Vjollca BRAHO

Zv. Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Vjollca BRAHO

Vjollca Braho lindi më 24 Shkurt 1965 në Tiranë.

Në vitin 1983 përfundoi   Shkollën e Mesme Ekonomike dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës , Fakultetin Ekonomin dega Financë. nivelin Master Shkencor në degën Financë – Kontabilitet.  Nga Shkurti i vitit 1993 deri në Nëntor të 1996, mbante postin e  Kryetares së Degës së Financës në Ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore Kulturore Sportive “ Hamit Shijaku “ në Tiranë. Prej Nëntorit të 1996 deri Shtator 2004, ushtroi funksionin e Specialistes në Departamentin Ekonomik, në Drejtorinë e Përgjithshme Albtelecom sh.a Nga Shtatori 2004 deri në Janar 2012 znj. Braho ushtroi detyrën e Kryetares së Degës së Kontabilitetit në Drejtorinë Ekonomike pranë Drejtorisë së Përgjithshme Albtelecom Sh.a.

 

Nga Janari 2012 deri në Dhjetor 2015, ushtroi funksionin e  Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë duke patur  edhe rolin e rëndësishëm të anëtares e grupit ndërinstitucional për hartimin e reformës së suksesshme të pensioneve në Shqipëri në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe për përgatitjen e ligjit të ri të pensioneve dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

 

Në Dhjetor të 2015, znj. Braho  u emërua Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pozicion i mbajtur deri në 24 Tetor të vitit 2016,  kur nisi detyrën e Zv. Ministres në Ministrinë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.  

 

Zonja Braho ka Master Shkencor në Financë dhe Kontabilitet e mban titullin Profesional “Ekspert Kontabël i regjistruar” dhe prej vitit 2004 është licensuar nga Ministria e Financave si Kontabël i Miratuar.

 

Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë trajnime, seminare dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit, si në Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara, Oman, Azerbajxhan, Lituani, Turqi, Ceki, Gjermani, Austri, Hungari, Suedi, etj.

 

Zonja Braho, gjithashtu ka ushtruar funksione të ndryshme si Këshilltare e jashtme për çështjet ekonomike e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Nga Marsi i 2005 e në vazhdim është  Anëtare e Bordit të Administrimit të Radio Televizionit Shqiptar, gjithashtu nga Janari i 2016 ka qenë Anëtare e Këshillit Administrativ të ISSH-së deri në Tetor të 2016. Nga Janari i 2012 deri në Dhjetor të 2015 ka qenë Anëtare e Këshillit Administrativ të ISKSH-së sot FSDKSH.

Nga Qershori i vitit 2015, zonja Braho mban postin edhe të Nënkryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës.