Postuar më: 23 Maj 2017

Qëndrim zyrtar i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Ky është një reagim për disa lajme të pavërteta që qarkullojnë në media. Po bëjmë të ditur se vendimi i Ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sot është për shfuqizimin e një urdhëri të ish-ministres e cila në ditën e saj të fundit në detyrë, në kundërshtim me frymën e marrëveshjes politike , ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm.

Shfuqizimi i këtij urdhëri bëhet për të mbyllur çdo mundësi abuzimi nga administrata për interesa elektorale. Ministrja Kërtusha nuk do te firmosë asnjë tender deri në fund të mandatit të saj dhe do të angazhohet për sigurimin e transparencës, standarteve dhe ndalimit të cdo lloj abuzimi.