Postuar më: 08 Mars 2017

Programet e nxitjes së punësimit për gratë

 

Klosi: Programet e nxitjes së punësimit për gratë

Klosi: Po punojmë për rritjen e kushteve dhe pagesave

Klosi: Duhet reforma në drejtësi, për të ulur dhunën në familje

Klosi:  Vendimet e gjyqësorit në dëm të të dhunarës

 

Në ditën e gruas, 8 Mars, ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi ishte në një nga fabrikat e reja të prodhimit, ku janë punësuar rreth 200 gra, një pjesë e të cilave ish gra të dhunuara.

Bashkë me anëtaret e Këshillit Kombëtar të Barazisë GJinore, që zhvillloi mbledhjen në këtë ambjent, ministri Klosi iu  shpërndau lule në vendin e punës, të gjitha grave,  me mesazhin bashkëngjitur të fushatës kundër dhunës këtë vit, “ Unë zgjedh të jetoj pa dhunë” .

Në bashkëbisedim me të punësuarat në këtë fabrikë, ministri Klosi deklaroi se fuqizimi ekonomik I gruas është prioriteti  I këtij viti, ku një nga programet e nxitjes së punësimit shkon pikërisht për kategoritë e grave që kanë vështirë hyrjen në tregun e punës.

 

Ministri Klosi, falenderoi sipërmarrësen e këtij bisnesi që ka bërë ndryshimin duke punësuar gra nga kategoritë vurnerabël, duke vënë theksin tek vendimi që pritet të merret për rritjen e pagës minimale, përpjekja për rritjen e pagesës për to.

Ambasadari i Agjensisë së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Ëilliams deklaroi se fuqizimi ekonomik I gruas në Shqipëri, është garancia për zhvillimin e vendit tonë.

Sipërmarrja e këtij Bisnesi, Iva Laro deklaroi se përpos kësaj sipërmarrje, është një tjetër nismë që do të vihet në zbatim së shpejti, ajo për punësimin e grave të burgjeve të TIranës

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore në këtë ambjent, ministri Klosi deklaroi se jo më kot u zgjodh që kjo strukturë të zhvillojë takimin këtu, pasi fuqizimi ekonomik I gruas është një nga mekanizmat e sigurtë edhe të parandalimit të dhunës në familje.

Nga ky takim ministri Klosi vuri theksin tek nevoja për reformimin e gjyqësorit, edhe për të frenuar dhunën në familje, pasi në shumë raste është shkuar në ngjarjet kriminale për shkak të vendimeve të munguara të gjyqësorit, për urdhrat e padhëna të mbrojtjes, apo për mungesën e dënimeve kundrejt dhunuesve.

“ Duhet të jemi të gjithë bashkë, për të mundësuar refomimin e gjyqësorit, votimin e Vettingut, ecjen përpara me reformën edhe në të mirë të një familje më të shëndoshë, edhe në të mirë të frenimit të dhunës” – deklaroi ministri Klosi në mbledhjen e Këshillit të Barazisë GJinore.