Postuar më: 26 Tetor 2016

NJOFTIM

 

                  

Në zbatim të ligjit Nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Social në Republikën e Shqipërisë”, është ngritur Komisioni i Përkohshëm i Urdhrit të Punonjësve Social. Ky komision do të bëjë të mundur regjistrimin e anëtarëve të Urdhrit, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 8, të ligjit Nr. 163/2014.

Ftohen të gjithë punonjësit social, të fillojnë procedurat e regjistrimit si anëtarë të Urdhrit të Punojësve Social, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.Të interesuarit duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kati parë, ora 12:00-16:00 nga data 26 Tetor-30 Nëntor 2016, për të dorëzuar dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kopje e diplomës së punonjësit social, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. (Kërkesa minimale për formimin dhe kualifikimet profesionale për punonjësit socialë është që të zotërojnë një diplomë në fushën e punës sociale brenda ose jashtë vendit)

 

  1. Certifikata e gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)

 

  1. Deklaratë personale

 

  1. Kopje e kartës së identitetit

 

Për shtetasit e huaj të cilët duan të ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë:

 

  1. Shtetasit e huaj, për ushtrimin e profesionit të punonjësit social në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të anëtarësohen paraprakisht në Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë

       a. njohjen e diplomës dhe çertifikatave të specializimeve të kryera prej tij;

 

  1. një rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Social.

 

  1. lejen e qëndrimit dhe të punës në Republikën e Shqipërisë;

 

  1. certifikatën e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga Urdhri/Dhoma apo Shoqata e Punonjësve Socialë të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e ushtron profesionin dhe se nuk ka marrë masa ndëshkimore;

 

Për informacion më të detajuar, nga datat 26 tetor – 25 Nëntor 2016  mund të na shkruani në adresën e email-it punonjesitsocial@gmail.com  si  dhe mund të drejtoheni pranë;

 

Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti Tiranë;

 

Departamentit të Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit- Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan;

 

Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksander Moisiu”, Kampusi i ri Spitallë, Durrës;

 

Departamentit të Psikologjisë dhe Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit- Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.