Postuar më: 10 Shkurt 2017

Kongresi i 7-të i Sindikatës së Post – Telekomunikacioneve

Klosi: Paga minimale do të rritet

Klosi: Masa e rritjes, vendimi javën që vjen

Klosi: Jemi në negociata me punëdhënësit

 

Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi morri pjesë në Kongresin e 7-të të Sindikatës së Post – Telekomunikacioneve,  me ftesë të këtij të fundit. Nga ky kongres ministri Klosi bëri me dije vendimin për rritjen e pagës minimale në vend, ndryshimet e fundit në kodin e punës, dhe përpjekjet e mëdha që po bëhën për ta shndërruar tregun e punës në Shqipëri, një treg më konkurrues, të punës së denjë dhe pagës së denjë për punonjësit shqiptarë.

‘Në javën në vazhdim ne do të kemi një vendim të Këshillit Kombëtar të Punës që është duke negociuar dhe dakortësuar me grupet sindikaliste dhe me grupet përfaqësues të punëdhënësve për  rritjen e pagës minimale”- deklaroi ministri Klosi.

“Një vendim të fundit ne do ta marrim javën tjetër por ajo që është dakortësuar është rritja e kësaj page minimale. Vazhdojmë të marrim kërkesa të vazhdueshme. Psh bizneset e mëdha fason, nuk kërkojnë rritje shumë të mëdha të këtij niveli, pasi kjo do të ndikonte në tregune punës rajonal dhe prandaj vazhdojnë negociatat dhe ju shumë shpejt do të njiheni me vendimin e fundit”- deklaroi ministri Blendi Klosi.

 

 

 

 

Fjala e ministrit Klosi

 

Shumë faleminderit për ftesën.

Pa dyshim si përfaqësues të institucioneve shtetërore ndihemi shumë mirë  sa herë kemi rastin të takohemi dhe bashkëndajmë qëndrime dhe mendime, që na ndihmojnë të jemi më efektiv në punën tonë.

Është detyra jonë për të pasur gjithnjë e më shumë bisedë për punën e denjë, bisedë për pagesën e denjë, bisedë për trajtimin e denjë të cdo punëmarrësi në Shqipëri.

 

Partneriteti social nuk është një sllogan, ai është një progres i harmonizuar i interesave midis punëmarrësve dhe punëdhënësve, që nga niveli më i lartë në Këshillin Kombëtar të Punës deri në marrëdhëniet kolektive të cdo ndërmarrje.

 

Në gjithë këtë proces roli i sindikatave është i pazëvëndësueshëm. Gjithmonë ka patur një diskutim të gjatë në Shqipëri për rolin e sindikatave, por unë mendoj që kronikat e transmetuara edhe në hyrjen e këtij aktiviteti dëshmuan se sa të rëndësishme sindikatat kanë qënë në gjithë zhvillimet politike dhe administrative të vendit, se sa të rëndësishme janë dhe sot sindikatat dhe zëri i përbashkët i atyre njerëzve të cilët punojnë dhe jetojnë në këtë vend.

 

Unë mendoj që për Ministrinë  e Mirëqenies Sociale ky bashkëpunim trepalësh punëdhënës- punëmarrës dhe sindikatat, është në thelbin e gjithë filozofisë së punës në vendin tonë. Duke ndarë këtë bindje unë shpreh kënaqësinë për të përshëndetur kongresin tuaj duke menduar që në këtë kongres të 7-të, përsëri do të jetë një moment I mirë që ju të flisni me njëri-tjetrin, të gjykoni situatën e të gjithë të punësuarve në Shqipëri, për të pasur mundësi që mendimet tuaja, qendrimet tuaja jo vetëm t’ja bëni me dije punëdhënësve tuaj. Më shumë se kaq, keni mundësi që të jepni shembuj të vërtetë që kur lëvizjet sindikaliste janë të qarta në qëllimet dhe kërkesat e tyre, shkojnë pro mbrojtes së të drejtave të punëmarrësve, ato gjithmonë janë efektive.

 

Prandaj për mua si Ministër I Mirëqenies Sociale , bashkëfunksionimi me të dy partnerët punëdhënës dhe punëmarrës është mëse evident. Bëhet fjalë për tregun e punës, bëhet fjalë për qëllimet që ka ministria për të krijuar mundësinë e punës së denjë, bëhet fjalë për të ndërtuar disa politika të cilat mbështesin punën e denjë në Shqipëri.

Ne kemi miratuar së bashku me përfaqësuesit e  sindikatave dhe përfaqësuesit e punëdhënësve Kodin e Ri të Punës, i cili në shumë nga detajet ndihmon të drejtat e punëmarrësve. Ky kod i ri i punës i ndryshuar tashmë dhe i miratuar, i cili realisht ka shumë gjëra positive, garanton për herë të parë barazinë në trajtimin në punë dhe punësim, duke eliminuar diskriminimin, garanton shpërblim njëlloj për burrat dhe për gratë, trajtim të barabartë punonjësve me kontratë me afat të përcaktuar, garanton përgjegjësitë e punëdhënësve për ti informuar punëmarrësit me afat të përcaktuar për vendet e reja të punës, rregullime për definicionin e punës së natës, parashikon çdo gjashtë orë punë 20 minuta pushim, parashikon numrin maksimal të orëve shtesë jo më tepër se 200 orë në vit.

 

Po ashtu, ne së bashku me punëdhënësit dhe punëmarrësit kemi diskutuar gjatë për formimin dhe eksperiencat e punës për të pasur mundësinë që Shqipëria të filloj të trajtohet gjithmonë e  më qartë, si një vend i cili jo vetëm të ofron krahun e lirë të punës, por të ofron tregun e punës i cili bazuar te profesionet.

E gjithë politika jonë për më shumë arsim dhe formim profesional në Shqipëri është një politikë, e cila kërkon që nëpërmjet profesionit, puna të paguhet më shumë, puna të paguhet më denjësisht dhe si produkt të kemi rritje të vlerësimit dhe rritje të pagesës për punëtorin shqiptar.

 

Një nga debatet që ne kemi në Këshillin Kombëtar të Punës që besoj se do të jetë debat që do të zhvillohet shumë shpejt, është ai për punë të paguar më mirë, për rritje të nivelit minimal të rrogës së punëtorëve shqiptar. Edhe këtu sindikatat kanë një rol shumë të fortë në këtë bashkërendim.

 

Besoj jeni njohur me vendimin e Kryeministrit për të pasur një rritje të pagës minimale për të gjithë punonjësit e administratës publike, e cila nuk mund të jetë më poshtë se tre qind e shtatëdhjetë mijë lekë të vjetra.

Besoj jeni të njohur gjithashtu me lëvizjen sindikaliste të naftëtarëve, e cila bëri që ne institucionet shtetërore, të miratonim statusin e naftëtarit, i cili një nga pikat kryesore kishte vendosjen e pagës minimale për të gjithë naftëtarët e Shqipërisë në raportin 150% të pagës minimale. Cdo naftëtar i Shqipërisë në bazë të negocimit që institucionet shtetërore bënë me sindikatat e naftëtarëve, tani nuk mund të paguhet më pak se paga minimale e cila është relativisht e lartë për tregun e punës në Shqipëri. I njëjti debat është për të gjithë, ku paga minimale kërkohet që të rritet, duke kuptuar që tregu shqiptar I punës është një treg I cili kërkon profesionist dhe kërkon punën e denjë.

 

Prandaj të nderuar miqtë e mi, të  nderuar përfaqësues të rinj dhe historik të kësaj sindikate, të nderuar sindikalist të ftuar nga sindikata simotra europiane, për Ministrinë e Mirëqenies Sociale, për qeverinë shqiptare, raporti I bashkëbidesimit ndërmjet institucioneve shtetërore, punëdhënësve dhe punëmarrësve është në thelbin e politikave tona të punës, për punën e denjë, për pagesën e  denjë, për jetën e  denjë të gjithë atyre që punojnë në vendin tonë.

 

Unë ju uroj suksese Kongresit tuaj të 7-të , ju uroj produkte të vërteta dhe po ashtu ky kongres shërben që fryma sindikaliste e sindikatës tuaj të shërbej jo vetëm për të mbrojtur ineresat e anëtarëve të sindikatës suaj, por dhe si model I sindikatave të ngjashme në vendin tonë.

 

Ju faleminderit!

 

Pyetje gazetarët :

  1. Zoti ministër a do të ketë një vendim të rritjes së pagës minimale, do mblidhet Këshilli Kombëtar I Punës për ta diskutuar dhe për të marrë një vendim konkret për këtë cështje?

Në javën në vazhdim ne do të kemi një vendim të Këshillit Kombëtar të Punës që është duke negociuar dhe dakortësuar me grupet sindikaliste dhe me grupet përfaqësues të punëdhënësve për  rritjen e pagës minimale.

Paga minimale  për sektorin e administratës publike është rritur në masën treqind e shtatëdhjetë e 5 mijë lekë të vjetra dhe po ashtu vetëm para pak ditësh parlamenti miratoi rritjen e pagës minimale, të gjithë naftëtarëve duke e cuar atë në masën 150% të pagës minimale.

 

  1. Për cfarë niveli rritjesh paga është dakortësuar ?

 

Një vendim të fundit ne do ta marrim javën tjetër por ajo që është dakortësuar është rritja e kësaj page minimale. Vazhdojmë të marrim kërkesa të vazhdueshme. Psh bizneset e mëdha fason, nuk kërkojnë rritje shumë të mëdha të këtij niveli, pasi kjo do të ndikonte në tregune punës rajonal dhe prandaj vazhdojnë negociatat dhe ju shumë shpejt do të njiheni me vendimin e fundit.

 

  1. Në lidhje me respektimin  e Kodit të Punës si mendoni të keni kontrolle inspektimi në biznese  që nuk respektojnë , më lart thatë edhe punën e natës?

 

Për sa I përket Kodit të ri të Punës cdo gjë është e lidhur me luftën që ne kemi bërë kundër informalitetit dhe gjitha këto ndryshime që ne po realizojmë vijnë si pasojë e një lufte shumë të madhe të informalitetit, cka ka reflektuar në shtimin e mëshumë kontribuesve të rinj në skemën e pensioneve. Skema epensioneve ka një përfitim nga kontributi i vetë të punësuarve që shkon në rritje në masën 25-30 % dhe të gjitha këto para, të ardhura, në bazë të reformave që kemi marrë na bëjnë të kuptojmë që ka ardhur koha që të kemi një marrëdhënie tjetër edhe me punën, edhe me rregullimet e sistemit që ne kemi në kuadër të raporti punëdhënës-punëmarrës.

 

Ju faleminderit!