Postuar më: 16 Maj 2017

Nxitja e punësimit, histori suksesi

 

Në kuadër të promovimit të politikave për nxitjen e punësimit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi sot takimin me sipërmarrje private të cilat cilësohen si histori suksese dhe kanë përfituar nga politika e nxitjes së punësimit.

Nga fabrika Fetal, Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, prezantoi këto raste suksesi, siç është edhe rasti I kësaj fabrike, e cila është dëshmi reale e përfitimit të politikave të nxitjes së punësimit dhe e cila ka ngritur numrin e të punësuarve dhe si rezultat dhe shtimin e investimeve të reja.

 

Ministrja Xhaçka: Në fund të vitit 2015 ishin 150 mijë punëkërkues të papunë. Ky numër është ulur në 94 mijë, në fund të 2016.

 

Ministrja Xhaçka: Modernizim  i shërbimeve publike të punësimit, tek rritja  e  punësimit te grave dhe të rinjve që vijnë nga grupet vunerabël, tek përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe niveli i shtrirjes së arsimit profesional për të siguruar lidhjen e zanatit me tregun e punës.

 

Ministrja Xhaçka: Sot kemi 21 zyra të reja moderne punësimi të ristrukturuara. Modeli parashikohet të shtrihet në të 61 bashkitë, sipas ndarjes së re territoriale.

 

Ministrja Xhaçka:

 

  • zyrat e punës u kanë shërbyer 120 mijë punëkërkuesve të papunë.
  • Kanë ngritur 50 mijë kontakte me punëdhënës, gjë që ka bërë të mundur  të  kemi  40 mijë oferta  punë  në vitin e fundit.
  • Për ata që janë të pamundur të shkojnë në arsim profesional, për shkak të kushteve ekonomike, familjare, moshës etj, kemi ngritur kurse të kualifikimit profesional. Vetëm vitin e fundit, 17 mijë kursantë janë kualifikuar në këto qendra  dhe 13 mijë punëkërkues janë asistuar të marrin formimin e duhur nga qendrat tona në mënyrë që të jenë të punësueshëm.
  • Në këto katër vite raportohen 74 mijë punësime të realizuara, nëpërmjet ndërmjetësimit të zyrave të punës. Dhe më shumë se 53 për qind e të punësuarve janë gra dhe vajza. Niveli i punësimit të të rinjve është rritur në 42 përqind, ose rreth 35 mijë të rinj të punësuar. Numërojmë rreth 1000 persona që i përkasin minoriteteve dhe 160 persona me aftësi të kufizuara për vitin 2016.

 

Si synime të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrja Xhaçka u shpreh: “Për vitin 2017 synojmë të vazhdojmë reformën e transformimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit si pjesë e reformës së sistemit të Arsimit Profesional. Do të realizojmë 27.000 punësime të punëkërkuesve të regjistruar në Zyrat e Punësimit dhe në të gjitha rastet do aplikojmë politikat tona gjithëpërfshirëse, duke synuar që 45 përqind e të punësuarve të jenë gra, 50 përqind të jenë të rinj, 1300 persona të jenë romë dhe egjyptianë, 150 të tjerë të jenë persona me aftësi të kufizuara. “

 

  • Synojmë të rrisim numrin e vendeve të lira tëpunës me 5% krahasuar me vitin paraardhës.

 

  • Qëllimi ynë është të përfshijmë në programet e nxitjes së punësimit 5500-6000 punëkërkues të papunë, nga të cilët 50% nga grupet e vulnerabël, duke i dhënë përparësi edhe studentëve të sapo diplomuar.

 

  • Do të zbatojmë një programi të ri për nxitjen e vetëpunësimit, duke pasur kryesisht në fokus punëkërkuesit e papunë të rinj deri në 20 vjec.

 

  • Do të formojmë Qendrat Publike të Formimit Profesional për  13 mijë  punëkërkues të papunë, nga të cilët 2000 do të punësohen pas përfundimit  të një kursi trainimi.

 

 

Fjala e plotë e Ministres:

 

Kur vjen puna te suksesi mendoj se pak ka të bëjë fati. Ajo që luan rol vendimtar është puna e palodhur. Sigurisht që ka momente në jetë, që duket se puna nuk mjafton, apo ndjehemi të lodhur. Ndodh vërtetë, por në cdo rast kupton se vetëm nëpërmjet punës, mund ti provosh vetes që ia vlen, vetëm nëpërmjet punës mund të dalësh në pah si protagonist, vetëm nëpërmjet punës, mund të kesh cfarë të tregosh për veten dhe brezat që vijnë.

Kënaqësia më e madhe nga puna merret kur kapërcejmë sfidat dhe vështirësitë, së bashku. Është e pamundur që dikush të mposhtet nëse nuk dorëzohet dhe kompania Fitel është një nga shumë historitë e suksesit të sipërmarrjeve shqiptare gjatë viteve të fundit.

Provoj kënaqësi në shumë aktivitete që marr pjesë, por kënaqësia merr tjetër peshë, kur takon dhe prek nga afër rezultate të suksesshme. Vetëm pas disa vitesh inciativë tuajën, takon nga afër dyfishin e numrit të punonjësve,  sheh rritje të investimit në godina dhe linjën e prodhimit të shoqëruar me standard dhe përmirësim kushtesh për punonjësit.

Nuk është dhe aq e lehtë tia dalësh me sukses, aq më tepër vetëm. Në këtë rast, më lejohet edhe të mburrem pak sepse e kuptuam në kohë që sukesi vjen kur bëhemi bashkë. Dhe ne në këto 4 vjet, zgjodhëm të bëhemi bashkë me punëdhënësit dhe punëmarrësit, zgjodhëm të mbështesim me zyrat tona të punës një rrugë të sigurtë komunikimi, që ka rritur besimin se ka punë dhe do ketë më shumë.

Ky bashkëpunim po jep cdo ditë rezultate dhe po prodhon histori suksesi. Dhe kjo duket tek modernizimi i shërbimeve publike të punësimit, tek rritja  e  punësimit te grave dhe të rinjve që vijnë nga grupet vunerabël. Shihet po ashtu, tek përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe niveli i shtrirjes së arsimit profesional për të siguruar lidhjen e zanatit me tregun e punës.

 

Sot kemi 21 zyra të reja moderne punësimi të ristrukturuara. Modeli parashikohet të shtrihet në të 61 bashkitë, sipas ndarjes së re territoriale. Ky model, synon jo vetëm përmirësimin e mëtejshëm por dhe zbatimin e standarteve bashkëkohore, siç është edhe ngritja e infrastrukturës për kërkesat për punë të personave me aftësi të kufizuara.

Kompania FITEL, por jo vetëm, ka punësuar vetëm gjatë vitit 2016, 101 persona nëpërmjet programeve tona të nxitjes së punësimit, si dhe ka punësuar një person me aftësi të kufizuara.

Në fund të vitit 2015 ishin 150 mijë punëkërkues të papunë. Ky numër është ulur në 94 mijë, në fund të 2016.

  • zyrat e punës u kanë shërbyer 120 mijë punëkërkuesve të papunë.
  • Kanë ngritur 50 mijë kontakte me punëdhënës, gjë që ka bërë të mundur  të  kemi  40 mijë oferta  punë  në vitin e fundit.
  • Për ata që janë të pamundur të shkojnë në arsim profesional, për shkak të kushteve ekonomike, familjare, moshës etj, kemi ngritur kurse të kualifikimit profesional. Vetëm vitin e fundit, 17 mijë kursantë janë kualifikuar në këto qendra  dhe 13 mijë punëkërkues janë asistuar të marrin formimin e duhur nga qendrat tona në mënyrë që të jenë të punësueshëm.

Në këto katër vite raportohen 74 mijë punësime të realizuara, nëpërmjet ndërmjetësimit të zyrave të punës. Dhe më shumë se 53 për qind e të punësuarve janë gra dhe vajza. Niveli i punësimit të të rinjve është rritur në 42 përqind, ose rreth 35 mijë të rinj të punësuar. Numërojmë rreth 1000 persona që i përkasin minoriteteve dhe 160 persona me aftësi të kufizuara për vitin 2016.

Për vitin 2017 synojmë të vazhdojmë reformën e transformimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit si pjesë e reformës së sistemit të Arsimit Profesional. Do të realizojmë 27.000 punësime të punëkërkuesve të regjistruar në Zyrat e Punësimit dhe në të gjitha rastet do aplikojmë politikat tona gjithëpërfshirëse, duke synuar që 45 përqind e të punësuarve të jenë gra, 50 përqind të jenë të rinj, 1300 persona të jenë romë dhe egjyptianë, 150 të tjerë të jenë persona me aftësi të kufizuara.

Synojmë të rrisim numrin e vendeve të lira tëpunës me 5% krahasuar me vitin paraardhës.

Qëllimi ynë është të përfshijmë në programet e nxitjes së punësimit 5500-6000 punëkërkues të papunë, nga të cilët 50% nga grupet e vulnerabël, duke i dhënë përparësi edhe studentëve të sapo diplomuar.

Do të zbatojmë një programi të ri për nxitjen e vetëpunësimit, duke pasur kryesisht në fokus punëkërkuesit e papunë të rinj deri në 20 vjec.

Do të formojmë Qendrat Publike të Formimit Profesional për  13 mijë  punëkërkues të papunë, nga të cilët 2000 do të punësohen pas përfundimit  të një kursi trainimi.

Dua ta mbyll me një shprehje tonën që thotë “Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja”. Sot mendoj, se të gjithë po shijojmë çlodhjen e një punë të palodhur që qëndron pas sipërmarrësve të FITEL dhe shumë sipërmarrësve të tjerë, pas 1000 të punësuarve në FITEL dhe 74,000 të punësuarve gjatë këtyre viteve të fundit, si edhe pas 21 zyrave të punës dhe Qeverisë.  Ky është një progres që meriton një duartrokitje të madhe.

Bravo!