Video

#ShqipëriaSolidare Elbasan: “Sistemi dixhital i Ndihmës Ekonomike.”
10 Qershor 2014

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, prezantoi në Elbasan sistemin e modernizimit të Ndihmës Ekonomike, i cili po pilotohet edhe në dy qarqet e tjera të Shqipërisë, Tiranë dhe Durrës. Duke folur për skemën “Shqipëria Solidare”, z. Veliaj u shpreh se me projektin e mbështetur nga Banka Botërore fondi i Ndihmës Ekonomike do të administrohet më mirë.

“Vitin e kaluar vumë re se pagesat e personave me aftësi të kufizuar dhe ndihmë ekonomike nuk ishin paguar prej gjashtë muajsh. Në fakt, paratë ishin dhënë, por nuk i kishin marrë ata që ishin vërtet në nevojë, por të tjerë njerëz me kontribute politike. Skema dixhitale ‘Shqipëria Solidare’, i cili po aplikohet me sukses në Elbasan, shmang abuzimet duke qenë se kompjuteri është në gjendje të verifikojë nëse je vërtet në nevojë për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike”, nënvizoi ministri Veliaj.