Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mbi programin kombëtar të punës 2017-2021

Postuar më: 26 Prill 2017
Më shumë punë për shqiptarët si dhe përmirësim të mbrojtjes sociale. Firmoset sot në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, marrëveshja e bashkëpunimit mbi programin kombëtar të punës 2017-2021, mes MMSR Organizatës ndërkombetare të punës ( ILO ) dhe Organizatave të Punëdhënësve, dhe Organizatave të Punëmarrësve​ në Shqipëri.

Pakti në Tiranë dhe një ditë solidariteti

Postuar më: 24 Prill 2017
Nënshkruhet Pakti Social për Qarkun e Tiranës, mes MMSR dhe Bashkive Vorë dhe Rrogozhinë.

Promovonet në Berat, skema e re e Ndihmës Ekonomike

Postuar më: 22 Prill 2017
Ministrja Xhaçka: Reforma ka per qellim ndihmen e familjeve me te varfra me angazhimin per t’i mbeshtetur ato hap pas hapi drejt fuqizimit social dhe ekonomik te tyre.

Ustai i Qytetit tim - Korçë

Postuar më: 21 Prill 2017
Ne jemi nje nga popujt me te pasur ne bote sa i takon tradites, kultures, e historise dhe zejtaria eshte shtylla e kesaj tradite. Nuk do te kishte kostume popullore aq te mrekullueshme sa i kemi, nga treva ne treve, aq te pasur e te bukur, pa zejtaret tane. Fillon qe nga thurja e fijeve, ngjyrosja me aq shije, endja e copave te mrekullueshme, e perfundon tek qendisja me ar e jelekeve e kostumeve. Nuk do mund te ishte Korca, me harmonine e pasurine e vet historike e shijen e holle artistike, pa gur-gdhendesit e dru-gdhendesin e jashtezakonshem qe vetem sikur punet e tyre te ruanim e te mirembanim e kemi bere punen.

Urimi për festën e Pashkëve i Ministres Xhaçka.

Postuar më: 16 Prill 2017
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, uroi sot besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve.

Dita Ndërkombëtare e fëmijëve në situatë rruge

Postuar më: 12 Prill 2017
12 Prilli, Dita Ndërkombëtare e fëmijëve në situatë rruge Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi sot aktivitetin në kuadër të 12 Prill-it, Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge.

Përfshirja sociale nuk është një privilegj - rikonstruktohet shkolla speciale "Luigj Gurakuqi"

Postuar më: 06 Prill 2017
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, mori sot pjesë në inagurimin e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë. Në inagurimin e rikonstruksionit të kësaj shkolle nga Bashkia e Tiranës, mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj dhe Ministrja e Arsimit znj. Lindita Nikolla.

Një mik i mirë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Postuar më: 05 Prill 2017
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka, mirëpriti dje Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu.

1200 punëmarrës më shumë se një vit më parë, janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe(...)

Postuar më: 04 Prill 2017
Zhvillohet analiza vjetore e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Ministrja Xhaçka: Objektivi ynë kryesor, inspektimi të reduktojë në zero numrin e punonjësve që punojnë në kushte të rënda pune.

Sipërmarrjet rinore - idetë fituese financohen me vlerën prej 500,000 Lekë të reja!

Postuar më: 03 Prill 2017
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka mori sot pjesë në çeljen e fazës së re të programit “Zhvillimi i Aftësive për Punësim”. Ky program është një nismë e përbashkët e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe mbështetet nga Ministria se Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Synimi i prgramit është të mbështesë të rinjtë nga mosha 18-30 vjeç, që kanë vision dhe ide inovatore për të ndërtuar biznesin e tyre. Kjo, do arrihet duke I trainuar të rinjtë mbi format e vetëpunësimit, këshillimin gjatë gjithë fazave të programit dhe mbështetjes financiare. Idetë më të mira do të transformohen në biznese të qendrueshme.
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha, me rastin e fetës së 1 Qershorit zhvilloi një vizitë në shtëpinë e(...) 01-06-2017