Njoftim mbi rastin e punonjësve të lënduar në fabrikën e këpucëve, Fushë-Krujë

Postuar më: 31 Maj 2017
Pas informacionit të marrë në lidhje me lëndimin e disa punonjësve në një fabrikë për prodhimin e këpucëve në Fushë-Krujë Bubq, me kërkesë të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Znj. Xhulieta Kërtusha, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mori masat për verifikimin urgjent të situatës.

Arsimi dhe Formimi Profesional, në bazët të ligjit të ri të AFP, do të jetë nën varësi të Shërbimit(...)

Postuar më: 19 Shkurt 2017
Klosi: Sfidoj me shifra këdo që flet për rritje të papunësisë Klosi: Janë 40 mijë vende të lira pune Klosi: Mbi 53 mijë punëkërkues janë orientuar tek tregu I punës Klosi: Shkollat dhe Qëndrat e Formimit Profesional, nën varësinë e Agjensisë së re për Profesione dhe Kualifikime Klosi: Do të ngrihet në cdo bashki, zyra pune

Shkolla verore për diasporën, program i Ministrisë së Diasporës së Kosovës

Postuar më: 03 Gusht 2016
Ministri Klosi mori pjesë në hapjen e shkollës verore për diasporën, program i ministrisë së diasporës së Kosovës.

I qëndrojmë angazhimit për shtresat në nevojë

Postuar më: 30 Qershor 2016
Të nderuar përfaqësuar të medias kam kënaqësi të dal përpara jush dhe përmes jush të jap disa lajme të mira për qytetarët shqiptarë. Jam këtu për të sqaruar disa nga vendimet e qeverisë shqiptare, miratuar një ditë më parë dhe që kanë efekt të drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve shqiptarë.

“Rritëm pensionet. Mbajtëm premtimin”

Postuar më: 02 Qershor 2016
Rreth 20 mijë pensionistë do të marrin pensione më të larta nga 1 qershori I këtij viti. Reforma e thellë në sistemin e sigurimeve shoqërore, bëri të mundur rritjen e pensioneve për disa kategori. Do të përmbushim pritshmëritë e larta të qytetarëve ndaj nesh. Pasi nxorrëm skemën e sigurimeve shoqërore nga kolapsi dhe rreziku i falimentit që gjetëm në 2013, reforma po jep tani rezultatet e para nga zbatimi I skemës së re të pensioneve në 2015. Do të vijojmë me rritjen e pensioneve, me rregullimin e pabarazive me eleminimin e sorrollatjeve nëpër zyra të pensionistëve, me shërbime më të larta ndaj qytetarëve.

Reagim zyrtar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, mbi rastin e dhunës në Shtëpinë e(...)

Postuar më: 01 Prill 2016
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, vlerëson si tejet të rëndë e të patolerueshëm rastin e denoncuar në media, në Shtëpinë ë Foshnjes në Durrës. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, prej momentit të shfaqjes së pamjeve në media, urdhëroi marrjen e të gjitha masave për zbardhur në mënyrë të plotë ngjarjen dhe ndëshkimin e të gjithë personave përgjegjës.

DEKLARATË PËR SHTYP

Postuar më: 04 Mars 2016
Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, Në vijim të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve - përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC),Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinis ju njofton se pas konsultimeve dhe rekomandimeve të deritanishme të zhvilluara me ekspertë vendas dhe të huaj, u vendosën kriteret për kandidatët, dokumentacionet mbështetëse dhe se periudha e nominimeve do të vazhdojë deri në datën 21 Mars 2016, ora 17.00. Nominimet e dorëzuara pas kësaj kohe do të konsiderohen të pavlefshme.

Punësimi. Puna e denjë, kryefjala e qeverisë shqiptare

Postuar më: 27 Janar 2016
Puna e denjë është kryefjala e qeverisë shqiptare për punësimin. Programi i qeverisë ka vënë në fokus punësimin dhe zhvillimin cilësor të punës të denjë, në përputhje me vizionin dhe direktivat e BE, strategjinë evropiane për punësim, si dhe kërkesave për integrimin evropian të Shqipërisë. Këtë tregon dhe niveli i fondeve të vëna në dispozicion për këtë program, të shumëfishuara, krahasuar me vetëm 2 vite më parë.

Impakti i holokaustit në brezat e ardhshëm

Postuar më: 27 Janar 2016
Dita e Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, e futur tashmë edhe në axhendën e ditëve përkujtimore të MMSR-së, kërkon që çdo komb anëtar i OKB-së të nderojë kujtimin e viktimave të holokaustit, duke na inkurajuar zhvillimin e programeve arsimore në lidhje me historinë e holokaustit, për të ndihmuar në parandalimin e akteve të genocidit në të ardhmen.
Pas informacionit të marrë në lidhje me lëndimin e disa punonjësve në një fabrikë për prodhimin e këpucëve në Fushë-Krujë Bubq, me(...) 31-05-2017