Postuar më: 28 Prill 2016

NJOFTIM

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) në bashkëpunim me partnerin Rajonin Emilia-Romagna do të zbatojë projektin me titull “Mechanical Vocational Education and Training for Youth”. Qëllimi i projektit synon të rrisë shkallën e punësimit në Rajonin e Shkodrës përmes futjes së instrumenteve të reja dhe rritjen e ndërveprimit ndërmjet shkollave profesionale dhe tregut të punës kryesisht në degën e mekanikës dhe elektronikës së aplikuar.

 

Ky publikim ka afat dorezimi te dokumentave, pranë Drejtorisë së Politikave të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në adresën stavri.lako@sociale.gov.al, deri në 30 (tridhjetë) ditë pas botimit të këtij njoftimi.

 

Aktivitetet e projektit synojnë:

 

  • Rritjen e punësimit të  nxënësve të shkollave profesionale përmes trajnimeve të formalizuara në kompanitë private;
  • riorganizimin dhe vetë-qëndrueshmërinë e shkollave profesionale në mënyrë specifike ndaj sektorit të mekanikës dhe elektronikës përmes bashkimit të resurseve dhe ofrimin e shërbimeve të jashtme fitimprurës;
  • përfshirjen e kompanive lokale në trajnime të orientuara nga tregu, duke përdorur më efikasitet laboratorët e shkollave profesionale të modernizuara nga projekti.

 

Kohëzgjatja e projektit: 22 muaj

Në këtë kuadër MMSR fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e mëposhtëm:

Për zbatimin e objektivave të këtij projekti do të kontraktohet:

 

POZICIONI: KËSHILLTAR/E TEKNIKE PROJEKTI

PUNËDHËNËSI:MMSR

 

Në këtë kuadër, Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Drejtoria e Politikave të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve) fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e sipërshënuar:

 

Kërkesat e përgjithshme për kandidatët:

a)   Të jenë shtetas shqiptarë;

b)   Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

c)   Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi;

d)   Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

 

Detyrat e Përgjithshme

Këshilltari/e i projektit është një ekspert/e me kohë të plotë i ngarkuar të siguroje zbatimin, koordinimin dhe menaxhimin e mirë të Projektit. Ai/ajo është përgjegjës/e për koordinimin teknik të Projektit, për hartimin dhe dërgimin e raporteve teknike, për organizimin e trajnimeve në shkollat profesionale, për identifikimin e opertarëve ekonomik, për riorganizimin e shkollave profesionale specifikisht drejt sektorit të mekanikës dhe elektronikës së aplikuar dhe hartimin e udhëzimeve në nivel Ministrie.

Ai/ajo siguron rrjedhën e komunikimit brenda partneritetit dhe shkëmbimin e informacionit mes nivelit lokal dhe atij rajonal.

Detyrat specifike:

 

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë e Këshilltarit të Projektit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

1. Të menaxhojë zbatimin e përditshëm të projektit duke koordinuar Projekt Menaxherin, Kordinatorin e Projektit, Drejtorinë e Shkollave Profesionale, bizneset dhe aktorë lokal të përfshirë;

2. Të përgatisë planin e aktiviteteve me të gjithë aktorët e sipërpërmendur;

3. Të sigurojë mbikëqyrje efektive dhe në kohë të proçedurave për prokurimin dhe tenderimin në përputhje me udhëzimet e miratura nga Programi IADSA;

4. Të menaxhojë dhe të koordinojë aktivitetet e studentëve në shkollat profesionale dhe mbështetjen e specialistëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë për zbatimin e aktiviteteve në përputhje me objektivave të projektit..

5. Të sigurojë komunikim efektiv dhe në kohë me Projekt Menaxherin, MMSR dhe subjektet partnere Rajonin Emilia-Romagna;

6. Të promovojë dhe të përmirësoj sinergjitë dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet MMSR, Partnerëve Italinë dhe Formimit Profesional;

7. Të lehtësoje punën e stafit të Ministrisë së Mireqenies Sociale dhe Rinisë.

8. Të hartojë plane pune për çdo ekspert të punësuar në zbatim të këtij projekti dhe të ndjekë ecurinë e tyre.

 

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

 

a) Të këtë diplomë universitare në këto fusha: në inxhinieri mekanike ose elektronike;

b)  Njohuri të mira të kuadrit institucional kombëtar dhe rajonal në Shqipëri;

c) Ai/Ajo duhet të ketë 2-4 vjet eksperiencë pune, në fushën e mekanikës dhe elektronikës;

d) Njohuri të mira të aktorëve dhe grupeve të tjera të interesit të përfshira në procesin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri.

e) Aftësi shumë të mira shkrimi të raporteve.

f)  Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;

g) Të ketë eksperiencë specifike në menaxhimin e stafit teknik;

h) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze dhe Italiane;

 

Të rejat e fundit
26.01.2017

NJOFTIM

më shumë
13.01.2017

NJOFTIM

më shumë
13.01.2017

NJOFTIM

më shumë