Postuar më: 24 Qershor 2017

Njoftim për shtyp

                                                              NJOFTIM PËR SHTYP

 

Në kuadër të masave të parashikuara për garantimin e zgjedhjeve,  Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, kërkon nga punonjësit e administratës dhe gjithë institucioneve në varësi, të respektojnë ligjin dhe të mos përfshihen në akte që cënojnë të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ministria e Mirëqëqënies Sociale dhe Rinisë fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast  të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe institucioneve të saj të varësisë në shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.

MMSR ve në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit +355697868366 dhe adresën e e-mail info@sociale.gov.al  ku mund të dërgohet  informacion dhe të denoncohen shkeljet duke dërguar të dhëna, foto dhe video (WhatsApp, Viber).

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë shpreh edhe një herë angazhimin dhe vendosmërinë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të kontribuar në një porces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ku çdo qytetar të jetë i lirë të shprehë vullnetin e tij.

Të njëjtin angazhim dhe vendosmëri presim nga çdo punonjës i ministrisë dhe institucioneve të  varësisë, në të gjithë territorin e Shqipërisë.