Misioni

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka si mision garantimin e tё drejtave kushtetuese për mbrojtje dhe pёrfshirje sociale, arsim dhe formim profesional, punësim tё sigurtë e të denjë, sigurim shoqëror, pёrkujdesje sociale dhe shanse të barabarta, garantimin e pjesёmarrjes sё tё rinjve nё jetёn sociale dhe forcimin e bashkёpunimit me partnerët sociale, garantimin e  lirisë së besimit fetar, barazinë e bashkësive fetare, mbështet mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare.

Ministria e Mirëqёnies Sociale dhe Rinisë ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore në përputhje me legjislacionin përkatës:

  • zhvillimin e politikave shtetërore në fushën e punësimit, arsimit dhe formimit profesional;
  • zhvillimin e politikave shtetërore në fushën e emigracionit dhe imigracionit të punës;
  • zhvillimin e politikave në fushën e marrdhënieve të punës, inspektimit, sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • zhvillimin e politikave dhe monitorimin e politikave, legjislacionit, aktiviteteve që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore, si dhe procesin e koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore me vendet e tjera;
  • zhvillimin e politikave, qё synojnё mbrojtjen, promovimin, integrimin dhe pёrmirёsimin e vazhdueshёm tё mirёqenies sociale sё individёve, familjeve dhe komuniteteve nё nevojё;
  • zhvillimin e politikave pёr adresimin e çёshtjeve tё dhunёs me bazë gjinore, tё abuzimit ndaj fёmijёve, grave dhe grupeve tё tjera, barazinё gjinore, mbrojtjen e tё drejtave tё fëmijёve, mosdiskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual, aftёsisë sё kufizuar, etnicitetit dhe minoritetit;
  • zhvillimin e politikave dhe modeleve për ndihmën dhe shërbimet shoqërore alternative për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike;
  • hartimin dhe rishikimin e standarteve pёr shёrbime tё ndryshme shoqёrore dhe inspektimin e tyre pёr garantimin e njё shёrbimi cilёsor;
  • nxitjen dhe zhvillimin e dialogut social, në kuadrin e partneritetit, me qëllim harmonizimin e interesave të palëve për minimizimin e konflikteve sociale;
  • koordinimin dhe monitorimin e politikave ndërsektoriale të përfshirjes dhe mbrojtjes sociale që hartohen dhe zbatohen nё bashkёpunim me ministritë e linjës dhe institucione të tjera qendrore;
  • hartimin dhe zbatimin e politikave pёr mbështetjen e rinisë në tё gjitha fushat e veprimtarisё; 
  • garantimin e pjesёmarrjes sё tё rinjve nё jetёn sociale;
  • bashkërendon marrëdhëniet me komunitetet fetare, shoqatat, fondacionet fetare ose humanitare-fetare. Garanton  asnjanësinë  në çështjet e besimit, njeh barazinë e bashkësive fetare dhe respekton  pavarësinë e tyre. Punon për garantimin e lirisë së besimit e për  zhvillimin, bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare në Shqipëri.
“Vlerësimi i dinamikës së skemës NE si pasoje e ndikimit të formulës së pikëzimit, me fokus targetimin tek familjet e varfra, të(...) 20-03-2017