Alma SULSTAROVA LACI

Këshilltare e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Alma SULSTAROVA LACI

Znj. Sulstarova Laci Ka mbaruar studimet  për gjuhë angleze ne Universitetin e Tiranës dhe më pas ka kryer një Master në Shkenca Sociale si dhe një trajnim të gjatë post universitar në Angli, në Universitetin East Anglia, Norwich.

Vjen në këtë pozicion me një eksperiencë pune shumëvjeçare në pozicione menaxhuese në disa sektorë të rëndësishëm si: arsim, shërbime sociale, punësim dhe arsim profesional.

Ka filluar punën si arsimtare e gjuhës angleze për disa vite e më pas në vitin 1997 ka shërbyer në administratën publike, pikërisht në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale të asaj kohe në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë.

Nga viti 2000 e deri në 2010 ka punuar në organizata ndërkombëtare me projekte të ndryshme zhvillimi të Bankës Botërore,UNDP, USAID, projektet e IPA/EU zbatuar nga GOPA,  Swisscontact etj. me fokus ne zhvillimin dhe reformimin e sektorit social dhe arsimit profesional.

Nga viti 2011 e deri në fund të vitit  2016 ka qënë Kancelare në Universitetin POLIS. Për shkak të angazhimeve të saj profesionale është pjesë e rrjeteve lokale e rajonale të profesionistëve në fushën e shërbimeve sociale dhe arsimit profesional.