Postuar më: 06 Mars 2017

Rihapet afati për aplikim për ish të përndjekurit

Rihapet afati për aplikim për ish të përndjekurit
Klosi: Brenda qershorit përfundojmë me shpërndarjen e këstit të 8-të

Miratohen në Komisionin e Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë projektligji për hapjen e afatit të aplikimit për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikën, kategoria parësore që u përjashtuan nga procesi I 2009. Ministri Klosi prezantoi projektligjin para deputetëve të këtij komisioni, duke theksuar se nisma e MMSR vjen në kuadër të përmbushjes së premtimit të kësaj qeverie, për dëmshpërblimin e plotë të ish të përndjekurve politikë.                     

Ministri Klosi bëri prezantimin e projektligjit edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, por nuk u arrit të miratohej për mungesën e kuorumit. Ministri Klosi informoi deputetët e këtij komisionin për ecurinë e procesit deri tani.
“ Jemi duke shpërndarë këstin e shtatë. Jemi duke e mbyllur me të gjithë të përndjekurit politik ,dhe kalojmë në këstin e tetë për ta përmbyllur brenda muajit qershor. Po ashtu hapet mundësi që brenda harkut kohor të vitit tjetër, dhe këta 320 të përndjekur politik të kategorisë parësore që shtohen rishtazi në listën e të përndjekurve politik, të kenë mundësinë që të marrin dëmshpërblimin e tyre financiar” – deklaroi ministri Klosi

Fjala e plotë e ministrit Klosi


Unë nuk mund të rri pa shprehur një falenderim për të gjithë strukturën e parlamentit shqiptar I cili e kaloi dhe e futi me shpejtësi në rendin e ditës këtë Projektligj , I cili përbën një nga ato detyrime përsa I përket një grupi shumë të rëndësishëm shoqëror në vendin tonë.
Për sa I përket inisiativës që vjen sot nga Ministria e Mirëqenies Sociale për të krijuar hapësirën ligjore të përshtatshme për një grup jo të vogël të përndjekurish politik që në bazë të informacionit që vjen nga Ministria e Drejtësisë dhe të rakorduar me Ministrinë e Rendit janë plot 320 të përndjekur politik të kategorisë parësore, të cilët në bazë të ligjit të vitit 2007 dhe në bazë të një vendimmarrje politike të asaj kohe, u lanë jashtë mundësisë së aplikimit për dëmshpërblimin. Ky grup nuk ka marrë asnjë këst, asnjë shpërblim financiar.
Prandaj në këtë kuadër të premtimit tonë për të përmbushur brenda mandatit të parë trajtimin financiar të të gjithë përndjekurve politik të kategorisë parësore, ne sjellim këtë projektligj i cili hap hapësirën e aplikimit brenda harkut kohor të këtij viti, deri në 31 dhjetor të vitit 2017 për 320 të përndjekur politik kategoria parësore, të cilët kanë mundësinë të aplikojnë dhe përfitojnë dëmshpërblimin financiar.
Për sa i përket asaj se cfarë është realizuar gjatë këtyre viteve me skemën e të përndjekurit politik ne jemi përmbushim detyrimin tonë madhor për sa i përket kësaj shtrese, që brenda qershorit të vitit 2017 kemi bërë të gjithë parashikimin finaciar për të përndjekurit politik kategoria parësore. Jemi duke shpërndarë këstin e shtatë. Jemi duke e mbyllur me të gjithë të përndjekurit politik ,dhe kalojmë në këstin e tetë për ta përmbyllur brenda muajit qershor. Po ashtu hapet mundësi që brenda harkut kohor të vitit tjetër, dhe këta 320 të përndjekur politik të kategorisë parësore që shtohen rishtazi në listën e të përndjekurve politik, të kenë mundësinë që të marrin dëmshpërblimin e tyre financiar.
Për të kuptuar diferencën e qeverisjeve të këtij vendi para 2013 dhe mbas 2013.
Në vitin 2014 janë paguar rreth 5 100 persona me rreth 1.8 miliard lekë.
Gjatë vitit 2015 janë paguar rreth 6 800 persona me 2 miliard lekë nga të cilët në këstin e katërt dhe të pestë  janë dëmshpërblyer 2700 persona, duke marrë parasysh faktin që shumica e tyre kanë përfituar edhe 3 këste brenda një periudhe kohore 1 vjeçare. Gjatë vitit 2016 rreth 5 500 persona, me rreth 2 miliard lekë të fondit në dispozicion.  Po ashtu gjatë vitit 2017 po shpërblejmë të gjithë të përndjekurit politik të kategorisë parësore.

Kjo të nderuar deputetë është dhe arsyeja pse e sjellim këtë projektligj për të krijuar bazën ligjore që këta të përndjekur politik të kenë mundësinë të aplikojnë. Me miratimin nga Kuvendi të këtij projektligji, bëhet e mundur futja në skemën e pagesës së dëmshpërblimit të rreth 320 personave, ish të dënuar politikë, të cilët kanë paraqitur kërkesën për përfitimin e dëmshpërblimit financiar në Ministrinë e Drejtësisë pas përfundimit të afatit ligjor, prej të cilave :
293 aplikime i përkasin kategorisë “Burg dhe izolim në hetuesi” dhe 27 aplikime kategorisë “Izolim në institucion psikiatrik”.
Efektet financiare të projektligjit në buxhetin e shtetit lidhen me dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të kategorisë parësore, të cilët do të përfitojnë dëmshpërblim si rezultat i rivendosjes në afat, përafërsisht 320 persona, në vlerën rreth 919,296,000lekë.
Vetëm për 1 këst, efektet financiare të projektligjit përllogariten në vlerën rreth 114,912,000 lekë.
Duke e bërë të mundur fillimin e procedurave për këtë grupim gjatë hapësirave buxhetore të vitit 2018.

Ju faleminderit!