Postuar më: 01 Qershor 2017

1 Qershori

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha, me rastin e fetës së 1 Qershorit  zhvilloi një vizitë në shtëpinë e fëmijës  “Zyber Hallulli”-t. Ministrja Kërtusha kaloi momente me stafin dhe fëmijës të cilët kishin përgatitur edhe nje program artistik. Më pas fëmijëve ju shpërndanë dhurata të ndryshme. Me këtë rast Znj. Kërtusha pa nga afër ambientet e Shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”  dhe bashkëbisedoi me drejtuesit për problematikat dhe nevojat e këtij institucioni.