Postuar më: 04 Mars 2016

DEKLARATË PËR SHTYP

Dokumentet e bashkangjitur

Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile,

Në vijim të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve - përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC),Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinis ju njofton se pas konsultimeve dhe rekomandimeve të deritanishme të zhvilluara me ekspertë vendas dhe të huaj, u vendosën kriteret për kandidatët, dokumentacionet mbështetëse dhe se periudha e nominimeve do të vazhdojë deri në datën 21 Mars 2016, ora 17.00. Nominimet e dorëzuara pas kësaj kohe do të konsiderohen të pavlefshme.

 

Për më shumë lexoni të plotë Deklaratën për Shtyp të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, bashkëngjitur këtij mesazhi.