Postuar më: 18 Maj 2017

Ministrja Xhaçka, prezanton për herë të parë regjistrin e integruar elektronik kombëtar

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka, prezantoi sot për herë të parë, Regjistrin e Integruar Elektronik Kombëtar, për qytetarët që kanë të drejtë të kenë akses në shërbime sociale, në ndihmëekonomike dhe në pagesat e aftësisë së kufizuar.

Fjala e plotë e Ministres Xhaçka:

Duke Ju uruar mirë se ardhjen të gjithëve, më lejoni t’ju them se çdo individ në nevojë përfaqëson për Qeverinë tonë një sfidë sociale, një përgjegjësi morale, dhe një jetë që mund të jetohet më mirë.

Ne duam që shërbimet të kenë në fokus fëmijët, gratë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, familjet në vështirësi. Këto grupe kanë nevoja komplekse, që kërkojnë ndërhyrje të shumëfishta dhe më duhet tëthem se ofrimi i shërbimeve të përshtatshme dhe të larmishme është ende një sfidë.

Shpesh qytetarët, nuk e kanë informacionin që është vital për jetët e tyre – informacioninqë lidhet me të drejtat e tyre bazike, me shërbimet publike, shëndetin, arsimin dhe mundësitë e punësimit. Mungesa e informacionit apo mekanizmave për ta aksesuar atë, largon individët ngashërbimet. 

Megjithatë, sot ne po hedhim poshtë një pengesë të madhe, duke digjitalizuar çdo të dhënë për grupet në nevojë që deri dje ishin në letër ose s’ishin fare. Jam shumë kënaqur, që sot bëjmë të dukshme atë që ka qenë e padukshme deri djePrezantojmëpër herë të parë Regjistrin e Integruar Elektronik Kombëtar, me qëllim lehtësimin e jetës të çdo qytetari, i cili ka të drejtë tëketë akses në shërbime sociale, në ndihmë ekonomike, në pagesat e aftësisë së kufizuar apo në mundësitë për punësim ose formim profesional.

Të dhënat dhe vlerësimet e situatës të 80.000 grave, që sot janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike,  154.000 individëve me aftësi tëkufizuara, rreth 4000 fëmijëve, prindërve, tëmoshuarve dhe shumë përfituesve të tjerë tëshërbimeve, që  ofrojnë organizatat jo-fitimprurëse, janë sot pjesë e një sistemi elektronik. 

Kështu, lehtësojmë mënyrën që i duhet një individi për të aplikuar, i japim mundësi të ketë akses në të gjitha shërbimet për të cilat ka të drejtë ti marrë, dhe shkurtojmë kohën e marrjes së përgjigjesPor mbi tëgjitha sigurojmë një rrugë të sigurtë, drejt riintegrimit dhe përfshirjes së tyre nëshoqëri për një jetë më të mirë dhe tëjetuar me dinjitet.

Sot, një personi me aftësi të kufizuara, nuk do ti duhet më të rropatet nga një spital në tjetrin për të marrë vërtetime dhe epikriza. Sot,sistemi elektronik mundëson asistimin e tyre vetëm nga mjeku apo punonjësi social për tëplotësuar vetëm një formular, duke evituar kështu kalvarin e vajtjes nga një institucion nëtjetrin.

Po ju ilustroj një shembull konkret. Një person me aftësi të kufizuara, përpara krijimit të regjistrit elektronik, për të marrë përfitimin nga sistemi i vlerësimit të aftësisë të kufizuar, iduhej të sorrollatej në mjekë, mund ti kërkohej shtrim në spital, i nevojiteshin vërtetime tëndryshme për paftësinë e tij, i duhej vërtetimi igjendjes social ekonomike, vërtetime nga komisioni mjeko-ligjor etj. E gjitha kjo, për t’ju drejtuar një komisioni tërësisht mjekësor, për të marrë vetëm një diagnozë mjeksore.

Pra siç e shikoni një sërë vërtetimesh dhe ece jakesh, të cilat kërkojnë të paktën rreth 1 muaj kohë. Mbi të gjitha, të gjitha këto ece jake, tëjepnin vetëm një diagnozë dhe asnjërekomandim për shërbim që i nevojitet riintegrimit të një personi me aftësi tëkufizuara, në jetën shoqërore. Përveç kësaj komisioni mjeksor, ka një rradhë të gjatë për të vlerësuar një person me aftësi të kufizuara edhe për shkak të numrit të madh të rasteve që diagnostikohen çdo ditë. Theksoj këtu, qëky komision përbëhet vetëm nga mjekë dhe është jashtë sistemit të shërbimeve sociale duke afektuar edhe kosto, për ne pasi ata duke mos qenë punonjës brenda sistemit paguhen së jashtmi. 

Kthehemi në ditën e sotme e në vazhdim. Njëperson me aftësi të kufizuara duhet tëplotësojë vetëm një epikrizë tek mjeku ifamiljes dhe mjeku specialist dhe vetëm me një kartë identiteti i drejtohet komisionit të ri tëvlerësimit të aftësisë të kufizuar, pranëshërbimit social shtetëror. Ky komision, ka nëpërmbërjen e tij, jo vetëm mjekë, por edhe punonjës socialë dhe psikologë, pra një ekip multidisiplinar, i cili vlerëson jo vetëm anën mjeksore të këtij individi por dhe nevojat funksionale të tij. D.m.th nevojat për punësim, për shërbime sociale të specializuara apo arsimim përfshien të gjitha në këtë vlerësim.

Ky ekip multidisiplinar, është pjesë e brendshme e administratës tonë dhe vlerëson sipas një sistemi bashkëkohor të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (ICF), qënë fakt i përgjigjet dhe standardeve bashkëkohore evropiane.  

Përfitimet në të ardhmen nga kjo gjë, janë qëçdo individ që do vlerësohet nëpërmjet këtij sistemi, e para nuk harxhon më kohë dhe e dyta hyn në një sistem që i mundëson plotësimin e nevojave për shërbimet që duhet të marrë për integrimin e tij. Një fëmijë me aftësi të kufizuara që merr këtë vlerësim, do tëgarantohet që do shkojë në shkollë, pasi kysistem komunikon me të gjitha institucionet përjgjegjëse për ofrimin e shërbimeve. 

Pra të dashur miq, po bëhemi një sistem kompakt, për tu siguruar që ai që ka nevojë, tëmarrë maksimumin. Njëkohësisht për herë tëparë në këtë sallë, po krijohet një arkivëdigjitale për 154 mijë individë me aftësi tëkufizuara, e cila përmban çdo dokument me historinë e paaftësisë, për të gjithë ata qëpërfitojnë nga pagesat e aftësisë së kufizuar.

Nëpërmjet Regjistrit elektronik, çdo e dhënë apo vlerësim i situatës që  ështëhedhur në sistem, kontrollohet në kohëreale nga përdoruesit e regjistrit, që janëinspektorët e zyrave rajonale, administratorët socialë, mjekët dhe punonjësit socialë

Mbrapa këtij sistemi qendron një armatë e tërë profesionistësh, të cilët me profesionalizëm mirëpresin qytetarët dhe do tëlehtësojnë rrugëtimin e tyre drejt një jete më tëmirë. Çdo administrator i këtij sistemi, ka mundësi që të identifkojë në kohë reale:

- çdo të dhënë për familjen nëse është në skemën e ndihmës ekonomike apo jo;

- ka mundësi të verifikojë individin, nëse është me aftësi të kufizuara apo nëse është përfitues i shërbimeve sociale, duke evituar marrjen e një sërë vërtetimesh për gjendjen familjare të tyre. 

Njëkohësisht integrimi online i të dhënave,lehtëson shkëmbimin e informacionit dhe dijeve midis profesionistëve.

Ky regjstër na jep mundësinë të hedhim një hap më shpejt drejt konsolidimit të njësistemi të integruar shërbimesh për individin, gjë që do të mundësonte shërbim cilësor pranë familjeve, individëve në nevojë, me një ndalesë të vetme. Shërbimet e integruara janë një mundësi unike për t’ju përgjigjur situatave komplekse të individëve në kohë të shkurtër dhe me cilësi.

Unë e di që ngritja e shërbimeve ka shumësfida, ndaj dhe nuk presim të jemi perfekt që në fillim. Kemi mësuar nga eksperienca, do vazhdojmë ta bëjmë dhe do marrim ekspertizën më të mirë për të realizuar çdo gjëqë themi. E rëndësishme është të mos humbim asnjëherë fokusin tonë, individin.Çdo veprim që ndërmarrim, dhe që bëhet në interesin më të lartë të fëmijëve,  familjeve dhe individëve në nevojë, do na afrojë mëshumë me qytetarin dhe do na shpërblejë tëgjithëve më shumë në të ardhmen. 

Synojmë një sistem shërbimesh ku mësojmë nga komuniteti, nga familjet dhe fëmijët, të moshuarit dhe gratë që marrin shërbime, kështu i fuqizojmë ata që të jenë pjesë e shërbimit që marrin dhe të bëjnë zgjedhjet e duhura.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme dëshiroj të falenderoj partnerët tanëstrategjikë që mundësuan jetësimin e regjistrit elektronik, Bankën Botërore dhe Unicef, si dhe AKSHI-n për kreativitetin në krijimin e një platforme efikase të regjistrit. 

Faleminderit!