Postuar më: 19 Maj 2017

Kohezioni social - Shëndeti, arsimi, mbrojtja sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe dhuna me bazë gjinore.

U firmos sot, në qendrën ditore për fëmijët në situatë rruge dhe në rrezik Shtëpia e 

Ngjyrave, mes MMSR, PNUD, UN, UNICEF dhe OBSH, plani i punës së Kombeve të Bashkuara 

në Shqipëri, shtylla e dytë e saj -Kohezioni social - Shëndeti, arsimi, mbrojtja 

sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe dhuna me bazë gjinore. 
5.5 milion nga Kombet e Bashkuara, asistencë për ata që kanë më shumë nevojë!

 

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, firmëtare për MMSR u 

shpreh se është një mundësi për të kontribuar në uljen e varfërisë, përfshirjen 

sociale, mbrojtjen sociale, përmirësimin e shëndetit, arsimit, forcimin e sistemit 

të mbrojtjes të fëmijëve, luftën e dhunës me bazë gjinore.

 
Fjala e plotë e Ministres Xhaçka: 

 

 

I nderuar Z Brian Ëilliams, Koordinator i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaques i Përhershëm i PNUD!

Të nderuara Znj. Antonella Scolamiero, Përfaqësuese e UNICEF në Shqipëri dhe Znj. Nazira Artykova, Përfaqësuese e OBSH-së në Shqipëri dhe Bashkë Kryesuese të Shtyllës 2 Kohezion Social të Programit të Përbashkët të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qendrueshëm 2017-202!

Të nderuar zonja/zotërinj zëvendës Ministra,

Të nderuar përfaqësues të komunitetit të donatorëve,

Zonja dhe Zotërinj,

Së pari dëshiroj t’ju falenderoj që mirëpritët ftesën time për të diskutuar dhe firmosur planin e punës me UN-in në një qendër multifunskionale, që ofron shërbime për fëmijët në situatë rruge dhe familjet e tyre. Zgjedhja ishte e qëllimshme në fakt, nga njëra anë është e rëndësishme të promovojmë shërbime si këto që ofrohen këtu dhe nga ana tjetër mesazhi im, është që ne nuk e humbim asnjëherë fokusin. Kemi në qendër fëmijët, gratë, të moshuarit, burrat,  familjet të cilëve u shërbejmë me përulësi dhe u qendrojmë pranë siç kemi zgjedhur ta bëjmë edhe sot.

Referuar misionit tuaj për ruatjen e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë, në emër të Ministrisë që drejtoj, ju garantoj vullnet të plotë bashkëpunimi, promovim maksimal te punës së përbashkët dhe mbi të gjitha respektimin e të drejtave të njeriut, si një qëllim i përbashkët për të gjithë ne.

 

UN, quhet ndryshe  edhe një “familje e madhe”, ndaj dhe jam shumë mirënjohëse që familja juaj e madhe mbështet vendin tonë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë,  ku çdo individ ka mundësi të lindë, ushqehet, studiojë, të ketë një familje që kujdeset për të, të ndajë momente të jetës me të tjerët, ku dialogu është shtylla e zhvillimit, progresit dhe kujdesit për qeniet njerëzore.

 

Plani i punës për dy vitet në vazhdim përbën një sfidë të re për ne dhe për ju, por njëkohësisht është një mundësi për të kontribuar në uljen e varfërisë, përfshirjen sociale, mbrojtjen sociale, përmirësimin e shëndetit, arsimit, forcimin e sistemit të mbrojtjes të fëmijëve, luftën e dhunës me bazë gjinore. Dhe kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet pasionit, profesionalizmit dhe dedikimit që na bashkon për të përmirësuar cilësinë e jetës, sidomos të atyre që kanë më shumë nevojë dhe sigurisht nëpërmjet asistencës prej $5.5 million.

Arritjet e zbatimit të planit që firmosim sot, do të maten çdo vit në bazë të treguesve strategjikë, të përcaktuar në plan. Në fund të këtij viti, do të rishikojmë së bashku objektivat e vitit pasardhës, me qëllim rritjen e vëmendjes në fushat ku ka më shumë nevojë për ndërhyrje. 

Ne si Ministri, do të vazhdojmë të kemi rolin tonë të dyfishtë: si ministri zbatuese e planit të punës dhe si drejtues të Grupit të Integruar të Menaxhimit të Politikave (IPMGs) për Punësimin dhe Sektorin Social.

Normalisht që realizimi I këtyre objektivave, nuk do të ishtë i mundur pa bashkëpunimin e partnerëve tanë kryesore, si Ministria e Shëndetësisë, Arsimit, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Zhvillimit Urban, Bujqësisë, partnerët për zhvillim si EU, SIDA, dhe SDC. Prandaj, dua të theksoj se zbatimi i këtij plani në bashkëpunim të gjerë me këta partenrë dhe institucionet e pavaruara në vend, është një garanaci më shumë për përmbushjen e objektivave që i kemi vënë vetes.

Unë e them shpesh se bashkë – dhe në fakt jemi shumë - jemi më të fortë. Prandaj, nëse jemi bashkë për një qëllim, mundësitë dhe shanset janë më të shumta për ndërtimin e një bote më të mire, ku çdokush është i përfshirë dhe gjen mbështetje.

Fokusi i fjalëve të hapjes të Ambasadorit të Kombeve të Bashkuara në Tiranë Z. Brian Ëilliams, Zonjave Scolamiero dhe Artykovan,  do të hedhë më shumë dritë rreth detajeve të këtij programi dhe bashkëpunimit të ardhshëm Shqipëri - OKB.

Pa u zgjatur më tej, kam kënaqësinë dhe nderin të ftoj Ambasadorin për fjalën e tij.