Video

Ministri Veliaj prezanton skemën “Shqipëria Solidare” në Fushë Krujë
13 Maj 2014

#ShqiperiaSolidare quhet nga tani e tutje skema jonë e ndihmës ekonomike! Sepse nuk është lëmoshë e shtetit, por solidaritet mes qytetarësh që paguajnë taksa për ata që janë në nevojë. Në Shqipëri, kjo shumë është 40mln USD për 100mijë familje.

E nisëm nga Fushë-Kruja turin për dixhitalizimin e skemës së ndihmës ekonomike. Prej qershorit, skema #ShqiperiaSolidare ia jep ndihmën ekonomike vetëm grave, plus bonus për vaksinimin e shkollimin e fëmijëve.