Postuar më: 07 Mars 2017

Gëzuar 7 Marsin!

Klosi: Rritje rrogash për mësuesit e Arsimit Profesional

Klosi: Vendimi për rritjen e rrogave, më i drejti

Klosi- Mësuesve të AFP: Jeni heronjtë e heshtur  të një sistemi që ju harroi

Ditën e Mësuesit, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z.Blendi Klosi ishte në Durrës, në Shkollën Profesionale Beqir Cela të këtij qyteti, nga ku ka uruar të gjithë arsimtarët për ditën e tyre “ 7 Marsin.

Në këtë shkollë janë bërë investime në 5 laboratorë të rinj, ku nxënësit  gjysmën e kohës mësimore tashmë e zhvillojnë në praktikë. Pas vizitës në këto laboratore, ministri Klosi u takua me mësues të arsimit dhe formimit profesional jo vetëm të kësaj shkolle, por nga gjitha shkollat profesionale të vendit, mësues që për vite me rradhë kanë dhënë mësim në to.

“ Ju jeni heronjtë e heshtur të arsimit profesional, pasi keni besuar në të në kohën kur shkollat profesionale u degraduan, u shkatërruan dhe lanë në harresë” - deklaroi ministri Klosi.

Ka qenë pasioni, dashuria, përkushtimi dhe angazhimi I këtyre mësuesve që mbajtën dyer e shkollave profesionale hapur në kohën kur pushteti I la në në rënie të lirë këtë lloj sistemi  dhe këtë lloj edukimi” – vijoi ministri Klosi.

Ministri Klosi deklaroi se misioni  I mësuesve të arsimit profesional është disafish më I vështirë, pasi nuk janë vetëm edukimin, por edhe aftësimin për tregun e punës.

Duke qenë se arsimi dhe Formimi Profesional është më shumë sesa një edukim, është një mekanizëm ekonomik për zhvillimin dhe progresin e vendit, detyra juaj është disa herë më e vështirë”- iu deklaroi ministri Klosi mësuesve të arsimit profesional, duke përshëndetur nga ky takim vendimin për rritjen e pagave të mësuesve nga qeveria, por që për mesuesit e arsimit profesional kjo rritje do të jetë disa herë më e lartë.

“Vlerësimi për punën tuaj është reflektuar në ligjin e ri të arsimit dhe formimit profesional që është miratuar tashmë. Duke I shndërrruar shkollat profesionale, në njësi autonome financiare, të gjitha produktet e realizuara nga shkolla do të jenë të destinuara për tregëtim. Të ardhurat nga produktet e realizuara do të shkojnë për rritje pagash të mësuesve të arsimit profesional “ *- deklaroi ministri Klosi.

 

Kreu I Bussnes Albania Z. Luan Bregasi vuri theksin gjithashtu tek vështirësitë e  mësuesve të arsimit profesional në kohën kur u lanë në harresë. AI shtoi se situata tani ka ndryshuar, edhe me zgjedhjen në bordet drejtuesve të bisesmenëve, që bëjnë lidhjen e drejtëpërdrejtë të nxënësit me tregun e punës.

Në fund të këtij aktiviteti, u vlerësuar me Cmimin e Mirënjohjes tre nga mësuesit më të vjetër në arsimin profesional, me krijimin e një “ medalje” nga vetë nxënësit.  Dhimitraq Picina nga Shkolla profesionale Stiliano Bandilli Berat, Fatime Demko Shkolla Hysen Cela Durres,  dhe Luan Kalaja ishin tre mësuesit më të vjetër të arsimit profesional, që ia kanë dedikuar gjithë jetën e tyre arsimit profesional. Ishin tre mësuesit që u vlerësuan me këtë “titull”.