Postuar më: 12 Shkurt 2014

Raporti i monitorimit për vitin 2013

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në aktivitetin e saj për vitin 2013 është mbështetur në Misionin e saj, si dhe në :

  • Sistemin e Planifikimit të Integruar;
  • Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Social Ekonomik;
  • Kuadrin Makroekonomik;
  • Misionin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë;
  • Objektivat dhe zhvillimin e Politikave Sociale
  • Strategjinë sektoriale për Mbrojtjen Sociale
  • Punësimin dhe Sigurimet Shoqërore
  • Programet e zhvillimit

MMSR synoi zhvillimin e këtyre prioriteteve :

  • Zhvillimin Institucional,
  • Zhvillimin e Tregut të Punës,
  • Ndërhyrjet afatshkurtëra dhe afatmesme në tregun e punës për zbutjen e papunësisë,
  • Përsosjen e menaxhimit të programeve të rrjetit të shërbimeve sociale.
  • Fuqizimin e skemës së Sigurimeve Shoqërore,
  • Zhvillimin e shërbimeve sociale në komunitet dhe ngritjen e  shërbimeve komunitare alternative,
  • Uljen e nivelit të varfërisë,
  • Integrimin gjinor,
  • Inspektimin në Punë.

Objektivat e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për vitin  2013 konsistuan në:

  1. Garantimin e mbulimit sa më të plotë të popullsisë së vendit me elemente të sigurimeve shoqërore të detyrueshme
  2. Zbatimin e programeve aktive për integrimin e të varfërve në jetën social-ekonomike
  3. Mbulimin me ndihmë ekonomike të familjeve të varfëra
  4. Plotësimin e tipologjisë së shërbimeve sociale
  5. Sigurimin e një tregu pune efiçent
  6. Sigurimin e një rrjeti të aftë dhe efektiv të mbrojtjes sociale
  7. Zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të punësimit
  8. Inspektimin ne punë
  9. Nxitjen e barazisë gjinore

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për vitin 2013, ka administruar dhe menaxhuar fondet buxhetore, sipas shtatë programeve të miratuara, e konkretisht:

  1. Planifikim, Menaxhim dhe Administrim.
  2. Sigurimi Shoqëror
  3. Mbrojtja Sociale
  4. Tregu i Punës
  5. Inspektimi në Punë
  6. Shanset e Barabarta
  7. Programi per rininë

Buxheti për vitin 2013, i planifikuar për këto 7 programe, është realizuar në masën 100 %  siç duket edhe nga tabela e mëposhtme.                                                                                                 

Nr

Emri i programit

Buxheti viti  2013 (mln lekë)

Struktura

Ne %

Fakti viti  2013 në milion lekë  në % ndaj Strukurës së  buxhetit                                      

1

Planif menaxh, administrimi

150

0,24

150

0,24

0,24

2

Sigurimi shoqëror

37.727

59,63

37,727

60,17

59,63

3

Mbrojtja sociale

23.647

37,38

23,296

37,15

37,38

4

Tregu i punës

1,442

2,28

1,359

2,17

2,28

5

Inspektimi në punë

159

0,25

153

0,24

0,25

6

Shanset e barabarta

139

0,22

19

0,03

0,22

7

Programi për rininë

3

0.004

-

 

0.004

 

Totali

63,267

100

62,704

100

100

Struktura e shpenzimeve të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për çdo program, sipas PBA-së së buxhetit për  vitin 2013 dhe realizimit faktik jepet në tabelën e mëposhtme:

Nr

Emri i programit

Struktura     e Shpenzimeve     sipas PBA-së

    Viti  2013 

Struktura e Shpenzimeve sipas Buxhetit    

Viti  2013

Struktura e Shpenzimeve

Viti 2013

1

Planif menaxh, administrimi

0.25

0,24

0,24

2

Sigurimi shoqëror

62.91

59,63

60,17

3

Mbrojtja sociale

33.88

37,38

37,15

4

Tregu i punës

2.65

2,28

2,17

5

Inspektimi në punë

0.27

0,25

0,24

6

Shanset e barabarta

0.04

0,22

0,03

7

Programi për rininë

-

0.004

-

 

Totali

100

100

100

  • INVESTIMET

Në vitin 2013, zëri Investime paraqitet me një realizim në vleren prej 190 milion leke, nga të cilat ;

1. Investimet me financim të  Brëndshëm, janë realizuar në vlerën 178 milion lekë. Gjatë vitit 2013 kanë përfunduar objektet si më poshtë

  • Objekti “Rikonstruksion i aparatit të Ministrisë” në vlerën 11.971.104 lekë me një realizim në masën 100%
  • Objekti “Rikonstruksion QFP Gjirokastër” ne vlerën 5.918.700 lekë me një realizim në masën 100%.
  • Objekti “Rikonstruksion Shtëpia e të Moshuarve Tiranë” ne vlerën 29.943.000 lekë me një realizim ne masën 100%.
  • Objekti “Rikonstruksion Qëndra Polivalente Poliçan” në vlerën 17.025.186 lekë me një realizim ne masën 98%.
  • Objekti “Krijimi i regjistrit elektronik” në vlerën 80.736.312 lekë me një realizim në masën 76%. Ky mosrealizim është për faktin e mosmbylljes së integrimeve me sistemet e tjera të institucioneve jashtë Ministrisë si dhe diferencë në tenderim.
  • Kosto Lokale (kontributi i qeverisë shqiptare ne projektin IPA) në vlerën 23.829.516 lekë.
  • Kosto Lokale UNDP ne vlerën 6.000.000 lekë.
  • Ndërsa objekti “Rikonstruksion i ambjenteve për Romët, në Vaqarr” nuk është realizuar pasi po rishikohet projekti i këtij objekti, në menyrë qe të permbushë dhe të jetë në zbatim të objektivave dhe strategjisë së MMSR.
  1. Për, Investimet me Financim të huaj është shpenzuar vlera prej 12 milion leke, nga të cilat;
  • Për projektin “ Mbështetja në përfshirjen sociale të komunitetit Rom dhe Egjyptian” është shpenzuar vlera prej 541 mije lekë.
  • Për projektin “ Modernizimi i Asistencës Sociale” është shpenzuar vlera prej 11.474.000 lekë.

Programi “Planifikim, Menaxhim, Administrim”.

Realizimi i shpenzimeve për vitin 2013 për këtë program, që përfaqëson rreth 0.24 përqind të totalit të buxhetit të kësaj ministrie, krahasuar me planin e vjetor, rezulton si më poshtë:

Produkti

Buxheti Viti 2013

(mln lekë)

Realizimi  Viti 2013

Në mln lekë

Ne %

Statusi i produktit

Raporte financiare e buxhetore statistikore

13

13

100

Plotësisht

Mirëmbajtja e godinës dhe pajisjeve të aparatit të MMSR

24,2

24,1

100

Plotësisht

Shpenzime  të funksionimit të stafit drejtues të MMSR

12,1

12,1

100

Plotësisht

Dokumentacioni i hartuar të rekrutimit, trajnimit dhe vlerësimit të stafit të MMSR

13,1

13,1

100

Plotësisht

Raporte auditimi

13

13

100

Plotësisht

Përmirësimi i infrastruktures të IT

6,8

6,8

100

Plotësisht

Përmirësimi i sistemeve të IT

13,7

13,6

99

Plotësisht

Hartimi, permiresimi dhe miratimi I projekt-akteve dhe akteve ligjore dhe nënligjore.

13,6

13,5

99

Plotësisht

Raporte progrese per MIE dhe raporte mujore te zhvilluara me KE

14,7

14,7

100

Plotësisht

Dokumenta strategjike, operacional dhe dokumentacioni I maredhenieve me jashte dhe projekteve.

12,8

12,8

100

Plotësisht

Raporte mbi zbatimin  dhe monitorimin e projekteve  IPA

13

12.8

98

Pjeserisht

TOTALI

150

149,7

100

 

Siç shikohet edhe nga tabela e mësipërme, pothuajse të gjitha produktet e përfshira në këtë program janë realizuar plotësisht. Për vitin 2013, janë hartuar 25 akte të reja ligjore dhe nën ligjore sipas parashikimeve, është siguruar dokumentacioni për rekrutimin e 300 drejtuesve të rinj si dhe është bërë trajnimi i tyre, janë nxjerrë 85 raporte mujore nga takimet me KE nga 120 të planifikuara për vitin 2013, për Raport progresin e MIE si dhe janë përgatitur 36 raporte nga 36 të parashikuara për auditimin për vitin 2013.

Programi “Sigurimi Shoqëror”

               Realizimi i shpenzimeve për vitin 2013 për këtë program, që  përfaqëson rreth 59,63 përqind sipas zërave kryesor, krahasuar me planin vjetor, rezulton si më poshtë:

 

Produkti

Buxheti Viti 2013

(mln leke)

Realizimi  viti  2013

 

Në milionë lekë

Në %

Statusi i realizimit

Sigurime suplementare e trajtime te vecanta

2,438

2,438

100

Plotësisht

Transferta tek buxhetet familjare te fondeve per kompensimin e cmimeve per statusin e veteranit,invalidet e luftes dhe te punes.

9,507

9,507

100

Plotësisht

Transferta tek buxhetet familjare nga sigurimi i detyrueshem

25,782

25,782

100

Plotësisht

TOTALI

37,727

37,727

100

 

Në lidhje me produktet e këtij programi konstatohet se niveli i realizimit të tyre si në vlerë edhe në sasi është në nivelin e planifikimit.

Programi “Mbrojtja Sociale”

Realizimi i shpenzimeve për  vitin  2013  për këtë program, që  përfaqëson rreth 37,38 përqind të totalit të buxhetit të kësaj ministrie, sipas zërave kryesor, krahasuar me planin vjetor. 

 

Produkti

Buxheti viti 2013 

(mln lekë)

Realizimi  viti 2013 

 

Në milionë lekë

Në %

Statusi i realizimit

Familje përfituese të Ndihmës Ekonomike

3,843

3,843

100

Plotësisht

Individë të verbër përfitues nga programi i AK

5,815

5,815

100

Plotësisht

Individë paraplegjik dhe tetraplegjik që përfitojnë 

nga programi i AK

4,240

 

4,240

 

100

Plotësisht

Invalidët e Punës përfitues nga programi i AK

5,412

5,412

100

Plotësisht

Personat me aftësi të kufizuara mendore, fizike përfitues nga programi i AK

91

91

100

Plotësisht

Ngritja e një sistemi të informatizuar

92

64

70

Pjesërisht

Të përndjekurit Politik

3,000

2,991

99.7

Plotësisht

Fëmijë që përfitojnë shërbime në institucionet e përkujdesit

252

247

98

Plotësisht

Të moshuar të trajtuar me shërbime të përkujdesit

160

153

96

Plotësisht

Persona me Aftësi të Kufizuar që përfitojnë shërbime të përkujdesit

170

167

98

Plotësisht

Gra dhe vajza me rrezik trafikimi të trajtuar me shërbime rezidenciale publike .

126

123

97

Plotësisht

Gra dhe vajza të dhunuara që marin shërbime rezidenciale

103

98

95

Plotësisht

Inspektime të legjislacionit të programeve të Mbrojtjes Sociale

35

34

 

97

Plotësisht

Ngritja dhe mirëmbajtja e Qendrës së Romëve

7,5

7,5

100

Plotësisht

Totali

23,347

23,285

99.7

 

Për vitin 2013, për pagesën e personave me aftësi të kufizuar është shpenzuar fondi prej 15,558,346 mijë lekë në të cilën janë trajtuar 126,089 persona, nga 159.120 persona të planifikuar nga ana jonë, në PBA 2013-2015.

Për periudhën Janar – Dhjetor 2013, numri i familjeve që kanë përfituar pagesën e ndihmës ekonomike rezulton  106,304  familje me një fond prej 3,842,854 mijë lekë.

Në vitin 2013, janë kryer, 200 inspektime të legjislacionit të programeve të Mbrojtjes Sociale, janë trajtuar 308 femije qe perfitojne sherbime ne institucionet e perkujdesit, 354 te moshuar te trajtuar me sherbime te perkujdesit, 299  persona me AK që përfitojnë shërbime rezidenciale publike, janë trajtuar me shërbime të përkujdesit 15 gra të trafikuara dhe 25 gra dhe vajza te dhunuara.

Programi  “Tregu i Punës”

Realizimi i shpenzimeve për  vitin 2013 për  këtë program, që  përfaqëson rreth 2,28 përqind të totalit të buxhetit të kësaj ministrie,  krahasuar me planin vjetor, rezulton si më poshtë:

Produkti

Buxheti Viti 2013 

 (mln lekë)

Realizimi  Viti  2013 

Në milionë lekë

Në %

Statusi i realizimit

Të ndërmjetësuarit

340

320.3

94

Pjesërisht

Të punësuar/trajnuar nga programet e nxitjes së punësimit

93.2

87.9

94

Pjesërisht

Të trajnuar me Çertifikatë

114.1

107.5

94

Pjesërisht

Persona të trajtuar me pagesë papunësie

895.1

843.2

94

Pjesërisht

TOTALI

1,442.4

1,358.9

94

 

Realizimi i këtij programi është në masën 94 %.

  • Për periudhën Janar – Dhjetor 2013 janë pajisur me çertifikatë 8,884 persona të trajnuar.
  • Janë ofruar ndërmjetësime për 10,804 punëkërkues të papunë nga 13.000 punëkërkues të papunë të planifikuar për gjithë vitin.
  • Në programet e nxitjes së punësimit janë punësuar 844 punëkërkues të papunë
  • Jane trajtuar me pagese papunesie 7.361 persona, nga 10.000 persona te planifikuar.

Programi “ Inspektimi në Punë”

Realizimi i shpenzimeve për  vitin 2013 për këtë program, që përfaqëson rreth 0.25 përqind të totalit të buxhetit të kësaj ministrie,  krahasuar me planin vjetor, rezulton si më poshtë:

Në këtë program janë parashikuar 4 produkte, ecuria e të cilave jepet nga tabela bashkëngjitur.

Produkti

Buxheti Viti 2013 

(mln lekë )

Realizimi  Viti  2013 

Në milionë lekë

Në %

Statusi i realizimit

Numri i zyrave  rajonale të përmirësuara në infrastukturë

6

-

-

Aspak

Numri i inspektimeve te kryera

151

151

100

Plotësisht

Numër fushatash sensibilizuese

0,895

0,895

100

Plotësisht

Numri i trajnimeve

0,76

0,76

100

Plotësisht

TOTALI

158.7

152.6

96

 

Në lidhje me produktet e parashikuara në këtë program veçojmë:

•     Janë kryer 14,500 inspektime

•     Jane zhvilluar 38 trajnime për formimin e vazhdueshëm për inspektor e kontrollor pune.

Programi “ Shanset e Barabarta”

Në këtë program janë parashikuar 10 produkte, ecuria e të cilëve për periudhën  Janar- Dhjetor 2013, jepet nga tabela e mëposhtme.

Produkti

Buxheti Viti 2013 

 (mln lekë)

Realizimi  Viti 2013 

Në milionë lekë

Në %

Statusi i realizimit

Raport Monitorimi i Strategjisë për barazinë gjinore dhe dhunës në familje

2.304

1.634

71

Pjesërisht

Fushatë kombëtare sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese

8.855

6.279

71

Pjesërisht

Seminare dhe botime per sensibilizimin e komunitetit

2.345

1.663

71

Pjesërisht

Linja 24 orëshe

2.380

1.688

71

Pjesërisht

Mekanizmat ligjore dhe  institucionale

2.368

1.679

71

Pjesërisht

Raport Monitorimi i Dekadës dhe përfshirjes së Romëve

2.273

1.612

71

Pjesërisht

Raport vlerësues i Strategjisë Kombëtare për PAK

3.691

2.618

71

Pjesërisht

Raport Monitorimi i Strategjisë së përfshirjes Sociale

0.412

0.292

71

Pjesërisht

Raport Monitorimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për fëmijët.

2.272

 

1.611

71

Pjesërisht

TOTALI

26.9

19.075

71

 

Realizimi i këtij programi është në masën 71  %, pasi nuk është përfshirë financimi i huaj.

Financimi i huaj eshte realizuar ne masen 541 mijë leke nga 112,350 mije leke. Theksojmë që ky program shumicën e produkteve i realizojnë donatorët, si UNDP, UNIFEM etj.  

                                                                                            Itena Ndroqi

                                  Sekretare e Përgjithshme