“Beteja kundër informalitetit”

Postuar më: 02 Shtator 2015
Nëse një të moshuari i vjedhin pensionin mujor duke dalë nga zyrat e postës, ne e quajmë një krim të shëmtuar, por nuk reagojmë në të njëjtën mënyrë kur një punëdhënës i mohon punëmarrësit pensionin e të gjithë jetës. Në mënyrë të heshtur, ne asistojmë çdo ditë në vjedhjen e miqve dhe të afërmve tanë nga e drejta e tyre për t’iu paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, por kjo nuk na shqetëson si vjedhja e dhunshme.

Dita ndërkombëtare e Rinisë, maratonë aktivitetesh në Tiranë

Postuar më: 14 Gusht 2015
Të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u janë bashkuar sot në Tiranë aktiviteteve të përbashkëta të organizuara për Ditën ndërkombëtare të Rinisë dhe që kishin si qëllim shtimin e vëmendjes ndaj të rinjve dhe rritjes së rolit të tyre në vendimarrje. Nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe me mbështetjen e shoqatave rinore, të rinj nga të dyja vendet janë organizuar sot në një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike me moto “Rini, mos e ndal hapin! Merr pjesë dhe Ti!”.

Klosi në Forumin e të Rinjve të diasporës: Kontribut në përmirësimin e imazhit të vendeve tona

Postuar më: 06 Gusht 2015
Për të koordinuar të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë jashtë, Ministria kosovare e Diasporës organizoi sot Forumin për krijimin e Unionit të Studentëve dhe të Rinjve të Diasporës, përmes të cilit do të synohet jo vetëm angazhimi i të rinjve në përmirësimin e imazhit të vendeve tona në botë, por edhe shfrytëzimi i njohurive të tyre në të mirë të forcimit të institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë. I pranishëm në këtë takim si i ftuar special ishte edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, i cili në fjalën e tij shprehu mbështetjen për iniciativën e ndërmarrë nga Ministria e Diasporës e Kosovës.

Bashkëbisedimi Ndërkulturor në Epokën Dixhitale

Postuar më: 06 Gusht 2015
Të dashur pjesëmarrës në këtë takim. Shkolla verore që ju ndoqët përgjatë kësaj jave, është vetëm fillimi i aktiviteteve të përbashkëta në zbatim të Marëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e rinisë, firmosur ndërmjet Qeverisë Serbe dhe Qeverisë Shqiptare në Tetor 2014.

Reagim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Postuar më: 07 Korrik 2015
Reagim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë mbi keqtrajtimin e fëmijëve në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër

Prezantohet projekti i praktikës në administratë, mundësi për një rrugë të sigurtë

Postuar më: 05 Qershor 2015
Kryeministri z.Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z.Blendi Klosi kanë prezantuar sot në ambientet e Kryeministrisë, programin e internship-it (praktikës së punës) në administratën publike, për të gjithë ata të rinjë që kanë mbaruar studimet dhe që kërkojnë të marrin eksperiencë pune. Në fjalën e tij ministri Blendi Klosi ndërsa falenderoi UNDP-në për mbështetjen e këtij projekti, ka theksuar se ai synon që të nxisë të rinjtë që kërkojnë të bëjnë karrierë në administratën publike që të bëhen pjesë e praktikave vullnetare, si një mundësi jo vetëm për tu njohur me punën dhe institucionet e administratës shtetërore, por edhe për të fituar aftësi dhe kualifikim.

Hapësira të reja për të rritur punësimin.

Postuar më: 02 Qershor 2015
Ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, u prezantua paraditen e sotme para stafit të ministrisë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe paraardhësi i tij në këtë detyre, z. Erion Veliaj, i cili në mënyrë simbolike i ka dorëzuar detyrën e ministrit, Blendi Klosit.

1 Qershori në Durrës mes fëmijëve me aftësi të kufizuara

Postuar më: 01 Qershor 2015
Ministri i Mrëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi, festoi 1 Qershorin në Durrës mes fëmijëve me aftësi të kufizuara të Qendrës së Zhvillimit rezidencial dhe Shkollës Speciale Durrës. Të pranishëm ishin fëmijët me aftësi ndryshe si dhe femijë të Qendres Kulturore të Durrësit, gjithashtu prinder, Zv Ministrja e Mireqenies soicale dhe Rinise, Znj, Kospiri, Kryetari i Bashkise Z. Vangjush Dako, si dhe pronarët e Qendrës Tregtare Blue Star dhe donatorë te tjerë që mundësuan zhvillimin e aktivitetit.
Klosi: Sfidoj me shifra këdo që flet për rritje të papunësisë Klosi: Janë 40 mijë vende të lira pune Klosi: Mbi 53 mijë(...) 19-02-2017