Postuar më: 05 Prill 2017

Një mik i mirë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka, mirëpriti dje Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu.

Ministrja Xhaçka ndau me Ambasadorin Lu, punën e bërë të deritanishme të Ministrisë dhe objektivat e të gjitha fushave që ky institucion mbulon. Çështjet me më rëndësi që u diskutuan, ishin çështjet e të drejtave të njeriut, minoriteteve, barazisë gjinore dhe shërbimeve sociale për shtresat më në nevojë.

Ambasadori Lu, i cili ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri znj. Catherine Johnson dhe këshilltari i tij politik, shprehu mbështetjen e tij që Ministria dhe drejtuesja e re, të punojnë me përkushtim, për fuqizimin e grupeve në nevojë.