Dritan DANGO

Këshilltar i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Dritan DANGO

Dritan Dango lindi në Tiranë në 25 dhjetor 1984. Studimet e larta i ka përfunduar për gazetari dhe studimet e Masterit në Menaxhimin e Mjedisit.

Aktualisht mban pozicionin e Këshilltarit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ka punuar për disa vite si gazetar në median e shkruar, e më vonë, në Televizionin Publik Shqiptar (TVSH) e disa televizione private si TV Arbëria, TV Koha, Telesport, gazeta Shekulli, etj, fillimisht si redaktor e më vonë si kryeredaktor, veçanërisht për programet sportive. Me herët ka punuar si menaxher shitjesh në disa prej agjensive turistike me aktivitet të gjerë e të shtrire brenda e jashtë vendit. Fillimet e tij kanë qenë si koordinator projektesh me shoqërinë civile në fushën e debatit, shërbimeve komunitare, e mjedisit.

 

Këto eksperienca pune i kanë zhvilluar Dritanit me tej aftësitë interaktive e sociale me grupe e shtresa të ndryshme të popullsisë, sidomos ato në nevojë. Ato gjithashtu e kanë ndihmuar të kuptojë nevojat e këtyre grupeve, përcaktimin e prioriteteve si dhe ndjekjen me seriozitet e zgjidhjen e mundshme të problemeve  të tyre.

 

 Dritani është i apasionuar pas udhëtimeve dhe njohjes së vëndeve e kulturave të popujve të ndryshëm, por sidomos mbetet i apasionuar pas sportit.