Institucionet në varësi

 

Misioni

Shërbimi Social Shtetëror ka për mision zbatimin e politikave, legjislacionin e ndihmes ekonomike, pageses per personat me aftesi te kufizuar dhe sherbimeve shoqerore ne te gjithe vendin. Kete mision e realizon nepermjet:

  1. Administrimit të Shërbimeve Shoqërore për individët në nivel kombëtar.
  2. Programimit dhe detajimit te fondeve te ndihmes ekonomike;
  3. Programimit dhe detajimit te fondeve te pageses per personat me aftesi te kufizuar;
  4. Programimit dhe detajimit te fondeve per sherbimet shoqerore;
  5. Kontrollit te zbatimit të legjislacionit dhe perdorimit të fondeve buxhetore per ndihmen ekonomike, pagesen e personave me aftesi te kufizuar dhe sherbimet e shoqerore.
  6. Administrimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar për aplikantët dhe përfituesit e ndihmës
    ekonomike, të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesit shoqëror;
  7. Monitorimit të standardeve të shërbimeve sociale në nivel kombëtar".

Per realizimin e misionit te saj, SHSSH bashkepunon me strukturat e pushtetit vendor, shoqerine civile, komunitetin, shoqatat e perfituesve dhe biznesin me synimin e plotesimit te nevojave sociale dhe permiresimin e cilesise se jeteses te personave, familjeve ne nevoje dhe grupeve vulnerabel te shoqerise.

Misioni

Shërbimi Kombëtar i Punësimit është nje sherbim publik, autonom, me statusin e nje administrate shtetërore qëndrore. Ai është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e tij, bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 7995 datë 20.09.1995 "Për nxitjen e punësimit", ndryshuar.

Strukturat kryesore dhe kompetencat e tij rregullohen me Statutin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit te aprovuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 17.01.1998 "Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit", ndryshuar me VKM nr.263 dt.25.05.2000,ndryshuar me VKM nr. 17 date 10.01.2003.

Qëllimi i ligjit ne lidhje me punesimin ,formimin e kualifikimin profesional,sherbimin kombetar te punesimit dhe fondin e punesimit eshte ndjekja e politikave active te pergjithshme per te mbeshtetur punesimin e plote, produktiv dhe te zgjedhur lirisht.

Shteti krijon dhe zhvillon zyrat e punesimit qe veprojne nen kontrrollin e nje autoriteti qendror , per te permbushur te drejten e gjithe shtetasve rezidente ne Shqiperi , per punesim fitimprures ,per te marre keshillim dhe kualifikim professional per cdo punesim te tille dhe per te marre mbeshtetje me te ardhura.

Percaktimi

Termi "Zyra perkatese e punesimit" eshte :
a) zyra shteterore e punesimit , e cila kryen veprimtari ne zonen e vendbanimit te perhershem te personit,qe pretendon te perfitoje nje vend pune, sherbime punesimi , formim profesional apo mbeshtetje me te ardhura. 
b) Zyra shteterore e punesimit , e cila kryen veprimtari ne zonen ku punedhenesi ushtron veprimtarine e tij.

Detyrat e SHKP përfshijnë

  • Shërbime të ndërmjetësimit në punë për të papunët që kërkojnë punë, të punësuarit që kërkojnë të ndryshojnë punë, personat me paaftësi të ndryshme dhe punëdhënësit;
  • Shërbime të këshillimit profesional dhe të aftësimit për punësim a vetëpunësim për punëkërkuesit;
  • Shërbim e pagesës së punësisë për individët që e përfitojnë atë;
  • Financim te punëdhënësve që krijojnë vende të reja pune ose që punësojnë të rinj të sapodiplomuar;
  • Bashkëpunimin me pushtetin lokal për organizimin e punëve publike duke përfshire në to të papunë që kërkojnë punë;
  • Nxitjen e punëdhënësve që punësojnë persona me paaftësi;
  • Formimin dhe rifomimin profesional për punëkërkuesit dhe për të rinjtë në intervalin ndërmjet shkollës së mesme dhe të lartë;
  • Kreditimin e punëdhënësve që ofrojnë trajnim dhe ritrajnim për të punësuarit e tyre;
  • Mbështetjen financiare të të papunëve që pranojnë të ndjekin kurset e trajnimit që u ofrohen;
  • Zbatimin dhe administrimin e programeve dhe projekteve që ngarkohen me akte të posaçme ligjore dhe nënligjore;
  • Zbatimin e marrëveshjeve a pjesëve të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat ngarkohet;
  • Shërbimet kundrejt pagesës dhe dhënies me qera të mjeteve që zotëron, individëve ose organizmave që kryejnë veprimtari të ngjashme apo bashkëpunojnë me SHKP;
  • Investimin e fondit rezervë për përfitimin e të ardhurave për fondin kombëtar të punësimit;
  • Grumbullimin, rregjistrimin, raportimin dhe përdorimin e informacionit për fuqinë punëtore në tërësi, papunësinë, veprimtaritë dhe ndërmarrjet punëdhënëse, individët ose grupet që kërkojnë shërbime;
  • Kryerja e studimeve të autorizuara të tregut të punës.
  • Kjo rregullore do kete Aneksin nr. 1 qe permban strukturen e Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit Kombetar te Punesimit.

Misioni

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është organ i specializuar i pushtetit ekzekutiv për mbrojtjen dhe zbatimin e përpiktë të legjislacionit të punës në fushën e mardhënieve të punës dhe të mbrojtjes sociale.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është strukturë e ekzekutivit , organ i specializuar i Ministrisë së  Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që ka për mision zbatimim e përpiktë e nga të gjithë, të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e mardhënieve të punës dhe çështjeve sociale është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave si strukturë e Ministrisë së Punës , ndërsa inspektorët rajonale ishin  të atashuar pranë zyrave të punësimit.

 

Nisur nga disa lajme të publikuara sot në disa media, sqarojmë se informacioni i dhënë nuk është i vërtetë. 19-07-2017