Postuar më: 16 Maj 2017

Deklaratë për shtyp në lidhje me udhëzimin Nr. 8, datë 8.5.2017 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË UDHËZIMIN NR. 3, DATË 17.2.2017 “MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 955 DATË 7.12.2016 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE, DOKUMENTACIONIT DHE MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS EKONOMIKE”, pikat 19/1 ; 19/2; 19/3 mbi çështjen e check-up në aplikimin dhe përfitimin e ndihmës ekonomike.

Kryerja e kontrollit mjekësor bazë është një e drejtë për cdo qytetar të grupmoshës 35-70 vjeç e parashikuar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe Udhëzuesit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përfshirja e këtyre dispozitave në Udhëzimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”, ka për qëllim të nxisë anëtarët e këtyre familjeve në nevojë për të kryer kontrollin mjekësor bazë.

Ky parashikim nuk ka për qëllim as të përjashtojë familjet nga skema e ndihmës ekonomike të cilat nuk kryejnë kontrollin mjekësor dhe as të jetë një kriter kualifikues për familjet aplikuese për NE.

Roli i administratorit dhe strukturave shëndetësore është të informojë individët dhe të planifikojë kryerjen e check up, duke i trajtuar me prioritet këta individë që vijnë nga grupet më vulnerabël, të cilët për shkaqe mosinformimi apo edhe neglizhence nuk kryejnë kontrollet bazë shëndetësore e për pasojë shmangin parandalimin e hershëm të sëmundjeve të ndryshme.

Dokumenti që vërteton se check up është kryer, kërkohet me qëllim që administratori shoqëror të vijojë me informimin e individëve që nuk e kanë kryer atë, duke qenë se administratorit do t’i duhet të informojë cdo individ të kësaj grupmoshe për tre muaj rresht para datës së lindjes. Në këtë mënyrë me paraqitjen e këtij dokumenti stopohet njoftimi i vazhdueshëm për ata që e kanë kryer dhe vijohet me të tjerët. Gjithashtu, sqarojmë që ky vërtetim nuk kërkohet si dokument për aplikim dhe përfitim të ndihmës ekonomike.

Theksojmë edhe një herë se, moskryerja e check up nuk penalizon asnjë individ apo familje përfituese pasi rastet e përjashtimit nga skema e ndihmës ekonomike të parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe në pikën 17 të Udhëzimit në zbatim të tij, nuk e parashikojnë e këtë rast.

Përkundrazi, kërkesa për informim mbi kontrollin falas,  i këtij  pranë administratorit shoqëror ndihmon në ndërgjegjësimin e popullatës, për tu kujdesur falas për shëndetin dhe njëkohësisht në të ardhmen ndihmon në përmirësimin e shërbimit shëndetësor.

Faleminderit!