Postuar më: 31 Maj 2017

Njoftim mbi rastin e punonjësve të lënduar në fabrikën e këpucëve, Fushë-Krujë

Pas informacionit të marrë në lidhje me lëndimin e disa punonjësve në një  fabrikë për prodhimin e këpucëve në Fushë-Krujë Bubq, me kërkesë të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Znj. Xhulieta Kërtusha, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mori masat për verifikimin urgjent të situatës.

Për të parë situatën nga afër dhe verifikuar kushtet në të cilat ndodhi ngjarja u ngrit një grup i posaçëm pune. Grupi i ngritur me këtë rast  përbëhej nga  inspektorë të Drejtorisë Qëndrore të ISHPSHSH-së dhe të Degës Rajonale Durrës.

Nga verifikimi i rastit në terren vihet re se janë 15 punonjës të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore pranë Qendrës Shëndetësore Fushë Krujë. 

Inspektorët e grupit të punës kanë marrë informacion për gjëndjen e punonjësve dhe kanë vendosur kontaktet e nevojshme me organet e prokurorisë dhe policisë së shtetit të cilat po merren me hetimin e ngjarjes.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet Inspektoriatit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore do të mbajë në monitorim subjektin punëdhënës, për të kryer kontrollin konform procedurës së përcaktuar në metodologjinë e inspektimit.