Postuar më: 04 Korrik 2014

Studimi Bazë i Ofruesve Publik të AFP-së në Shqipëri

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für 
Internationale Zusammenarbeit GmbH dhe European Training Foundation, ka qënë forca shtytëse 
në këtë studim. Megjithatë, studimi nuk do të ishte i mundur pa asistencën teknikedhe ndihmën e 
shumë individëve, stafit dhe institucionevepublike ofruesve të AFP-së. Ne do të donim të zgjeronim 
falenderimet tona më të sinqerta për ato të gjithë. 


Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Zv. Ministren Znj. Gentjana Sula dhe stafin e 
saj në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për fillimin e këtij studimi dhe mbështetjen e tyre në 
këtë përpjekje për të sjellë sistemin e AFP-së në Shqipëri më afër nevojave të tregut të punës. 


Ne i jemi shumë mirënjohës të gjithë stafit drejtues të ofruesve të AFP-së për përkushtimin e tyre dhe 
komunikimin e vazhdueshëm, si dhe për ofrimin e informacioneve të nevojshme në lidhje me studimin 
dhe gjithashtu për mbështetjen e tyre në përfundimin e projektit. 


Falenderimet dhe vlerësimet tona shkojnë gjithashtu për kolegët tanë në projekte të tjera të zhvillimit 
(DACH+ ekspertët e AFP) për bashkëpunimin e mirë, nxitjen dhe kontributet që na ndihmuan në 
përfundimin e këtij studimi. 


Ne do të donim të falenderonim të gjithë anëtarët e ekipit për seriozitetin dhe përkushtimin e tyre. Një 
falenderim dhe vlerësim i veçantë shkon për drejtuesin ndërkombëtar të ekipit Z. Werner Heitmann. 

 

Dokumentet e bashkangjitur