Postuar më: 07 Shkurt 2017

Miratohet në Komisionin për Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Projektligji për Arsimin dhe Formimin Profesional.

Miratohet në Komisionin për Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Projektligji për Arsimin dhe Formimin Profesional. Ministri Klosi prezantoi projektligjin, si projekti që do ti japë një tjetër hov  jo vetëm fuqizimit të arsimit profesional në vend, por më shumë sesa kaq lidhjes së arsimit  me tregun e punës.

 

Ajo që kërkojmë ne me këtë ligj dhe me gjithë filozofinë tonë është shndërrimi i shkollës së Arsimit dhe Formimit Profesional në një mekanizëm ekonomik i cili do të mund të ndihmojë një grup shumë të madh shoqëror, krijimin e një klase të mesme të Shqipërisë” – deklaroi ministri Klosi. 

Ministri Klosi paraqiti në komision ndryshimet e rëndësishme që sjell projektligji, i cili i kthen shkollat e arsimit profesional në një njësi autonome financiare, i lidh qartazi me bisnesin, dhe vendos raportin e  barabartë mes teorisë dhe praktikës gjatë viteve të shkollës.

 

 

 

 

                                           Fjala e plotë e ministrit Klosi

 

Sjellim sot për diskutim projektligjin e rëndësishëm të Arsimit dhe Formimit Profesional.

Afrimi i profesionit drejt tregut të punës ka qënë  thelbi i këtij diskutimi. Ligji i ri i Arsimit dhe Formimit Profesional vjen si një ligj kuadër, i cili synon që të transformoj Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri, rikthimin në identitet të zejeve dhe orientimin në tregun e punës të më shumë kuadrove në Shqipëri.

 

Të nderuar kolegë deputetë për ne që Arsimin Profesional e shikojmë të lidhur me tregun e punës kuptojmë se sa shumë duhet të punojmë të gjithë së bashku që tregu i punës të ketë më pranë edukimin. Edukimi ka ndryshuar shumë, arsyet pse nxënësit shkojnë në shkolla ka ndryshuar shumë. Prandaj unë mendoj se jemi shumë mbrapa në kohë, sepse duhej të ishte bërë shumë kohë më parë në Shqipëri, lidhja e edukimit me tregun e punës .

 

Ligji i ri i Arsimit dhe Formimit Profesional në shumë nene të tij dhe në gjithë filozofinë e tij kërkon që shkolla jonë e Arsimit dhe Formimit Profesional  të mos jetë thjesht një shkollë ku nxënësit shkojnë dhe marrin një edukim standart. Ajo që kërkojmë ne me këtë ligj dhe me gjithë filozofinë tonë është shndërrimi i shkollës së Arsimit dhe Formimit Profesional në një mekanizëm ekonomik i cili do të mund të ndihmojë një grup shumë të madh shoqëror, krijimin e një klase të mesme të Shqipërisë, të cilët kanë nevojë të punojnë me punë të denjë, të paguhen me punë të denjë dhe të mbajnë familjen me punë të denjë.

 

Për ne , për mua personalisht ky ligj shënon kulmin e një përpjekje disa vjecare, kërkon të shënon edhe transformimin e edukimit të mesëm në Shqipëri i cili nuk ka të bëjë shumë me forcat politike, por ka të bëjë shumë me të gjithë gjeneratat mbas asaj. Fatkeqësisht në Shqipëri akoma jemi në një treg të edukimit të mesëm i cili shumë pak kupton se kush janë kërkesat e tregut të punës. Prandaj ky ligj i ri kërkon që shkollat tona të Arsimit dhe Formimit Prrofesional të transformohen në qendra multifunksionale e cila në cdo qelizë të saj , në cdo kurrikul apo kuadër që përgatit të ketë raport me tregun  e punës.

 

Ajo që do të kërkojmë mbas miratimit të këtij ligji është që shkolla jonë tashmë e transformuar në qendër multifunksionale mos të ofrojë vetëm edukim për nxënësit e 4-vjecarit, nga klasa e 10 deri në klasën e 13 por të ketë mundësi që ti ofroj gjatë gjithë jetës. Qendrat tona multifunksionale do kërkohen në cdo cep të vendit që të jenë hapësira jo vetëm për nxënësit e shkollës se mesme por të jenë hapësira për adultët, të jenë hapësira ku biznesi të ketë mundësinë të ofroj kurse dhe trajnimeve në bazë të specifikave të punës.

 

Ky ligj nuk vjen i shkëputur, ky ligj vjen mbasi kemi miratuar kodin e punës, mbasi kemi miratuar në parlament ligjin e punëkërkuesve të papunë dhe po ashtu kemi miratuar dhe po implementojmë ligjin e zejeve. Vjen si një ligj i cili kërkon të mbylli një paketë. Ndryshimet në ligjin e Arsimit Profesional vinë si  një punë shumë e madhe që ministria jonë ka bërë me shumë partnerë. Me kënaqësi i konstatoj se mbas miratimit të Strategjisë Kombëtare për Punë dhe Aftësim ne kemi tashmë një grup shumë të madh parnterësh dhe donatorësh gjatë këtij procesi  në ministrinë e Mirëqenies Sociale. Shkollat tona në gjithë Shqipërinë po transformohen në qendra ekselence, kanë mbështje buxhetore  nga disa projekte donatorësh ku mbështetja më e madhe buxhetore vjen nga Bashkimi Europian në vlerën 30 milionë euro për tre vjet në implementimin e kësaj strategjie.

 

Në bashkëpunim për transformimin e shkollave projekti austriak, zvicerian, italian, gjermanë, anglez, francez janë në përputhje me transformimin e shkollave tonë në qendra multifunksionale ekselence. Ajo që është për tu theksuar është që në projektin e ri " 1 miliard dollarë" të lancuar nga kryeministri, qendrat e formimit profesional do të marrin një zhvillim krejtësisht të vecantë, 6 shkolla të reja parashikohen të ndërtohen në Shqipëri, në veri, jug dhe në Shqipërinë e Mesme për të pasur mundësinë që e gjithë Shqipëria të ketë një mbulim të plotë me shkolla dhe qendra të fromimit profesional.

Edhe investimet e buxhetit të shtetit për vitin 2016-2017 janë qartazi të orientuara në tre aspekte: E para në  zgjerimin e kapaciteteve të shkollave tona. Shkollat tona të Arsimit dhe Formimit Profesional në shtator të vitit 2016 shënuan numër maksimal të nxënësve dhe studentëve që zgjedhin arsimin profesional, plot 27 mijë e 700 nxënës , plot trefishim të nxënësve që zgjedhin arsimin profesional. Shkollat tona të Arsimit Profesional në qendrat e mëdha janë të mbipopulluara. Shkollat tona në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Korcë janë të mbipopulluara . Prandaj investimet tona të para shkojnë drejt hapësirave tona më të mëdha për më shumë klasa të arsimit profesional.

 

E dyta edhe në kuadër të ligjit të ri qendra jonë është shndërruar në qendër multifunksionale duke kërkuar më shumë hapësira për më shumë laboratore dhe baza prodhuese . Prandaj në investimet e vitit 2016 kemi kërkuar te transformojmë rrënjësisht shkollat tona në Shkodër, Lezhë, Shkollat tona në Durrës, Tiranë, Vlorë, Fier dhe Korcë. Duke bërë mundësinë që dhe laboratorët super modern që kanë shkolla e Kamzës, shkolla Arben Broci në Shkodër, shkollat e Fierit, Vlorës të kemi mundësinë që ti ofrojmë diploma europiane të Arsimit dhe Formimit Profesional .

 

E treta, edhe në kuadër të ligjit të ri të arsimit dhe formimit profesional është përpjekja për më shumë cilësi e cila vjen dhe nga ky ligj i ri që po kalojmë së bashku. Që të kemi mundësi që nxënësit dhe adultët që marrin diplomë në shkollat tona të formimit profesional të kenë padyshim vlerë në diplomën e tyre. Prandaj ligji i ri parashikon një risi shume të theksuar në shkollat tona ku shkolla trajtohet si një qendër multifunksionale ku të ardhurat e veta do ti trajtoj vetë, për të pasur mundësinë që mësuesit jo vetëm të trajnohen nga projektet që ne kemi në bashkëpunim dhe me Bashkimin Europian. Edhe një nga indikatorët e gjithë suksesit të reformës është trajnimi i të gjithë mësuesve të arsimit dhe formimit profesional i cili po bëhet në bazë të praktikave gjermane me projektin GIZ te qeverisë gjermane dhe qendrave tona por të kemi mundësinë që nëpërmjet vetë të ardhurave që shkollat do të mbledhin për të administruar nëpërmjet ofrimit të kurseve por dhe produkteve që nxënësit do prodhojnë këto para të mirë administrohen nga shkollat për të pasur mundësinë që më të mirët mësues, më të mirët instruktor, më të mirët njerëz të kualifikuar në territoret e bashkive dhe komunave tona të jenë pjesë e shkollave tona të arsimit dhe formimit profesional.

Tjetër shumë e rëndësishme për shkollat tona të Arsimit dhe Formimit Profesional është raporti me biznesin. E kemi dhe në ligjin ekzistues por shumë më qartë theksohet në ligjin aktual marrëdhënia e shkollës me bordin e menaxhimit të saj, bord i cili edhe në ligj përcaktohet qartazi që duhet të jetë i vrojtuar nga një biznes i fushës në të cilën shkolla ka më shumë profilitet. Po ashtu të kemi mundësinë që shkolla jonë të menaxhohet qartazi nga një bord i lidhur me komunitetin e biznesit, me zyrat e punës, me komunitetin social të zonës ku funksionon, për të ofruar kursë pa pagesë për të papunët, kurse pa pagesë për njerëzit vulnerabël, pa pagesë për ata të cilët e kanë të vështirë të futen në tregun e punës për të pasur mundësi që shkolla jonë të jetë një shkollë sociale por dhe e orientuar nga komuniteti i biznesit.

 

Ajo që kemi kërkuar tashmë në qendrat tona të formimit profesional e kemi zbatuar dhe kërkojmë ta bëjmë edhe në shkollat tona të Arsimit Profesional që asnjë kurs të mos jetë pa miratimin e biznesit, asnjë kurs të mos jetë pa kuptuar se për cfarë duhet ai kurs dhe për cfarë prodhohet ajo diplomë. Po ashtu në kuadër të bashkëpunimit që kemi me Organizatën e Kombeve të Bashkuara,me UNDP qe ka qënë një nga indikatorët që ministria jonë ka në kudër të mbështetjes buxhetore të Bashkimit Europian, sistemin e gjurmimit të diplomave tona. Nga cdo studim i realizuar nxënësit që zgjedhin Arsimin Profesional kanë dyfish shance më shumë se nxënësit e shkollave të mesme për tu punësuar.

 

Ajo që na duhet është që ky sistem i gjurmimit, këto 30 mijë diploma që marrin një certifikatë të të gjitha niveleve të formimit profesional në shkollat tona është tashmë e monitoruar, dihet tashmë se ku është punësuar dhe ku ka mundësi punësimi për të bërë një lidhje më të mirë të tregut të punës më aftësinë dhe tregut të punës me dipomat që ka territori me të cilën kjo shkollë apo ky komunitet funksionon. 

 

Të nderuar kolegë deputet unë realisht ndihem shumë mirë që ne arritëm ta sjellim këtë ligj kuadër për Arsimin dhe Formimin Prrofesional i cili pa dyshim ka shumë qartazi në thelbin e tij lidhjen e shkollës me arsyen pse një nxënës duhet të zgjedhi shkollën tonë, përpiqet qartazi të ruaj konkurencën e shkollave tona të arsimit profesional me shkollat e mesme të përgjithshme, kërkon qartazi që shkollat tona të formimit profesional të jenë me sistemin dual, ku një nxënës ka mundësi që të marri laboratoret në shkollë por të kenë dhe lidhje me biznesin dhe komunitetin , të marrin 50% të mësimit në shkollë dhe 50% në laboratore dhe shkollat tona të arsimit profesional të mos jenë thjesht shkolla por të jenë qendra multifunksionale për të ndryshuar nivelin ekonomik të shoqërisë shqiptare.

 

Ne në Shqipëri akoma, edhe pse është bërë kjo përpjekje e madhe, jemi në nivele shumë të ulta në raport me shkollat e mesme, nxënësit që zgjedhin arsimin profesional në Shqiperi janë akoma në nivelin 14-15% të gjithë nxënësve që zgjedhin shkollën e mesme dhe kjo ne na vë detyrë që të rrisim më shumë kapacitetet, të rrisim cilësinë edhe kuptimin e shkollës sonë të arsimit profesional por duhet të kuptojmë që në vetëm 2 vite dyfishuam këtë numër, e kemi gjetur me 8% të nxënësve që zgjedhin arsimin profesional në krahasim me ata që zgjedhin shkollën e mesme dhe mendoj që kemi bërë një punë shumë të mirë për fuqizimin e imazhit. Akoma kemi shumë për të punuar, për të rritur kapacitetet edhe për të rrituar arsyet pse nxënësit duhet të zgjedhin  arsimin profesional.

 

Unë jam i gatshëm ti përgjigjem cdo pyetje që vjen nga kolegët qoftë për detajet e ligjit, qoftë për arsyet që cdo gërmë në këtë ligj është diskutuar. Eshtë një ligj që është dakortësuar më një grup shumë të madh donatorëssh të procesit dhe mbështetës të strategjisë tonë për arsimin dhe formimin profesional. Ajo që është risi tjetër e këtij ligji është transformimi i dy agjensive tona, Agjensisë së Shërbimit të Punës dhe Agjensisë së Kurrikulave për të bërë dy institucione shumë të forta që kërkojnë që këtë marrëdhënie me arsimin dhe formimin profesional. Mos ta kemi vetëm nga qeverisja qendrore por ta kemi shumë më tepër të lokalizuar në bazë të kërkesave që vinë nga tererni dhe varësia e shkollave nga Agjensia Kombëtare e Punësimit do të bëjë të mundur që kjo agjensi jo vetëm të rrisi kapacitetin e saj, jo vetëm të shtrihet në 61 bashkitë e vendit për të pasur mundësinë që agjensia të ketë një lidhje më të madhe me punën dhe për të pasur mundësi që kërkesa për më shumë nga biznesi  vende të lira të punës, kërkesa që vinë nga biznesi për tregun e punës të lidhen me shkollat tona të arsimit profesional.

 

Po ashtu Agjensia e Kurrikulave në bazë të ligjit kuadër të Bashkimit Europian apo standarteve europiane të kualifikimeve për nxënësit dhe mësuesit e shkollave të arsimit profesional është një agjensi shumë e rëndësishme e cila do të bëjë standartizimin  e atyre cfarë mësojnë nxënësit në shkollat tona.

 

Të nderuar kolegë deputetë mendoj që kemi sjellë një nga ato ligje i cili mund të kërkoj komente, mund të kërkoj kontributin e të gjithëve, është nga ato ligje që mund ti shërbej disa gjeeneratave dhe prandaj do doja shumë  që të ishte një nga ato ligje të mirëkuptuar nga të gjithë kolegët deputetë.

 

Ju faleminderit!