin kёto dokumente shtesё:

  • Kopje të titujve shkencore të njehsuar me origjinalin.
  • Vërtetim nga Universiteti ku punojnë (origjinal),  që dëshmon për eksperiencën 5 vjecare.

 

  1. Shtatë anëtarë do të zgjidhen nga kandidaturat e psikologëve qё punojnё nё shkolla, spitale, burgje, institucione komunitare, gjykatё, nё zyra apo agjenci private, institucione rezidenciale, si dhe institucione varësie.

 

Kandidatët pёr kёtё kategori duhet të duhet të ridorëzojnё të noterizuara (tё njehsuara me origjinalin) të gjitha dokumentet që kërkohen sipas ligjit për anëtarësimin në Urdhër, (përvec dëshmisë së penalitetit), tё cilat janё dorёzuar fotokopje pёr regjistrimin nё Urdhёr.

Kandidatёt duhet tё paraqesin kёto dokumente shtesё:

  • Vërtetim për eksperiencën mbi 5 vjet vjetërsi në punë (origjinal)

 

 

  1. Një anëtar do të zgjidhet nga shoqatat e psikologëve.

 

Kandidatët pёr kёtё kategori duhet të duhet të ridorëzojnё të noterizuara (tё njehsuara me origjinalin) të gjitha dokumentet që kërkohen sipas ligjit për anëtarësimin në Urdhër, (përvec dëshmisë së penalitetit), tё cilat janё dorёzuar fotokopje pёr regjistrimin nё Urdhёr.

Kandidatёt duhet tё paraqesin kёto dokumente shtesё:

  • Vërtetim për eksperiencën pesë vjecare të punës si psikolog (origjinal)
  • Vërtetim për anëtarësinë në shoqatë (origjinal)
  • Vendim gjykate ose vërtetim nga Regjistri I OJF-ve për shoqatën (e njehsuar me origjinalin)
  • Certifikaten e regjistrimit të shoqatës si person i tatueshem NIPT (e njehsuar me origjinalin)

 

 

Të gjithë kandidaturat, për të gjitha kategoritë, duhet të jenë pjesë e Regjistrit të miratuar nga Komisioni i Përkohshëm, si anëtarë të Asamblesë së Parë!

 

Një subjekt nuk mund të kandidojë në dy kategori të ndryshme, por duhet të zgjedh një fushë të cilën mendon se e përfaqson dhe interesat e së cilës mbron!

 

Të rejat e fundit