Postuar më: 04 Shtator 2015

NJOFTIM

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) në bashkëpunim me partnerin Rajoni i Markes (Regione Marche) do të zbatojnë projektin me titull “Fashion VET-AL”. Qëllimi i projektit synon të nxisë Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) në përputhje me kërkesat e tregut të punës, në mënyrë që të kontribuojë në zhvillimin e një shoqërie bazuar në njohuri të avancuara, përfshirë të mësuarit gjatë gjithë jetës.  Ky objektiv është në përputhje me prioritetet e Qeverisë Shqiptare në zbatim të Strategjisë së Punësimit dhe Aftësive 2014-2020, pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2004-2020 (SKZHI). MMSR është e përfshirë në mënyrë aktive në reformimin e sistemit të arsimit dhe formimit profesional.   Procesi është i lidhur në mënyrë rigoroze me konsolidimin e një sistemi të AFP që të jetë i aftë të kualifikojë dhe trainojë të rinj e të reja sipas nevojave të tregut të punës dhe ndikojë në integrimin e tyre në botën e punës.

 

Gjithashtu projekti synon:

 

  • Të përcaktojë dhe zbatojë një model inovativ të AFP-së në sektorin e prodhimit të këpucëve, fuqimisht i orientuar nga kërkesat e tregut të punës dhe i karakterizuar nga niveli i lartë i cilësisë dhe standartet evropiane;
  • Të rrisë aftësitë teknike të fuqisë puntore të ndërmarrjeve që punojnë në sektorin ekonomik të prodhimit të këpucëve, me një model të AFP-së bazuar në nismën e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe në kërkesat e tregut evropian në drejtim të cilësisë dhe dizenjos;
  • Të rrisë punësimin dhe vetë-punësimin e grupeve në nevojë (kryesisht të rinjtë dhe të papunët afatgjatë, nga të cilët gratë janë grupi kryesor i fokusuar) në sektorin ekonomik ku ndërmarrjet e prodhimit të këpucëve punojnë.

 

Për zbatimin e objektivave të këtij projekti do të kontraktohen:

 

Pozicioni: Ekspert/e Prokurimesh dhe Manaxher/e Komunikimi.

 

Në këtë kuadër, Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Formimit Profesional) fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionet e sipërshënuara:

 

 

POZICIONI: EKSPERT/E PROKURIMESH

PUNËDHËNËSI:MMSR

 

Kërkesat e përgjithshme për kandidatët:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë;
  2. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi;
  4. Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

 

 

 

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

 

  1. Të këtë diplomë universitare në këto fusha: ekonomi, juridik (preferohet të ketë Master);
  2. Ai/Ajo duhet të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë pune, në fushën e prokurimeve / konsulencës  juridike;
  3. Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane;

 

POZICIONI: MANAXHER/E KOMUNIKIMI

PUNËDHËNËSI:MMSR

Kërkesat e përgjithshme për kandidatët:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë;
  2. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi;
  4. Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

 

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

 

  1. Të këtë diplomë universitare në këto fusha: në shkenca politike/shoqërore (preferohet të ketë Master);
  2. Ai/Ajo duhet të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë pune, në fushën e komunikimit;
  3. Aftësi shumë të mira shkrimi të raporteve;
  4. Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane.

 

Kandidatët për të dy pozicionet duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

 

  1. Jetëshkrim i aplikantit (CV)
  2. Fotokopje të diplomës;
  3. Fotokopje të librezës së punës;
  4. Çdo dokument tjetër që vërteton trainimet, kualifikimet dhe çdo gjë tjetër të përmendur në jetëshkrimin e tyre;
  5. Fotokopje të letërnjoftimit;
  6. Një referencë pune;
  7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

 

Dokumetet e kërkuara të dërgohen me postë ose drejtpërdrejt pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  deri në 30 ditë kalendarike pas botimit në gazetë.

 

Kohëzgjatja e projektit: 15 muaj

Të rejat e fundit
26.01.2017

NJOFTIM

më shumë
13.01.2017

NJOFTIM

më shumë
13.01.2017

NJOFTIM

më shumë