Postuar më: 04 Mars 2017

Ustai i qytetit tim në Lushnje

Klosi:   Rregjistrimi në DHomën e zejeve, taksim zero

Klosi:  Fillimi  i zbatimit të ligjit të zejeve,  do të mbrojë prodhimin vendas

Klosi: Në këtë sezon turistik, do të rritet shitja e prodhimit artisanal vendas

Bregasi: Na duhen zejtarët dhe profesionistët në bisneset tona

 

 

Bisneset e zejtarisë që do të rregjistrohen në Dhomën Kombëtare të Zejeve, do të përfitojnë jo vetëm taksim zero, por edhe mbrojtje të prodhimit të tyre. Në Lushnje, ku u zgjodh anëtari I Asamblesë Kombëtare  të Zejtarisë për këtë qytet, ministri I Mirëqënies Sociale dhe RInisë z. Blendi Klosi deklaroi se ngritja e Dhomës së Zejeve, dhe ligji I zejtarisë do të mbrojë prodhimin shqiptar.

Prodhimit vendas artisanal do ti kthehet traditës, duke rritur mbrojtjen e prodhimit të zejeve- deklaroi ministri Klosi duke shtuar se kjo do të mundësojë jo vetëm ruajtjen e traditës por shtimin e qindra vendeve të reja të punës. Në tregjet shqiptare deklaroi ministri Klosi, tani do të zbatohet ligji I zejeve që e mbron prodhimin artisanal vendas nga ai I importit. Zejtarët e rregjistruar në DHomën KOmnbëtare të zejeve do të kenë taskim zero, për dy vitet e para të rregjistrimit të tyre.

Të gjitha këto përpjekje deklaroi ministri Klosi në Panairin e Zejtaisë në Lushnje, kanë vetëm një qëllim: rritjen e punësimit dhe mirëqënies së familjeve shqiptare.

Kreu  i Bisnes Albania, z. Luan Bregasi përshëndeti nismën për grupimin e zejtarëve në Dhomën e tyre, që do të jetë struktura që do të mbrojë interesat e tyre.  Z. Bregasi  deklaroi se nëse këto përpjekje do të ishin bërë vite më parë, sot bisneset nuk do të ndjenin mungesën e profesionistëve në sipërmarrjet e tyre.