Postuar më: 16 Prill 2017

Urimi për festën e Pashkëve i Ministres Xhaçka.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, uroi sot besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve.

Nga vizita e saj në Kishën Ortodokse dhe Kishën Ungjillore, Ministrja u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë si një ditë reflektimi për të qenë solidarë me ata që janë më të pamundur. I uroj shqiptarëve që kjo ditë e shenjtë të sjellë sa më shumë begati dhe lumturi!