Postuar më: 19 Shkurt 2017

Arsimi dhe Formimi Profesional, në bazët të ligjit të ri të AFP, do të jetë nën varësi të Shërbimit Kombëtar të Punës.

Klosi: Sfidoj me shifra këdo që flet për rritje të papunësisë

Klosi:  Janë 40 mijë vende të lira pune

Klosi: Mbi 53 mijë punëkërkues janë orientuar tek tregu I punës

Klosi: Shkollat dhe Qëndrat e Formimit Profesional, nën varësinë e Agjensisë së re për Profesione dhe Kualifikime

Klosi: Do të ngrihet në cdo bashki, zyra pune

 

Arsimi dhe Formimi Profesional, në bazët të ligjit të ri të AFP, miratuar të enjten në parlament do të jetë nën varësi të Shërbimit Kombëtar të Punës. Ky I fundit gjithashtu do të shndërrohet në Agjensinë për Profesione dhe Kualifikime. Nga Analiza Vjetore e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ministri I Mirëqënies Sociale dhe RInisë z. Blendi Klosi bëri me dije kalimin e kompetencave direkte të shkollave dhe qëndrave profesionale nën varësinë e Agjensisë së re, sot Shërbimi Kombëtar  i punësimit. “ Ko bëhet  me një qëllim të vetëm për të lidhur në të njëjtën zyrë edukikimin me punësimin” – deklaroi ministri Klosi.  

‘’Shkollat dhe qëndrat profesionale do të shndërrohen në qëndra multifunksionale që do të ofrojnë cikle mësimore kualifikimi për të gjithë” – shtoi ministri Klosi

“Për ti ardhur në ndihmë tregut të punës. Ne na duhet të transformojmë shërbimin, më pranë qytetarëve, më pranë tyre, nga një shërbim në bazë rrethi në një shërbim që ofrohet në cdo bashki. Në të 61 bashkitë e vendit do të ketë zyrA pune. Duhet ti shërbejmë më afër dhe më mirë bisnesit dhe punëkërkuesve”- deklaroi ministri Klosi.

 

Analiza e Shërbimit Kombëtar të Punës, me praninë e drejtorëve rajonalë të SHKP, u zhvillua në Bisnesin EXPO Konfension, një nga bisneset e reja që është ngritur me fondet e nxitjes së punësimit dhënë nga MMSR. Duke marrë këtë shembull të një bisnesi të suksesshëm, ministri Klosi deklaroi se janë ezaruar në masën 98 përqind fondet e nxitjes së punësimit, dhe këto bisnese sot janë të gjitha në kërkim të punonjësve të rinj.

Ministri Klosi deklaroi se sfidon cilido përfaqësues të opozitës që flet sot për papunësi në vend t”ju referohet shifrave:

Gjetëm 153 mijë punëkërkues të papunë. Sot falë reformës së thellë, shndërrimit të zyrave të punës në zyrat e besimit të bisnesit dhe qytetarëve, janë orientuar më shumë se 53 mijë qytetarë drejt tregut të punës”  - deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se sot janë 40 mijë vende të lira pune.

Ministri Klosi megjithatë kërkoi nga drejtorët rajonalë të punohet më shumë dhe më mirë për ti qenë më pranë qytetarëve për ti afruar me tregun e punës.

Drejtori I Përgjithshëm I SHPK z. Artur Micko paraqiti rezultatet e arritura për vitin që shkoi dhe objektivat e 2017 lidhur me punësimin.